Diçka shkurtimisht mbi intelektin ose inteligjencën e njeriut

Opinione

Diçka shkurtimisht mbi intelektin ose inteligjencën e njeriut

Nga: Agron Shabani Më: 25 janar 2024 Në ora: 09:53
Autori Agron Shabani

Inteligjenca është një dukuri ose karakteristikë e njohur shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, e cila është e përbërë nga aftësia e njohur e të mësuarit, njohjes, kuptuarit, akceptimit, identifikimit dhe interpretimit të ngjarjeve, problemeve, sfidave, provokimeve dhe situatave të reja dhe të panjohura në kohë dhe hapësirë. E sidomos të situatave, ambienteve ose atmosferave të ndryshme dramatike, konfliktuoze, violente, infantle, patologjike, eskalative etj.

Se këndejmi, edhe pse idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike mbi inteligjencën, dallojnë dhe variojnë nga njëra tjetra: shkencëtarët e specializuar dhe kompetent, janë të mendimit se inteligjenca është një sintezë, simbiozë, apo kombinim struktural ose organik i karakteristikave dhe tipologjive të lindura biogjeneike ose bioorganike me sistemin nervorë , si dhe me intelegjencën e zhvilluar kogntive dhe empirike mbi bazat e njohura të leximit, mësimit, përvojës dhe zgjuarsisë së trashëguar tradicionale, biogjenetke ose strukturalgjenetike.

Për me tepër ndërkaq, edhe pse ekzistojnë forma dhe metoda të larmishme të matjes ose testimit të inteligjencë si për shembull, puna e shkollimit, edukimit ose arsimimit optimal dhe maksimal në fushën shkencore, ushtarake, politike, diplomatike dhe të tjera: Si forma dhe metoda të njohura shkencore ose metodologjike të matjes ( testimit) të inteligjencës njihen Psikometria dhe testimi i inteligjencës së brendshme shpirtërore ose emocionale tek personi ose individi.

Në këtë prizëm ekzistojnë persona me inteligjencë të lartë; të kristaltë ose brilante (lexo: mbi 15O- IQ), të fluidshme ( 13O-deri në 14O IQ), te mesme (9O-11O- IQ) të ulët (5O- 7O- IQ), shumë të ulët (nën 5O- IQ) etj.

Gjithashtu i kemi edhe skizofreninë dhe oligofreninë, apo retardimin e njohur mental ose psikologjik (në mes masës 5O dhe 69- IQ), të mesëm (nga 35 -deri në 49- IQ), retardimin e vështire (nga 2O-deri ne 34 -IQ) dhe retardimin e rëndë ose siucid( nën 2O- IQ) etj.!

Aty janë edhe faktorët e jashtëm, dallimi, ndryshimi, variante, akteri, situata normative, kognitive, maturimi ose maturacioni, statusi i njohur socio politik dhe socio ekonomik, intelegjenca sociale, emocionale, kognitive, intrinzmike, eskstrinznike, familja, kariera, profesioni, modeli i njohur pesë faktorial, ankthi, stresi, depresioni dhe faktor të tjerë sfidant, determinant dhe paradigmatik.

Të preferuar janë librat (veprat) shkencore me titull "Aftësia e gjeturisë ose diturisë në situata të reja" ( Ramino Bujas), " Aftësia ose zgjuarsia e zgjidhjes së problemeve abstrakte" ( Robert Stemberg) etj. Të gjitha këto me qëllim të zgjidhjes dhe tejkalimit të problemeve dhe situatave të ndryshme abstrakte, obskure, konfuze dhe kaotike.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe lobotominë, lobopatinë, logopatinë, logofobine, egopatinë, egomaninë, skribomaninë, grafomaninë etj.


Me fjalë tjera, nganjëherë duke dashur ose qëmtuar të stisim, imagjinojmë dhe interpretojmë të parin ose heroin e luftës, artit, kulturës, letërsisë, gazetarisë, publicistikës ose diplomacisë, si pa dashur dhe kujtuar as vedt dalim dhe përfundojmë në memesis ose antiheronj . Apo, së pakut në heronj tragjik të Uilliam Shekspirit etj. Kjo duke i besuar katarsisit ose fatit që nuk ndryshohet dhe s’përmirësohet dot me duart e huaja qe nuk e mëkojnë dot plagën e mocme që kullon gjak në mendjen, zemrën dhe shpirtin tonë. Krejt kjo ne mungese inteligjence etj.

Ne fund pak gjimnastikë psikologjike:

Siç e kemi thënë ose cekur shpeshherë: Çdo mëngjes herët, njeriu zgjohet nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti- mendja(truri) dhe trupi i njeriut.

Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botëve të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.

Meqë, psikologjisë moderne ose bashkohore nuk i interesojnë aq shumë çështjet ose aspektet e ndryshme siç janë: "s’është shpirti i njeriut?", "a është shpirti i njeriut material apo jo material?", "dual apo jodual", "a është i vdekshëm, apo i pavdekshëm shpirti i njeriut?", "në çfarë marrëdhëniesh ose raportesh është ose ndodhët ai me trurin (mendjen) dhe trupin e njeriut?" dhe kështu me radhë... Atëherë do cekur në vazhdim se sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë, mendja (logjika), koshienca ose intelekti i lartë njerëzor, ndodhën të fshehur ose maskuar në bërthamën ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspekteve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjike. Në këtë prizëm edhe "logosi" është operativë dhe funksional si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektet e mundshme koshiente ose logjike.

Ndërkaq, në çështjet ose aspektet e njohura shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, më tepër është instrumental, sensual, eksperimental, kognitivë, inkarnativë, atraktivë etj.

Me fjalë tjera, "logosi" është' organ' ose 'energji e gjallë' që lëvizë ose penetron vazhdimisht brenda trupit, mendjes (trurit) dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se mendja (truri) e ushqen shpirtin dhe shpirti e ushqen mendjen ose trurin e njeriut. "Logosi" pra në radhë të parë është 'ligj' ose një 'princip i lartë universal' i cili e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, ko ekzistencën dhe harmoninë e gjithmbarshme në mes botës koshiente ose logjike ,botës trupore ose fizike dhe botës shpirtërore, materiale ose metafizike.

Ndonëse, pa i harruar në këtë sfond edhe reflektimet ose interferimet eksterne ose ekplikative të 'fizikës' dhe 'kimisë' ose ' biokimisë së brendshme' të trurit dhe shpirtit të njeriut.

Atëherë ç ‘është inteligjenca ose inteligjenca në kuptimin e plotë të fjalës...?

Fjala ose nocioni inteligjencë vjen nga fjala latine 'interlligere', që do të thotë të krijosh ose organizosh relacione, respektivisht marrëdhënie midis marrëdhënieve, raporte mes raporteve ose lidhje midis lidhjeve.

Ky term ose nocion është prezantuar dhe konfirmuar edhe nga Ciceroni, Sokrati, Platoni etj. Sipas tyre inteligjenca (inteligjenca) është ajo që bën njeriun të kuptojë dhe pranojë më mirë jetën, botën, natyrën dhe vetveten e tij.

Ndërkaq, sipas Aristotelit, trupi, mendja (truri) dhe shpirti i njeriut janë te pandarë me njeri tjetrin në kuptimin e asaj se shpirti i ka dy anë ose pjesë të tij operative ose funksionale: pjesën racionale dhe pjesën irracionale.

Ndaj, gjithnjë sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe perceptuara përmes inteligjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut.

Për Hegelin ndërkaq, inteligjenca është 'gardiani' ose kujdestari i të gjithë jetës tonë logjike ose psikologjike.

Përderisa, Imanuel Kanti e shikonte dhe kuptonte inteligjencën vetëm nëpërmjet bashkimit të saj me intuitën dhe sensibilitetin si dhe me ndërthurjet ose ndërvarjet totale dhe absolute që burojnë nga dija, evolucioni dhe përvoja e njohur objektive dhe subjektive e personit ose individit.

Shopenhauer e shihte inteligjencën si nënshtrim të shpirtit dhe vullnetit njerëzorë, gjegjësisht si elementin e parë esencial ose substancial.

Dekarti e përcaktonte inteligjencën si "mjet" ose "instrument" për përfitimet e shkencës dhe teknikës perfekte ose unikale të lidhur (a) me një pafundësi gjërash".

Leibnitzi i referohej inteligjencës si një shprehje e nukleusit progresivë të vetëdijes dhe ndërgjegjes së lartë njerëzore. Karl Poperi, Tomas Kuhni etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat