E kujt është Kosova?

Opinione

E kujt është Kosova?

Nga: Ismail Gashi Sllovia Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 09:27
Ismail Gashi Sllovia

Eshtë tokë e jona

Të parët na e kanë lanë

Kush të mos na e preki

Se vdesim te tanë

 V.P. Shkodrani

Nëse askush nuk e dijë, shekujt dëshmojnë se, në këtë tokë arbërore jetojnë arbërorët, shqiptarët, një popull ndër më të vjetrit në Evropë.

Këtu jetojnë shqiptarët prej kur jeton njeriu dhe prej kur dëshmon historia. Këtë e dëshmon toka dhe qielli, e dëshmon hëna dhe dielli. Këtë e dëshmojnë malet e kodrat, lumejtë e liqejtë, Po kështu, dëshmojnë fushat e kullosat. Kështu dëshmon mendja e dituria. Kështu dëshmojnë të tjerët për ne, dhe ne për vetëvehtën. Këtu vërtetë natyrshëm jemi para Krishtit e Muhamedit. Këtu ngelin,  të vetmit që nuk pranojnë madhshtinë e së vëtetës, janë vetëm sërbosllavët dhe morali I tyre I stëkequr politik e kombëtare, të cilët me qindar herë gënjejnë, për të gënjyer, sipas tyre se, gënjeshtra shumëherë e përseritur bëhet e vërtetë.  Kjo shëmti fëqinjësore na obligon që, me të vërtetën të qenmen dhe realën, vetëm ta përserisim edhe një herë, që të tillën e njohim gjithmonë, jo për të demantuar gënjeshtrën antishqiptare, por për t’i bindur se, gënjeshtra sërbosllave, as këtu as gjëkundi, për kundër dhunës, forcës, vetëbindjes dhe vetëkënaqësisë, kurrë nuk mund të qet bimë të shëndosh, e as të merr udhë të mirë.

  Me këtë letër i drejtohemi Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Punëtorëve shkencor të Institutit Albanologjik, Institutit të Historisë,,Kuadrit shkencor msimor të Universitetit të Kosovës dhe mbarë intelegjencës krijuese shqiptare që, përkundër vështërsive material, kushteve të okupimit, pengimit dhe ndjekjes policore sërbe. Edhe njëherë t’i kundërvihen me kompetencë mbrojtjes së vlerave material e shpirtërore kombëtare, qenies dhe realitetit  fizike të trojeve dhe qenies biologjike të shqiptarëve të sulmuara e të rrezikuara nga shofenistët  serbijan.Pas kursyer asgjë  nga primitivizmi dhe arrogaca vandaliste dhe jo civilizuese, kaherë e njohur për ne  dhe të tjerët rreth nesh. Për këtë kundërvënie, kemi qenë të gatshëm gjithmonë, e për një veprim të tillë jemi të gatshëm përherë edhe tash. E drejta dhe e vërteta, ka qenë dhe është në anën tonë, në popullin tonë e në tokën tonë. Jemi këtu sa jemi, jemi këtu që kur jemi, se jemi në tokën  tonë dhe do të mbesim  këtu! Këtë duhet ndoshta t’ua përserisimë edhe tash, jo për të dëshmuar, por vetëm për të bindur ate që nuk e ka bindjen e lehtë, apo nuk dëshiron të bindet.Pra, jemi të detyruar t’ua përkujtojmë për hirë të njerëzores, aq herë, sa herë ata harrojnë. Se, kjo tokë është e jona, të  parët na e kanë lënë, e për te jemi të gatshëm, të vdesim te tanë.

Në këtë kohë e situatë, siç është krijuar tash, poteciali ynë shkencor, ka obligim kombëtar të përgatit një përgjegje të fort e të madh për Kosovën dhe shqiptarët, me të cilën do  t’u përgjigjet sulmeve të thëna e të shkruar nga shofenistët antishqiptar sërbijan, të thëna e të shkruara nga opiniaoni, politika, kisha ortodokse dhe shkenca sërbe. Publicistika dhe politika e tyre fërfëllojnë e trombetojnë kudo e kurdo, se Kosova, është djepi I sërbisë,  është krahinë jugore e sërbisë se, dhe emërtojnë me tendeca kishtare serbe, Kosova e Metohia,madje edhe me emërtim surragati Kosmet, e gjithfarë konotacionesh të pakuptimëta e me tendenca pezhurative.

Kosova,thonë shofenistët sërbë, është djepi i sërbisë. Po si mund të ketë djep baronja, çka i duhet djepi barkthatës, shterrpës. Baronja nuk ka nevojë për djep, apo mund të këtë nevojë vetëm shpirtërore. Por, jo edhe mundësi materializimi, ajo mund të lëkund-përkund djepin, por vetëm me fëmijë të huaj, në këtë rast me fëmijë shqiptarë. Kjo tokë nuk rritë farë tjetër, e as ata që vijnë, siç del  bima e  egër në kopshte. Bimën tonë të shëndosh, kot e kot e dëmtojnë e rrallojnë, ajo përtritet e shtohet, jemi farë që e vret në këtë kodër, qet krye  në kodrën tjetër, shumfishohet e përtritet gjithmonë. Baronë e mjera baronjë! Djepin mund ta lëmosh  e ta përkundësh, por kurrë edhe ta kesh me foshnje.

Kosova është zemër sërbe! Trumbetojnë me inat sërbomdhenjët. Kështu, kanë shpifur, inskenuar me makinacione e skenar që me kohë. Kështu, veprojnë edhe sot, kur nga 15%  kanë rënë në 8%. Do ti pyesnim! Ku mund të  përballon  zemra sërbe me gjakun shqiptar? Apo, ç’të duhet ajo zemër pa gjak? Për gjakun shqiptar duhet edhe zemër tjetër, zemër shqiptare! Apo, si mund të ketë zemër serbe në trup shqiptarë?! Apo Si trup me siguri do ta shporrte për pjesë të sëmuar të vedin zemrën  e tillë, për mish të huaj në trup të shëndosh. Kjo nuk ka mundësi anatomike, fiziologjike e as mundësi shkencore e natyrore. Madje, as  fuqi të mbinatyrshme të bashkëjetojë e sëmuara dhe e shëndosha, e liga me të mirën. Sepse, gjërat kontradiktore nuk mund të zgjasin shumë kundërveprimin, pa mbifitim njera mbi tjetrën, për ta përfunduar luftën.

  Apo Kosova është tokë sërbe! Si pohon goja e politikës sërbijane kohëve të fundit! Tokë sërbe pa banorë sërbë. Mundohen t’i  qesin shqiptarët të ardhur! Madje të ardhur shumë vonë, diku kah shekulli 17-të, e bile zyrtari-zuzari jugosllav Llonqar, që përfaqëson shtetin e nuk e njeh popullin e tij, thot: Se shqiptarët erdhën në shekullin 19-të, Sërbët ndoshta në Kosovë mund ta kenë sjellur në strajca nga Karpatet. Madje, gjithë këtë tokë pjellore, sërbet kaq të pakët 5-15% të popullatës së sajë. Kosova mund të jëtë tokë sërbe, nëse vlen ligji në këtë tokë të një populli që nuk e mban as nuk e ka mbajtur atë popull kurrë. Dardania-Kosova, është e Dardanëve-shqiptarëve. Sërbët kanë shkelu këtu, fatkeqësisht më, 1005, dhe kanë ngelur edhe aq sa janë duke u zvogëluar. Këtë propogadë primitive të egër e të pakulturuar, nuk  guxojmë ta lejojmë edhe tutje. Këte e kemi obligim ta kundërshtojmë me argumete, jo vetëm me fjalë e shkrime rasti, artikuj apo diskutime, por ta organizojë përmes fjalës së madhe dhe faktimit  shkencor, ashtu siç është shkruar e vërtetuar, qe sa kohë. Të përgatisim projekte, simpoziume,  botime e monografi të veçanta dhe të dendura me faktografi. Ta themi shpluet e shtruet; Kush jemi, nga jemi e si flasim?! E kemi thënë këte, por ta themi  prapë. Nga jemi e si flasim?! Duhet t’ua qesim para hundëve dhe opinionin shkencor vendor e ndërkombëtar edhe njëherë. Këte duhet ta bëjnë historianët, gjuhëtarët, etnogarfët. arkeologët dhe gjithdia shpirtërore e material shqiptare, dhe jo vetëm shqiptare, ashtu siç është thënë e shkruar edhe përpara për ne e rreth nesh, për gjuhën tonë, e tokën tonë. Por, duhet thënë edhe ate se, kush janë sërbët? dhe në çfarë niveli civilizimi kur kanë ardhur në këto hapësira shqiptare, si kanë ardhur?! Kend e kanë gjatur? çka vepruan kur erdhën, në ç’ nivel  ishin kur erdhën?! Kend e gjetën kur erdhë?Dhe në ç’nivel i gjetën ata në këto troje? Duhet t’ju tregojmë, siç edhe ju kemi treguar edhe më parë se, edhe ne dijmë, madje më herët se këta, apo siç pat thënë Princ Vidi, “kur shqiptarët, kishin perandori dhe gruan perandore, Mbretëreshë Teutën, ju ushqeheshit me fruta të gatshme natyre, ndoshta ende nuk ecnit vertikalisht”, edhe ne njohim historinë, madje jo vetëm historinë tonë…! Andaj, duhet t’I qesim në kanar gjërat, që t’i masim sa vijnë, le të vijnë…!

  I shkruar më, 20 prill 1991.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat