Demokracia e SHBA-ve, ngulfati djallëzinë e përmirësuar të Serbosllavisë

Opinione

Demokracia e SHBA-ve, ngulfati djallëzinë e përmirësuar të Serbosllavisë

Nga: Hamdi Rafuna Më: 9 janar 2024 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme kanë rrënjë të ndryshme, dinamika të ndryshme, por nuk janë pa ngjajshmëri.

Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë është i paligjshëm sikur që do të ishte një robërim i Palestinës nga ana e Izraelit.

Pra, vendet e Perëndimit të cilat përkrahin SHBA-të janë në anën e Ukrainës, por edhe në anën e Izraelit. Kremlini haptas dëshiron të përbijë Ukrainën, kurse disa vende të Lindjes së Mesme aspirojnë me të madhe që të zhdukin Izraelin nga faqja e dheut!

Një gjakim me vdekje për një ndryshim të rendit global botëror vjenë nga Rusia, Kina dhe të gjithë satelitët e tyre! Këta nuk qajnë kokën fare për demokracinë
e popujve të vetë, sepse janë të verbuar nga egoizmi i autokracisë  mesjetare, dhe pa fije turpi t’bardhën e quajnë të zezë dhe anasjelltas!

Por, kur vendet perëndimore pretendojnë se duan rend botëror të bazuar në rregulla, liri dhe standardeve për njerëzit e tanë kësaj toke, politika fashiste ruso-serbe  kthehet mbrapa në vitin 1999, atëherë kur u mbeti në fyt “tapia për të çfaros një popull të tanë”!

Nuk është e rastit pse Serbia e Vuçiqit ende vajton për aspiratën e strategjisë së kamufluar drejtë Botës Serbe.

Këto qëllime të vjetra të botës serbe në Ballkan, ishin dhe janë një inspirim, frymëzim dhe enciklopedi fashizoide për Rusinë e Putinit!

Fatmirësisht, demokracia botërore e kuptoj djallëzinë e përimtësuar të Serbosllavisë ndaj  Kosovës dhe bëri përjashtimin e famshëm nga normat e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në shenjë hakmarrjeje, dhe pa të drejtë morale dhe njerëzore, shfrytëzohet i njëjti Këshilli i Sigurimit të OKB-së, për të ndjek vija ndarëse gjeopolitike, thotë Sverre Lodgaart!

Pozicioni i Kinës për konfliktin në Ukrainë nuk e lëkund partneritetin strategjik me Rusinë. Në të njëjtën kohë, Kina u përmbahet parimeve bazë të Kartës së OKB-së për sovranitetin, integritetin dhe mosndërhyrjen e shtetit në punët e brendshme, por thelbi gjeopolitik i saj është se ata nuk synojnë aq shumë Izraelin, sepse i duhen investimet në Lindje të Mesme që të minojnë ndikimin e SHBA-së në rajon.

Kinezët kërkojnë stabilitet në emër të projekteve të tyre të gjera ekonomike dhe politike!

Ata nuk e kanë dënuar as Hamasin, por kanë kritikuar Izraelin për ndëshkimin kolektiv të palestinezëve në Gaza.

Luftërat në të dy vendet (Ukrainë dhe Gaza)  do të vazhdojnë përderisa okupatorët e Kremlinit fërkojnë duart dhe presin ndryshimet e brendshme politike në SHBA, mendon  Sverre Lodgaard, ish-drejtor i Institutit të Kërkimeve të Paqes në Oslo dhe vazhdon;

Në Lindjen e Mesme, lufta në Gaza nuk ka të ndalur, sepse inteligjenca izraelite ka marrë urdhra nga qeveria për të eliminuar udhëheqësit e Hamasit në Liban, Turqi,

Katar dhe kudo tjetër që mund të ndodhen, pavarësisht se sa kohë u duhet.

Izraeli ka një histori të gjatë dhe të njohur për efektivitetin, të metat dhe gabimet.

Duke parë përtej luftës në Gaza, perspektiva për palestinezët është e zymtë…..)

Apelohet për idenë e një rajoni të karakterizuar nga bashkëpunimi, por lufta nuk i ndan vendet e Lindjes së Mesme, por i bashkon me Kinën, kurse Kina po përdor luftën për të mobilizuar mbështetjen për përfshirjen e saj në jugun global, Rivaliteti i fuqive të mëdha vazhdon!
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat