Shpëtimi i Shqipërisë

Opinione

Shpëtimi i Shqipërisë

Nga: Agim Jazaj Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 15:12
Autori Agim Jazaj

Aldos i ishin ngritur kukujes e kokës pardje, kur kishte takuar në rrugët e qytetit të Vlorës një ndër deputetët e qarkut, madje i zgjedhur me shumucën e votave nga zgjedhësit, por jo në krye të listës nga partia, por i renditur në fundin e listës!

“Çfar po bëni more në atë parlament”?- ishte drejtuar Aldua!

Deputeti i kish ngulur syt dhe i kish thënë Aldos së shkret: “Ky vend ka marë fund, ky vënd nuk bëhet”!

Aldos i kish rënë damllaja në kokë dhe u shtri për tokë!…

A ka shteg për të dalë nga kjo krizë, krim, katrahurë, kaq e gjatë dhe sa e thellë?

*Zgjedhje të parakohëshme, me qeveri teknike, dhe me kryeministër, për herë të parë) shqiptar; Talat

Nga AGIM JAZAJ Xhaferi; do të zhvillojë Maqedonia e Veriut, më 8 Maj 2024, së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit e vendit do të zhvillohet më 24 prill.

Modeli të porta e Shqipërisë, dhe sa larg nga standartet, kur edhe ai Shtet me bashkësi të ndryshme; do të zhvillojë zgjedhje të parakohëshme dhe me Kryeminstër Shqiptar!…

Po edhe shqiptarët (mos) e hedhin vështrimin matan tyre, mes njerëzve të gjakut të tyre dhe të disa kombësive të ndryshme, që bashkëjetojnë dhe bashkëqeverisen?!

Për të siguruar besimin në votën dhe qeverisjen e tyre, për të garantuar mos deformimin dhe abuzimin e votës, për ta numëruar dhe për ta shënuar ashtu si e kanë hedhur zgjedhësit në kutin e votimit, është e pa mundur të realizohet nga qeverrisja e abuzivizmit, deformimit të votës dhe grabitjen e pushtetit të pushtimit në harkun e mbi 3 dekada, por e hedhin vështrimin tej kufijve të politikës shqiptare dhe kufirit të vendit, tek fqinjët duke mundësuar e krijuar një qeveri teknike me kryministër, Shqiptar, por JO nga shqiptarët e Shqipërisë, por nga shqiptarët e jashtë Shqipërisë, madje duke marë modelin e Maqedonisë së Veriut!

Shumë qytetarë shqiptare ideojnë dhe kërkojnë, në vendin dhe shtetin AM, i cili renditet shumë prapa edhe ndaj vendeve fqinj, të përbërë edhe me shqiptarët e Kosovës, të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, dhe me bashkësi të ndryshme, ideojnë dhe shpresojnë vetëm duke formuar një Qeveri Teknike me Kryeministër z. Talat Xhaferi dhe të realizohen Zgjedhje të Parakoshme Parlamentare, po edhe zgjedhje Lokalë në një datë, me rreth 1.600 000 mijë qytetarë!

Shqiptarët e Kombit AM, endërojnë dhe meritojnë një qeverisje për t’i qeverisur dhe jo qeveri për t’i vithisur.

Duke mos pasur asnjë mundësi nga brënda vendit, nga zhvillimi i zgjedhjeve pa zgjidhje, në harkun e mbi 3 dekadave në dekadencë nga brenda kësaj shoqëria të indoktrinuar, kriminalizuar dhe të errësuar, shqiptarët endërrojnë dhe kërkojnë një qeveri Teknike DHE si mundësi e vetme me Kryeministër Talat Xhaferin.

MUND TA MBYLLIN PLAGËN SHKATARËT?

Është bhedhur në tregun e ditës mashtrimi i radhës: Pastrimin e institucioneve më të rëndësishme, të ndotura rënda, madje edhe “vetpastrimin e policisë”, ideuar nga titullari i saj, të gjithë e presin dhe e duartrokisin!

Ndotjen e rënë- rëndë edhe brenda këtyre radhëve, e përjetojnë, e ndjejnë dhe e shprehin edhe nga vet kontigjenti asaj stalle!

Edhe qytetarët e endërrojnë dhe befasohen, duke shruar pytjen e thjeshtë?:

*A është e munduar?!

*A mund të bëjnë vetpastirmin, kush ka bërë ndotjen?!

*A mund ta mbyllin plagën kush e ka shkatuar?!

E endërrojnë, po nuk e besojnë shqiptarët të ndodh, sepse: Shqipëria ka tri dekada, e veçmas në ditët e sotme që vetëm ndotet, dhe vazhdon rënien nëpër gremina!

Nuk e besojnë as qytetarët e thjeshtë dhe pjesa elitare, e quajnë Vendin, i ndodhur si në Vitet 1912; Për të Rifituar Pamvarësinë, dhe sot për të vendosur Demokracinë e Vonuar, Endërruar dhe Merituar!

Si rrugë të vetme shohin dhe përcaktojnë edhe qytetarët e thjeshtë për Zgjidhje: *“Zgjedhje të parakohëshme, me Qeveri Teknike, por dhe me Kryeministër shqiptar Talat Xhaferi!

Dhe me një administratë të zgjedhjeve, të zgjedhur nga Bij dhe Bija të Emigracionit Shqiptar”.

Kjo është politika, qeverrisja që qeveris, apo vithis, edukon, apo shthur vet-veten, po edhe shoqërinë? Legalizon të pa ligjshmem dhe mohon, shkatërron të ligjshmen! Dje “luftoi dhe shfarosi” parcelën e kanabizimit në Lazarat dhe sot është shtrir kanabizimi në çdo pllëmbë të vendit dhe do ta legalizojë me ligj hashashin; njësojë si duke i ndërruara hajdutit, hajnis, krimit; Llagapin!

Kur dje shëmbi lojrat e bixhozit, kazinot i shfarosi si të pa ligjshme dhe dhe sot i lulëzoi dhe legalizoi në çdo pëllëmbë të vendit dhe kërkon t’i legazioj me ligj. Kjo është politikë qevirsje sa qesharake, diletante prverse, aq dhe abuziviste! Politika e këtyre viteve e ngritur në sistem, ka vrarë për vdekje ndjenëjn e punës tek njerëzit dhe shpresën për shpresëvrarët!

Psikologjia e njerëzve është ngritur në sistem nga politka rrënuese se: Nuk jetohet duke mësuar e punuar, por vetëm duke mashtruar, grabitur, me kontrabandë, kultivimin e drogës dhe duke ikur nga vendi, e lënë vendin shkretë!

Shqiptarët nuk emigrojnë për një jetë më të mirë, por largohen nga vendi i tyre sepse; nuk kanë asnjë mundësi jetese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat