Reflektime mbi botën sfiduese, tunduese, turbulente dhe kaotike

Opinione

Reflektime mbi botën sfiduese, tunduese, turbulente dhe kaotike

Nga: Agron Shabani Më: 22 janar 2024 Në ora: 23:04
Agron Shabani

Siç dihet, mjeshtëri, artisti dhe arkitekti i famshëm italian, Mikelangjello Bonaroti, ishte inxhinjeri dhe arkitekti kryesori i Bazilikës së njohur (impozante) të Shën Pjetrit në Vatikan.

Ngritja ose ndërtimi i Bazilikës (Katedrales) së Shën Pjetrit në Vatikan do fillonte në etapën ose periudhën e parë të shekullit XVI. Në periudhën e njohur të Renesansës.

Thuhet se ishte prag festash te Krishtlindjes dhe Vitit te Ri....Asokohe thuhet se njeriu me i pasur dhe me i fuqishem i Romes ishte Markus Kasus (Casus) Jucianusi, i cili dikiur me vone e ndihmoi financiarisht edhe Jul Cezarin per t´i ngjitur majat e pushtetit dhe karieres se tij ushtarake dhe politike. Por, doli qe Jul Cezari dikur me vone i mashtroi (tradhetoi) edhe Markus Kasus (Cassus) Jucianusin, edhe Pompeon, me ane te rritjes se tatimit ne prone ose pasuri, duke i detyruar t´i finansonin ekspeditat ushtarake ose luftarake te Jul Cezarit. Jul Cezarit, iu hakmorren dikur me vone Markus Kasus (Casus)  Jucianusi se bashku me Pompeon dhe Mark Brutin, te cilet e cuan  Jul Cerzarin ne gjyqin ose forumin e Romes ku u vra ( vdic) ne menyre mizore..

Ndryshe nga kjo, qëndra ose metropola kryesore e Renesansës ishte Firenca (Firenze) e Italisë ku gravitonin, krijonin dhe vepronin asokohe kokat gjeniale dhe artistët e shkëlqyer ose brilant si Mikelangjelo Bonaroti, Leonardo da Vinci, Boçeli etj.

Ndërkohë që familjet e shquara fiorentineze si Bardi dhe Medici e kështu me radhë, ishin donatorët ose sponzorizuesit kryesor të Leonardo da Vincit, Mikelangjelos, Boçelit si dhe të shumë mjeshtërve dhe artistëve të tjerë me fame boterore qe i kishin rafinuar, dekoruar dhe eksploruar asokohe Firencen, Romen (Vatikanin) si dhe shume metropola te tjera ne Vendin e Diellit (Itali) dhe gjithandej kontinentit te vjeter evropian. E sidomos familja ose "Dinasstia" e njohur familjare Medici, te cilet per me shume se tre shekuj ( deri ne gjysmen e pare te shekullit XVIII) e dominuan Firencen, Romen, Milanon, Napolin dhe krejt Italine etj. (lexo: "Banka di Medici" etj...)

Në Firencë atëbotë lulëzonin dhe shkëlqenin arti, skulptura, piktura, arkitektuara, kultura, letërsia, filozofia etj.

Aty ishte edhe Katedralja e shkëlqyer " Sancta Maria dela Fiora" e Firencës, e ngritur ose ndërtuar qindra vite para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan së bashku me shumë godina ose objekte të tjera madhështore ose impozante ne Firenze.

Ne radhe ishte qyteti i lashtë mbretëror ose perandorak i Romës....Respektivisht, Bazilika e famshme e Shën Pjetrit në Vatikan, e gritur dhe projektuar nga Mikelangjeloja i Madh.

Në Romë ose Vatikan...Aty ku yjet e panumërt në qiellin e pafund, asnjëherë nuk kanë frikë nga sytë e bukur dhe profetik të Rea Silvisë dhe Lavinies, si dhe romakëve tè hijeshme, ekskluzive dhe romantike.

Ngritja ose ndërtimi i Bazilikës (Katedrales) së famshme të Shën Pjetrit në Vatikan, sikur i kishte sfiduar dhe lënë nën hije luftërat ose konfliktët e ndryshme në mes katolikëve dhe protestantëve ose ortodoksëve në Evropën e asaj kohe.

Në periudhën e Renesansës jetuan dhe vepruan edhe Martin Lutheri dhe Johanes (Jann) Gutenbergu së bashku me shumë figura ose personalitete tjera epokale dhe historike që e reformuan, emancipuan, iluminuan dhe eksploruan Evropën dhe krejt civilizimin tonë.

Në kohën e Renesansës, sikur filluan edhe komunikimet e para globale ose universale në mes njerëzve, popujve, shtetëve dhe kulturave të ndryshme gjithandej globit.

Aty si duket u bë e njohur edhe maksima ose formula pikante : Njeri, beso në 'dekalogun' ose 'urdhëresën e pestë' si dhe në vetvetën tënde objektive dhe subjektive, dhe mos i vritë kurrë kohën dhe ëndërrat tua!"

Ndërkohë që revolucionet e njohura industriale dhe politike në Agli, Francë, Gjermani, SHBA-së, Itali, Kroaci dhe gjithandej, së bashku me arritjet ose përparimet e njohura të arsimit, shkencës dhe teknikës: Njëherë e përgjithëmonë sikur i emancipuan dhe reformuan kontinentin dhe globin ose planetin tonë. Duke i lënë pas vetit muzgujt ose hijet e ndryshme të mesjetës.

Pak politikë dhe diplomaci...

Sipas politologjisë ose shkencave politike: I tërë vokali, instrumentali, arti, talenti dhe filozofia e intelektualit të zgjuar, intelektual, profesional dhe intelegjent, në instancë të fundit janë një dhunti, një stil, një talent, takt, akt ose art i gjuhës së dialogut ose komunikimit.

Europa dhe e tërë bota sot po e përjetojnë një krizë të thellë.

Në fakt, lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë së bashku me krizën ose recesionin global të shkaktuar nga pandemia (endemia) globale e Covid 19, krizen akute dhe permanente arabo (palestinezo)-iraelite etj.., kanë nxitur ose shkaktuar një frikë, ose shqetësim tjetër akoma me të madh, i cili i tejkalon kornizat e një krize thjeshtë ekonomike, koniukturale, manufakturale ose socipolitike.

Bëhet fjalë mbi një shqetësim të madh global ose universal që ngre alarmin e lartë të zhdukjes së mundshme të njerëzimit nga një përplasje e mundshme ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike në mes Rusisë dhe SHBA-së, Natos ose Perëndimit. E ndoshta edhe vet izraelit me Iranin, Iranit me Pakistanin etj....?! Kush e di!?

Ironia tjetër është fakti së i ashtuquajturi "shteti i thellë" ose dubioz së bashku me forcat e ndryshme borxheze, skllavopronare, retrograde, egocentrike dhe të tjera, mund të dominojnë botën, duke përfituar nga lufta e Ukrainës, kriza e Lindjes se Mesme, si dhe nga kriza ose recesioni i thellë botërorë, i shkaktuar nga lufta e Ukrainës dhe pabdemia (kriza) globale e Corona Virusit etj.

Ne mos gabohem (?)-dikund në mes muajit gusht të bitit 1914, dhe muajit maj të vitit 1945, duke filluar nga Madridi në Moskë, nga Moska në Paris, nga Parisi në Londër, nga Londra në Berlin dhe kështu me radhë, vetëm kontinenti i vjetër europian, i kishte humbur afro 8O milion banor ose qytetar të tij nepër luftërat e ndryshme botërore, lokale ose rajonale, nepër kampet e ndryshme të përqëndrimit, nga zia e bukës, ethët spanjolle, bombardimet masive, granatimet dhe shkatërrimet tjera.

Pa i harruar këtu edhe "luftërat e mbretërve ose perandorëve europian", para, gjatë dhe pas periudhës së Renesansës së bashku me sëmundjen ose virusin vdekjeprues të "kugës" të cilat atëbotë e pllakosën dhe përgjysmuan popullsinë e Europës.

Një digresion:

Idetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohën, zbatohën dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18) dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tanskëve etj.), si dhe të ngritjes ose promivimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetrore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë.

Duke i përfshitë ose nënkuptuar këtu idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. Von Klausewitzit, A. H Jomminit, L. Von Ranckes, Th. Schiederit, Xh. Sorelit, W. Paretit dhe të tjerëve së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, subverzive, propagandistike dhe të tjera nga niveli lokal ose rajonal (regjional) në nivel botëror ose interkontinental. Sidomos në shekullin XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konfliktëve të ndryshme lokale, rajonale ose regjionale.

U mor vesh se Renesansa e cila ka filluar në shekullin XIV (14) dhe ka zgjatur plot dy shekuj ose 2OO vite me radhë, mund të konsiderohet si njëra prej etapava ose periudhave me të plleshme, me reformatore, me evolutive dhe me revolucionare ose restaurore në historinë e pergjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë njerëzorë.

Shpikja e barotit dhe tipogragisë, zbulimi i Amerikës dhe shtetëve ose kontinentëve tjera, kosmologjia ose astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, iluminati, restaurimi ose reformacioni, zbulimët e reja gjegrafike, shkencore ose humaniste së bashku me një mori risishë ose novitetësh tjera shkencore ose metodologjike: Asokohe e mundësuan ndarjen e shkencës dhe medicinës nga dogmat ose demagogjitë e ndryshme të religjionit, konspiracionit, dekonspiracionit, alkimizmit, ezoterizmit, hedonizmit, shamanizmit, agnosticizmit, astrolgjisës, retorikës dhe patetikës mesjetare dhe antike.

Aty i kemi edhe Leonardo da Vinçin, Boçelin, Mikelangjello Bonarotin, Françesko Petrarken, Jeronim De Raden etj.

Ndryshe nga kjo, rënia ose pushtimi i Konstantinopojes (Stambollit të sotëm) me 1453, atëbotë i shpërndau ose degëdisi mësuesit ose dijetarët e njohur grek së bashku me letrat ose shkrimët e tyre letrare, shkencore ose kulturologjike gjithandej Europës dhe me largë.

Sokrati, Aristoteli, Platoni, Galeni, Hipokrati dhe të tjerë, tani mund të lëxohëshin, mësohëshin dhe studiuohëshin vetëm në bazë të burimëve ose deftesave të ndryshme, dhe jo nga përkthimet e njohura të romakëve, arabëve (muslimanëve) ose ebrenjve.

Edhe medicina ose mjekësia, kishte zënë të quhej si "skolastikë jetësore" për shkak të lidhje-ndarjeve të saj dialektike, organike dhe empirike me jetën e përditshme praktike dhe teorike.

Mësimdhënësit ose pedagogët mjekësor ose medicional, asokohe kryesisht i përkthenin, mësonin dhe spjegonin veprat ose mësimet e njohura të shkenctarëve ose dijetarëve të njohur grek, romak, arab ose musliman. Kryesisht ato të Hipokratit, Galenit, Avicienit, Ibn Rushdiut, Ibn Sines etj.

Parimisht ishte e ndaluar praktika, por jo edhe teoria.

Feja ose religjioni nuk e lejonin derdhjen e gjakut, shpimin (shpuarjen) e trupit dhe obduksionin.

Kështu që deri vonë nepër shkollat ose univerzitetët mjekësore, ishin të ndaluara kirurgjia, anatomia dhe disa lëndë të tjera nga shkenca e medicinës.

Ndërkaq, në periudhën e renesansës, kirurgët do quhën ose titullohën si 'mjeshtër' ose 'maestro të zanatit ose profesionit' dhe ishin të bashkuar në kuader të korporatave profesionale.

Ndonëse, edhe shkolla e njohur medicionale e Parist, në vitin 13OO, kishte qëndrim negator dhe reaksionar ndaj kirurgjisë.

Anatomia mësohej së bashku me fiziologjinë dhe medicinën e përgjithshme praktike dhe teorike.

Tek në gjysmën e dytë të shek.XIII (13) kirurgjia si lëndë ose disiplinë e posaçme e medicinës, kishte filluar të mësohej ose ligjërohej në Univerzitetin e Bolonjes së bashku me librin e parë të Anatomisë dhe Kirurgjisë në Europë, të shkenctarit dhe profesorit të shquar italian, Mondino de Luzzi.

Ndërkohë që disekcionet ose obduksionet e para të trupave të vdekur njerëzor nepër fakultetët ose univerzitetët e njohura të Bolonjes, Napolit, Salernos etj., asokohe ishin quajtur si ngjarje senzacionale dhe bombastike, apo si "teatro të anatomisë dhe kirurgjisë"!

Edhe në Univerzitetin e njohur të Montpeljes në Francë, dikur ishte futur praktika e lartërmendur italiane e obduksionit dhe disekcionit.

Në Moskë, Kijevè, Krakov, Lavov, Granjsk (Dancig) dhe Dnjeper të Rusisë, Ukrainès dhe Polonisë, Zagreb (Kroaci) etj... në vitin 1669 gjithashtu, por me dekrete tè posaçme mbretërore ose perandorake.

Enciklopedia e përgjithshme kirurgjike e asaj kohe ndodhët e ndërlidhur me emrin dhe mbiemrin e shkenctarit, pedagogut ose kirurgut të njohur francez, Guy de Chollak ( 13OO-1368)- një studenti dhe pedagogu të shquar të Univerzitetëve të Bolonjes (Itali) dhe Montppeljes (Francë)

Ndërkaq, në periudhën e Renesansës, emrat më të shquar në fushën e medicinës ishin: iitalianèt Girolamo Fracastoro dhe Leonardo da Vinçi, gjermani (flamani), Andreas Vesalius, anglezi William Harvey, francezi Ambriose Pare, gjermanët Theofrast B. von Hohenheim dhe Phiipp Aurelius-autor të librit të njohur "De Humani Corporis Fabrica"; homologët e tyre rusë dhe polak si George Dragobich Katermak dhe Philipp Lashkovsky, anglezi ose britaniku i shquar T. Sidenham i quajtur asokohe si "Hipokrati anglez ose britanik" , Francis Silvius, Herman Burgave, Bartholini, Stena, De Graafa, Brunner, Wiersung, Whaton, Pachion dhe të tjerë, të cilët mësimet ose leksionët e përgjithshme në fushën e medicinës, thuhet se i kanë marur nga shkenctarorët e njohur arab (musliman) në fushën e anatomisë, kirurgjisë, fiziologjisë ose epidemiologjisë infektive si Ibn Z. Rushdiu, Aviceni, Maimonidezi etj.

Ndonëse, mu në periudhën e njohur të Humanizmit dhe Renesansës, një epideme (pandemi) e rëndë dhe vdekjepruese e cila erdhi nga kontinenti i madh aziatik, me emrin "vdekja e zezë" ose "kuga", thonë se atëbotë e pllakosi, gjymtoi, sakatosi ose përgjysmoi popullsinë e Europës!

Asokohe (1348-1349 etj.) nga "vdekja e zezë" (kuga) e gjetën vdekjën me tepër se 25 milion njerëz ose qytetar europian etj.

Kjo në një kohë iluminizmi, humanizmi dhe renesanse të përgjithshme në kontinentin e vjetër europian dhe më gjërë: u shfaq  "kuga" apo mortaja e zezë vdekjepruese! Duke i pllakosur dhe sakatosur kështu kontinentin dhe tërë globin tonë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme për disa shekuj ose dekada me radhë.

Në ambiente, atmosfera ose situata konfuze, pasigurie ose frike alarmante dhe kaotike, njerëzit zakonisht jetojnë dhe reagojnë në bazë të lutjeve, ëndërrave, pritjeve ose meditimëve të ndryshme, ndërsa veprojnë ose rezistojnë në bazë të frikës dhe dyshimit të imponuar nga situata e ndodhur dikund në mes " jetës dhe vdekjës", ku nuk i dihet dhe s'i besohët më as ditës së nesërme!?

Sipas psikologëve dhe sociofilozofëve, ata që kanë kaluar nepë faza ose situata të rënda traumatike dhe psikologjike të luftërave dhe konfliktëve të ndryshme, i kanë gjasat me të mëdha për t'u prekur ose sulmuar nga Covid 19, si dhe nga sëmundje, pandemi ose epidemi të tjera vdekjepruese.

Sikur nuk ka më as kod moral, dhe as unitet etik dhe estetik, por vetëm epigonizem, recidivizëm ose zëvëndësim aparent dhe transparent të konceptëve, formulave ose "modeleve" të huazuara nga njëri tjetri ose njëra tjetra si një mish-mash "fragmentesh dramatike" nga paniku ose situata kaotike e shkatuar nga covid 19, e sidomomos nga

lufta në Ukrainë, ajo e lindjes se Mesme etj...pa asnjë kuptim, vizion, narracion ose lidhjesh të ndryshme empirike, organike, politike, ordinare, shkencore, ose dialektike me njera tjetren.

Sikur nuk ka madje më as tendenca ose tentativa serioze dhe relevante për të kthyer tërësinë e mendimit shkencor dhe humanist në instancë ose institucion moral, mendorë ose ideorë (ideologjikë) në këto kohë krize, paniku, pasigurie dhe recesioni global.

Të nxitur, mërzitur ose stimuluar nga pandemia ose "vdekja e zezë" (kuga) në përiudhën e lartëpërmendur të "Humanizmit" ose "Renesansës": Thomas More dhe Tomasso Campanella i shkruan veprat e njohura "Utopia" dhe "Shteti i Deillit", ku pos tjerash u shprehën se në rast krizash ose situatash të rënda dhe dramatike të shkaktuara nga luftërat ose pandemitë (epidemitë) e ndryshme vdekjepruse: Populli dhe autoritetët e shtetit, duhet të jenë të bashkuar dhe tepër unik me njëri tjetrin, dhe se shteti duhet të këtë rezerva ushqimore, sanitare ose higjienike- sëpakut dyvjeçare, për të mbijetuar ose përballuar krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive.

A i kanë Kosova dhe shqiptarët ato rezerva?, shtrohet pyetja.

Anglezët dhe gjermanët si për shëmbull, për shumë shekuj dhe dekada e kanë suanduar dhe dominuar Francën.

Ndërkaq, pas dominimit (sundimit) afro katërqind (4OO) vjeçarë të Parisit, Bordos (Akvitanisë), Bretonisë dhe qytetëve e rajoneve tjera të Francës nga Anglia: Në Kale (Calais) të Francës, dikund në mesin e shekullit të XVI (16)- thuhet se u arritë paqëja ose "marrëveshja historike" në mes mbretit anglez, Henriku VIII dhe mbretit të Francës, Franci (Franku)I.

Luftërat dhe dominimin e mbretërve ose perandorëve europian sikur i pasuan ose eklipsuan etapat e sundimit ose dominimit të pjesëtarëve të gjinisë së bukur në krye të monarkive (mbretërive) të njohura të kontinentit plak, si Maria Terezia e Austro-Hungarisë, Elizabeta I dhe An Stuart e Britanisë së Madhe, Katarina e Madhe ose Ana Petrovskaja e Rusisë etj.

Mrekullia e tërë asaj periudhe sfiduese dhe turbulente është ajo se globi (planeti) dhe kontinenti ynë, kanë mbijetuar nga krizat ose fatkeqsitë e mesipërme.

Ndonëse, rilindja ose ringjallja globale ose europiane, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore.

Njerëzit vritën, shtypen, diskrimonohen dhe vdesin edhe sot në Europë dhe gjithandej.

Siç po shihet pra, Europa po kalon sot një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike.

Nuk ka patur asnjëherë një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administratije ose juridike si sot:

 Kontineti plak sot po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po çelët (hapet) ose integrohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative, juridike etj.

Ndërkohë që çdo ditë e natë, me qindra ose mijëra njerëz nga Ukraina, Siria, Iraku, Avganistani, Magrebi, Lindja e Mesme, Afrika ose Ballkani, përpiçen të kapin Europën Perëndimore për një kafshatë bukë, apo kulm mbi kokë.

I tmerrshëm dhe shpesh edhe tragjik, është fati i emigrantëve ose azilkërkuesve, të cilët ne ikje ose lektisje e sipër, shpeshherë shuhen ose vdesin pa ditur kurrë në kanë jetuar ndonjëherë.

Pastaj vjen kriza e vdekjës ose mbytjes së "papritur" nepër valet e detit me gomone dhe gjësende të tjera për t´i kapur, prekur ose arritur brigjet ose tokën e premtuar të Anglisë (Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Spanjës, Italisë etj. Deportimi i detyruar ne Ugande, Ruande etj.

Ndonëse, kontakti, integrimi,,njohja ose mësimi i cdo gjuhe të madhe, është një dritare e hapur mbi botën.

Kështu është edhe në politikë dhe diplomaci...

E gjithë filozofia politike dhe diplomatike, janë pra një akt, stil, takt, talent ose arti i gjuhës, dialogut, komunikimit....Diçka që na drejton drejt afrimit dhe koperimit me të tjerët.

Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori...

Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontraditore, banale ose fataliste.

Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose diplomatët e ndryshëm, derisa i gjejnë ne gaf, ose i fusin në brendinë ose vetvetën (egon) e tyre, dhe i bëjnë për veti. Si miq ose klient të tyre racional e konstruktiv-kuptohet.

Këtë stil ose këtë traditë dydrejtimëshe ose insubordinuese, mund të hasim tek Kanti, Hegeli, Niçëja, Shopenhauri, Dekarti, Spinoza, Poperi, Loku, Hjumi (Humbi), Raselli, Platoni dhe deri tek filozofia ose pedagogjia e rreptë (strikte) e Aristotelit.

Sikur jetojmë në pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe "botës moderne" materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit.

Bota jonë sikur po tkurret.

Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive.

Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit të gjenetikës, astrofizikës, astrobiologjisë etj..? Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit ?, do pyesnin filozofët dhe sociopsikologët.

Shkenca dhe teknika sikur nuk komunikojnë më fare me ne. Shkrimtarët, artistët, filozofët dhe sociopsikologët ndërkaq, sot sikur janë të paaftë ose të pa fuqi, për të na i bërë të kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, egoizmi, imagjinata dhe fantazia.

Kultura e lartë shkencore dhe humaniste vazhdimisht sikur ka humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës ose përbuzjës së skajshme të aristokracisë dhe borxhezisë së lartë industriale, teknologjike ose makrokapitaliste.

Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, shkenca (filozofia), politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor?

Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive

Nuk është aspak e lehtë të jetosh me ankthin dhe stresin e madh të frikës latente ose permanente nga lufta eventuale (nukleare ose atomike) në mes Rusisë dhe Perëndimit, madje nga pasojat e njohura të corona virusit (covid 19) ose sëmundjet tjera vdekjepruese....!

Të gjithë jemi të përballur me kancerin, stresin, frikën...; çdo ditë jtojmë me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin objektiv dhe subjektiv...S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo.

Në anën tjetër ndërkaq, zbulimët ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin tonë.

Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i rrobotizojnë madje, madje edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë....Dhe, kjo është "blasfemi industriale ose teknologjike". Apo...?!

Është e tmerrshme, shokante ose alaramante ajo që po ndodhë në luftën e Ukrainës  dhe Lindjen e Mesme.

Se këndejmi, mediat e shkruara dhe elektronike, gjatë këtyre vitëve ose dekadave të fundit kanë bërë aq shumë për psikologjinë dhe neuropsikiatrinë, duke na ofruar pamje, imazhe, mesazhe, fakte, argumente dhe prova të mjaftueshme mbi psikopatët dhe maniakët e ndryshëm depresivë, violent, infantil dhe psikopatologjik, në poste ose funksione të larta shtetërore, qeveritare, politike, ushtarake, diplomatike etj. Edhe në Kosovë dhe Shqipëri-gjithashtu.

"Jam i bindur në faktin se forca ose fuqia e shpirtit dhe emocionëve të njeriut, rritën ose shtohen në përpjestim me nënshtrimin dhe varësinë e tyre ndaj trurit (intelektit) dhe trupit (organizmit) të tij.", do thoshte dikur Friedrich Nietzscheja.

Ndaj, kultura e mendjes, dialogut dhe komunikimit, gjithëmonë duhet të jenë në shërbim të trupit, zemrës dhe shpirtit. Kjo për faktin se armiku me i madh ose kryesorë ndodhët në ne, ose brenda nesh. 

"Nuk ka asgjë me të demshme dhe me të rrezikshme për njeriun, se sa marrëzia, padituria, naivitetit, cinizmi, injoranca, nebuloza, stupiditeti, iracionaliteti, fataliteti dhe mediokriteti  i pavetëdijshëm, i pandërgjegjshëm dhe i sinqertë. "(Karl Popper)

Kosova...

Kemi vuajtur, pësuar dhe sakrifikuar aq shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë të çlirimit (lirisë) dhe pavarësisë shtetrore, nacionale dhe politike. Janë sakrifikuar shumë breza ose gjenerata të tëra.

Mrekullia e tërë kësaj maratone ose odisejade të gjatë dhe kaq të mundishme qëndron në faktin se falë Zotit të Madh e Falenderues, falë luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së dhe përpjekjeve tjera biblike dhe titanike të popullit (kombit) dhe shtetit tonë, e sidomos falë Shqipërisë, Gjermanisë ,SHBA-s, B. Madhe, Natos ose Perëndimit, i mbijetuam dhunën, terrorin, gjenocidin, etnocidin, urbanocidin, kulturocidin dhe masakrat serbe së bashku me muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës.

Kosova dhe shqiptarët sot janë të lirë (çliruar) nga zgjedha dhe tirania serbe. Ky është lajmi kryesor për çastin ose momentin.

Ironia e tërë kësaj të arriture epokale, monumentale dhe historike, ndërkaq qëndron në faktin paradoksal, reaksionar dhe anakronik, sipas të të cilit, Kosova dhe shqiptarët, sikur i harruan shumë shpejt vuajtjet ose të kaluarën e tyre së bashku me vlerat dhe sakrificat e djemve dhe vashave me të mira të kombit!

U harruan lufta çlirimtare dhe heroike e UÇK-së bashku me angazhimin dhe kontributin kolosal dhe titanik të SHBA-së, Natos ose Perëndimit për Kosovën dhe shqiptarët.

Sikur u harruan madje edhe konceptët, idealet, vizionet dhe parimet e njohura të Humanizmit dhe Renesansës në fazat e brilimit ose shkëlqimit të tyre me të madh.

U mor vesh se ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta.

"Miqtë e mi, nuk vritët vetëm jeta në luftë, por edhe e vërteta." (Platoni)

Arti, lufta, shkenca, teknika, politika dhe diplomacia, janë bashkim me dicka sublime dhe madhështore, me kusht që të ruhen, mbrohen dhe kultivohen sekretët, idealet, vizionet, vlerat dhe parimët.

Se këndejmi, sipas veteranit ose doajenit të diplomacisë  amerikane, Henry Alfred Kisinger: Për të qenë të përgaditur në gjithecka, politikani i aftë dhe diplomati profesional dhe intelegjent, duhet t´i njohin ose dijnë të gjithat.

Të jetosh me ankthin dhe stresin e madh të një "jete pluraliste ose demokratike" të ndodhur dikund në mes krimit dhe fasadës; s’ka gjë më të ankthshme, me të keqe dhe më stresuese se kjo.

Luftërat dhe paslufta, jo rrallë janë edhe tregti, bisnes, profit ose trofe horrash, maskarënjësh, matrapazësh, tiranësh ose diktatorësh të ndryshëm, tha dikur Napoleon Bonaparta.

Se këndejmi, pas vdekjës se Ibrahim Rugovës, sikur u ringjallën ose rifaktorizuan "iluminati" ose "diktatura e butë" e klerokacisë fetare kulturore, poltike, paranormale ose parapolitike nga brenda dhe jashtë Kosovës dhe LDK-s. E sidomos "iluminati" ose klerokracia filoturke dhe panotomanike.

Kështu që në emrin e Dr. Rugovës, filluan të thirrën dhe përbehen edhe mohuesit, salvuesit dhe përsekutuesit e tij. Edhe ata qe nuk i kishin njohur as takuar kurre...Madje, madje ( shih ti!) edhe  diletantët dhe rekonvalescentetët e ndryshëm, dezertorët e luftës, renegatët, profiterët e ndryshëm, matrapazët etj.

E tërë kjo në saje të luftës së ndyer speciale, subverzive, psikologjike dhe propagandistike kundër atij "armikut" imagjinar ose fiktiv,  për t´i ngopur, plotësuar ose ushqyer epshët dhe orekset e tyre politike, karieriste, profiteriste etj.

Dilema e njohur shqiptare ose kosovare:

Për me qenë me i qartë dhe konkret: Kosovës dhe shqiptarëve në këtë etapë sfiduese, turbulente dhe tepër konfuze ose kaotike, sikur iu mungojnë shumë Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe figura ose personalitete të tjera me qëndrime të forta epike dhe kalorsiake.  Iu mungon madje edhe platforma, formula dhe testamenti intelektual, kulturorë dhe intelegjent i Ibrahim Rugovës në raport me Perëndimin.

Serbët po kërkojnë edhe koncesione ose kompromise të reja të Kosovës dhe shqiptarëve deri në atë masë, saqë të zhbëhet ose të ndahet dhe coptohët tërësisht shteti i Kosovës, i ngritur dhe krijuar me lumenj gjaku, si dhe me viktima dhe sakrifica të panumërta njerëzore dhe materiale të shqiptarëve!

Ata po kërkojnë madje edhe dislokimin ose stacionimin e afro 25OO e ushtarëve dhe xhandarëve (policëve) serb në Kosovë!...Shih ti!!!!

Serbët i kanë humbur luftëtat e tyre pushtuese, koloniale, imperiale, shkatërrimtare ose apokaliptike në Kosovë, Kroaci si dhe kundër popujve (kombëve) dhe shtetëve tjera.

Kapitulli i luftërave të atjeshme, sikur është mbyllur njëherë e përgjithëmonë, apo....!?

Si të kapërcehet ylberi ? Apo, si t'ia bëjmë me serbët?

Për bindjen dhe mendimin tim personal, ekzistojnë disa opsione, solucione ose formula të ndryshme alternative, distopike, intrinznike dhe ekstrinznike-përballë këtij ekuacioni të komplikuar me shumë të panjohura dhe të paprituara:

E para: T'i mposhtin ose shkatërrojmë armiqtë e ndryshëm shekullor ose gjakatar, duke shtuar numrin e miqve dhe aleatëve tanë si armiq kundër tyre, sipas asaj se "arma me e fortë kundër një armiku, është një armik tjetër kundër tij."?

E dyta: T'i mundim ose mposhtim armiqtë tanë shekullor ose gjakatar me edukatë, moral, kulturë, politikë dhe diplomaci të kualifikuar, profesionale, intelektuale, komolementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, superlative ose intelegjente, duke i bërë kështu miq, partner, aleat, anticipant dhe participant të popullit, shtetit dhe pushtetit të Kosovës?

E treta: T'iu besojmë ideve, terorive, doktrinave, formulave ose sintezave të ndryshme paqësore (pajtimtare), integruese, civilizuese, politike, diplomatike, shkencore ose humaniste të miqve dhe aleatëve të njohur të Kosovës dhe shqiptarëve?

E katërta: Të futëmi në luftëra ose konflikte të reja dhe të pafundme me serbët në një kohë kur lufta shkatërrimtare ose apokaliptike e Rusisë-kundër Ukrainës etj.: Botën ose civilizimin tonë, sikur i ka sjellur buzë të të fikëtit ose një infrakti të përgjithshëm. Për të mos thënë këtu para një lufte të mundshme nukleare ose atomike në mes Natos dhe Rusisë. Apo....?!

U mor vesh se, sipas John F.Kennedyt: Njerëzimi patjetër do duhej t'u jep fund luftërave ose konfiktëve të ndryshme, duke e zbritur (ulur) spiralen e dhunës dhe shkatërrimit, përpara se luftërat e ndryshme, t'i japin fund njerëzimit ose civilizimit tonë.

Kjo në radhë të parë për faktin se paraqitja ose zbulimi i enërgjisë bërthamore, e sidomos i armëve të ndryshme nukleare ose atomike, sipas politologëve, filozofëve ose sociopsikologëve të shumtë: Sikur e kanë nxitur ose përshpejtuar nevojën imanente ose imediate për zgjidhejn emërgjente të luftërave, konfliktëve ose problemëve ekzistuse siç është lufta në Ukrainë etj.

"Nuk e di se me çfarë armësh do zhvillihet Lufta e Tretë Botërore, por e di se Lufta e Katërt Botërote, do zhvillihet me gurë, heshta, shigjeta ose me shkopinjë.", tha dikur Albert Einsteini.

Teoria dhe ptaktika e përgjithshme ushtarake ose luftarake, pos tjerash sikur na bëjnë të ditur se armata ose ushtria, asnjëherë nuk i fitojnë luftërat ose konfliktët e ndryshme. Janë politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe intelegjente që i fitojnë ato.

Në të kundërten, lufta është pasojë, shpalosje, deshifrim ose pasqyrim i taktikave, strategjive ose llogaritjeve të gabuara shtetrore, nacionale, politike, diplomatike etj.

"Mua me duhet studuar dhe mësuar për luftën, politikën dhe diplomacinë, në atë menyrë që biri (djali) im të studiojë, mësojë dhe kuptojë medicinën, matematikën, drejtësinë ose filozofinë.", do thoshte dikur John Adamsoni.

Ne duhet t'i përmbyllim, përfundojmë ose varrosin luftërat ose konfliktët e ndryshme midis nesh, para se ato të na vrasin, varrosin ose përfundojnë të gjithë neve.", thotë në një rast pedagogu dhe politologu i shquar ameerikan,  N. Chomsky.

Ndonëse, luftërat e njohura çlirimtare dhe patritiotik, siç ishte lufta çlirimtare, heroike dhe patriotike e UÇK-s, janë shumë të rëndësishme, esenciale ose jetike për mbijetesën dhe ekzistencën e një populli (kombi) dhe një shteti.

Në fushën e nderit ose frontin e lutës, shpeshherë venosët edhe për ekzistencën, edhe për zhdukjen ose shfarosjen e një populli (kombi) ose etnikumi të tërë.

Janë fronti i lutës ose fusha e nderit së bashku me aktin e lartë të heroizmit, sakrificës ose vetflijimit individual dhe kolektiv, ato vlera dhe parime sublime e kaq relevante, që vendosin për mbijetesën, ekzistencë, fatin dhe ardhmërinë e popujve, kombëve dhe shtetëve.

Janë trashetë, rrogozet, ruinat ose istikamët e luftës ato mbi të cilat shpeshherë ose vazhdimisht janë skicuar, vizatuar, hartuar, formuluar, ngritur ose projektuar fitorët e mëdha së bashku me harat ose gjeografitë e reja shtetrore, nacionale, etnike, politike, historike etj.

Ndërkohë që luftëtat e lavdishme liridashëse, çlirimtare ose patriotike siç ishte lufta e lavdishme e UÇK-së: Nuk na mësojnë kurrë t'i duam pushtuesit e deridjeshëm, apo armiqtë e ndryshëm shekullor ose gjakatar, por t' i shpërfillim dhe injorojmë miqtë ose aleatët e tyre natyrorë ose historik.

Se këndejmi, luftërat e njohura çlirimtare ose patriotike, të mbiquajtura ose titulluara shpesh edhe si prindërit (baballarët) dhe të lindurit (femijët) e parë të një kombi dhe shteti: E kanë efektin dhe mesazhin e njohur determinant ose paradigmatik të përmirësimit dhe përmbarimit të paradoksëve, naivitetëve ose padrejtësive të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike e tjera nga e kaluara.

Në fund të fundit, sipas idealeve, koncepteve, formulave ose doktrinave të shquara të luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike: Lufta, gjaku, mundi dhe djersa e heroit ose deshmorit, shpëtojnë lirinë, tokën, nderin, moralin, gjakun, gjuhën, atdheun dhe ardhmerinë e kombit."

Ndaj, sipas Aleksandrit (Lekës) të Madh, Aristotelit, Talësit, Sokratit, Platonit, Homerit ose Herodotit: Njerëzit ose popujt e ndryshëm, nuk shohin, nuk lexojnë, nuk logjikojnë, ose nuk shkojnë në luftë vetëm për t'i parë dhe numruar yjet në qiellin ose universin e pafund! Apo, për të kapërcyer ylberin përtej asaj "anës tjetër" si Sizifi, por, edhe për t'i parë, njohur, zbuluar, skicuar, vizatuar, ravijezuar, konturuar, identifikuar dhe përcaktuar kufinjtë e tyre me të tjerët, si dhe për t'i njohur, zbuluar, lidhur ose identifikuar urat ose rrugët e reja të fatit dhe ardhmërisë së tyre individuale dhe kolektive.

Ç'thonë politika dhe diplomacia e kualifikuar, e mençur, intelektuale ose intelegjente?

Politika, apo puna e kualifikur, profesionale, intelektuale dhe intelgjente për popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin, mbi bazën e marrëveshjeve, obligimëve dhe përgjithësive të njohura morale, ligjore, institucionale, konstitucionale, profesionale dhe patriotike: është një proces ose aktivitet i lartë i personave ose individëve të zgjedhur, caktuar, nominuar ose emruar në poste ose funksione të larta shtetrore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, për zgjedhjen e problemëve të ndryshme shoqërore ose qytetare, si dhe për marrjen e vendimëve dhe arritjen e marrëveshjeve të brendshme dhe të jashtme në të mirën e gjithëmbarëshme të kombit dhe atdheut. Në domenin ose kontekstin e njohur kolokfial, tekstual ose lingustik: Politka parasegjitjash ka për qëllim enkodimin, dekodimin (deshifrimin), identifikimin, klasifikimin dhe artikulimin e ligjëve, rregullave, çështjeve, vlerave, parimëve, postulimëve, nevojave, kërkesave, interesave dhe prioritetëve të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale, manufakturale dhe të tjera. Aty i kemi pra edhe gjeopolitikën ose politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, intelektuale, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, intelegjente, konvencionale dhe strategjike, politikën popullore ose populiste, metapolitikën ose politikën e mbështetur ose bazuar në vlerat, parimët ose narrativat e njohura etike, estetike, normative, kognitive, intrinznike, ekstrinznike etj. Ndërkaq, shkencat politike në këtë drejtim: I studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë sjelljet, reagimët, vlerat, parimët, postulimët (postulatët), format, metodat, mjetët ose instrumentët e njohura shkencore ose humaniste, me anë të të cilave realizohen ose garantohen forca (fuqia) dhe autoriteti i përgjithshëm i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së bashku me arritjen e marrëveshjeve ose traktatëve të ndryshme, si dhe realizimin praktik dhe teorik të aspiratave ose interesave të larta shtetrore dhe nacionale në kontekstin e njohur strategjik, gjeopolitik etj.

Në këtë frymë, politologjia ose shkencat politike, asnjëherë nuk pretendojnë të tutorojnë, motintorojnë, monopolizojnë ose obligojnë shtetin dhe pushtetin për marrjen e vendimëve dhe përgjithësive të ndryshme institucionale, funksionale, konstitucionale dhe të tjera (lexo:"të vërtetat e përjetshme"), por vetëm japin spjegime, ide, teori, formula, vizione, narrativa, solucione, alternativa ose sinteza të ndryshme shkencore ose metodoligjike-përballë tezave, antitezave ose ekuacionëve të komplikuara ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.

Apo, çfarë (çka) duhet ditur? (kritika e unit të ndërgjegjshem ose unit të shëndoshë); çfarë (çka) duhet bërë ? (kritka e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe çfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? ( kritika ndaj forcës së gjykimit dhe reagimit): Janë ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e Idalizmit kritikë të Immanuel Kantit, Sen Simonit si dhe te filozofëve ose mendimtarëve të tjerë në kontekstin e njohur gneseologjiko-ontologjiko-epistemologjik rreth asaj se çka (çfarë) dhe kush është në të vërtetë njeriu i ditur, njeriu krijues ose inovator...?

Pa i harruar këtu edhe ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura : Çfarë (çka) guxojmë të dijmè?, çfarë (çka) guxojmë të flasim, shkruajmë, gjykojmë dhe mendojmë ? dhe çfarë (çka) duhet të bejmë për të mirën e gjithëmbarshme të popullit, shtetit dhe shoqërisë sonë...?

Kosovës dhe shqiptarëve, nuk iu duhet lufta ose konflikti i ri kundër serbëve ose dikujt tjetër.

Zoti, fati, natyra , gjeografia dhe historia, kanë vëndosur asisojit që me serbët dhe popujt tjerë sllavë, të jemi fqinjë ose komshi.

Të pajtohemi me ta dhe popujt tjerë sllavë pa fobi, paranoja, urrejtje, xhelozi, diktate, nënçime të ndryshme, cinizëm dhe injorancë....Ose, të luftojmë kundër tyre si burrat e jo si kurva!

Unë, ja pesimist lidhur me Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Donika Gërvaalen etj. ..si zgjedhje e duhur optimale ose kaksimale për zgjidhjen dhe tejkaklimin e problemit shekullor me serbët.

Me duket një obligim ose privilegj i madh për ata ose ato që nuk kanë mundësi, guxim, fuqi, ideal, vizion, narracion, motiv, moral dhe autoritet global ose universal për t´levizur gjërat përpara dhe ndalur luftën e re (eventuale) në Kosovë!?

Me duken joadekuat, joserioz, inkompetent dhe jo autoritativ. Jane krejt shtalb ose ballavaca politik dhe diplomatik. ( shprehu me gjuhen kroato-serbe).

Si per shembull Albin Kurti, i cili me shume shpenzon kohe dhe energji, per t´i mesuar permendesh theniet ose citatet e Kantit, Hegelit, Nietzches, Schoppenhauerit, Dekartit ose Molerit, dhe per t´ua cituar kancelarit Scholz ne Berlin ose Presidentit Macron ne Paris, se sa per t´ua zberthyer ose deshifruar shifren ose ekuacionine komplikuar te Kosoves.

Mos iu shitni dardhat- dardhagjive, thote populli.

Imagjinoni një botë futuriste, inkarnative, ataraktive ose interaktive ku neurokirurgjia, neurokimia ose neurobiologjia astrale, interstelare ose galaktike, mundohen të na shpjegojnë edhe "gjuhën e Zotërave ose Perëndive" së bashku me gjuhën e alienëve ose jashtëtokësorëve....!?

Imagjinoni "mbinjerëzit" ose "spermenët" e pasur nga Veri-Perëndimi dhe pjesën tjetër të varfër dhe të pazhvilluara nga Jug-Lindja....!!! Plus previzionin ekonomik, sukscesionin, evazionin fiskal, merkantilizmin, ligjin e akumulimit te vlerave, mallerave dhe kapitalit etj....

Imagjinoni ose paramendojini sot politikanët ose diplomatët shqiptar ose kosovar, me "Trepçën, Ujmanin" ose fatët e kombit dhe atdheut nepër çantat ose valixhët e tyre "politike ose diplomatike...Nepër "kazinot e globit" në emër të "liberalizimit të vizave" dhe "integrimëve" të ndryshme....!!!

Mos harroni se morali, karkateri dhe virtyti i larte njerëzor, respektivisht, të pasurit e një force dhe bazament të fortë personal, moral, intelektual, profesional dhe intelegjent, si dhe të përdorurit e maturisë dhe mençurisë në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula kryesore e cila e hap portën e lumturisë së gjithëmbarshme objektive dhe subjektive. E hap portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste. Duke i lënë përjashta ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk duhen.

Pa i harruar këtu edhe mirëshëndetin, mirëqenien dhe lumturinë e gjithëmbarshme objektive dhe subjektive të personit ose individit, së bashku me familjen, karirën, profesionin, standardin ose kualitetin e njohur jetësor, intelegjencën e brendshme shpirtërore ose emocionale, stabilitetin e preferuar psikofizik, psikosocial, modelin pesëfaktorial dhe të ngjajshme, në kuadrin e faktorëve të tjerë rekonstruktiv, determinant ose paradigmatik.

Fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë.

Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë të bëhën poligon ose 'arenë e gladiatorëve" të ndryshëm spekulant, agjitues (propagandistik), anarkoindividualist dhe anarkoteorik të cilët përmes ngjarjesh, figurash, personalitetësh ose simbolësh instiktive, imagjinare ose fiktive, lozin dhe manipulojnë vazhdimisht me ndjenjat, emocionet, shpirtin dhe ëndërrat e popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar nè Kosovë.

Politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, disonancave ose diskrepancave të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.

Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizionëve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste sè bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i vlerave, parimeve, kauzalitetit ose aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike ose diplomatike.

Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.

Të zgjohemi....!

Nuk e dij nëse lufta është alternativë ose tehuajësim i paqës dhe lirisë, apo paqëja dhe liria, alternativë ose tehuajësim i luftës?!, do pyeste dikur George Clemenceau.

Clemanceau i Francës së bashku me Orlandon e Italisë, Davide Llojd Xhorxhin e Britanisë së Madhe dhe Woodrow Wilsonin e SHBA-s, ishin figurat kyçe të "Traktatit të njohur (urbi et orbi) të Vërsajes" me 1919. Pasojat dihen ! (....)

U mor vesh se të gjitha luftëtat ose konfliktët e ndryshme, në radhë të parë i shpalosin ose deshifrojnë deshtimin e politikës dhe diplomacisë, gjegjësisht, muzgujt ose ambisin e humanizmit dhe intelektit njerëzor.

Në këtë prizëm sipas Nikolla Makiavellit, nuk mund të ketë ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyerje ose armëpushime të ndryshme në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt.

Lufta asnjëherë nuk pyet, nuk vendos ose nuk përcakton se kush kishte të drejtë në luftë, por vetëm kush shpëtoi ose mbeti i gjallë nga lufta.

Ndaj, mu për këtë ne gjithëmonë sikur dijmë, flasim dhe mendojmë me shumë mbi luftën, vdekjën ose rëniet heroike në fushën e nderit ose frontët e luftës, se sa për të gjallët, paqën, jetën dhe ardhmerinë tonë individuale dhe kolektive.

Në të kundërten, sipas filozofisë, sociologjisë dhe psikologjisë politike: Largoni (largojini) politikën dhe diplomacinë e korruptuar dhe joprofesionale nga lufta, nëse doni që çështjet, problemët ose konfilktët e ndryshme ndërshtetrore, ndërnacionale ose ndërkombtare (internacionale) të zgjidhën brenda pak javësh.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe motivin (motivimin) e njohur intrinznik dhe ekstrinznik së bashku me sjelljet ose reagimet e mençura, intelektuale, profesional, intelegjente, intelektuale, asertive (pozitiviste), racionale, kontemplative, komprehensive, të kordinuara, komplementare, suplementare ose superlative-përballë ambientëve, situatave ose atmosferave të ndryshme shpërthyese, konfliktuoze, violente, infantile ose patologjike, siç është lufta e Ukrainës etj.

Në instancë të fundit, sipas konceptëve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t'ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës.

Ndaj, përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konfliktëve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektual, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementale, komptehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat