Hipokrizia e peticionit ideologjik

Opinione

Hipokrizia e peticionit ideologjik

Nga: Jakup Azemi Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Dje, me datë 19 Shkurt 2024 mediat e Kosovës dhe ato shqiptare publikuan nje peticion të nënshkruar nga një numër goxha i madh individësh me tituj akademik shkencorë, kryesisht nga Shqipëria, por aty-këtu edhe ndonjë nga Kosova. Në krye të listës së nëshkruesve të peticionit spikasnin emrat e Rexhep Qosjes, Pëllumb Xhufit, dhe Fatos Tarifës. Hmmmm! Mos të paragjykoj, ta lexoj tekstin së pari, thash me vete! Dhe e lexova! Tre emra kryesorë nënshkruesish, në mesin e tyre edhe Pëllumb Xhufi u cituan në tekstin në fjalë. Esenca a shqetësimeve të tyre mundë të përkufizohet kësisoj: Një numër studjuesish tashmë kanë ngritur teza për vjetërsinë e gjuhës shqipe (ndër ta Elena Kocaqi, Luan Dalipaj, etj - theksim imi), të cilët po sfidojnë tezat "zyrtare" të etabluara me dekada kryesisht të shkencës së historisë së prejardhjes së shqiptarëve dhe vjetërsisë së gjuhës shqipe.

Prandaj, intelektualët me në krye profesor Qosjen, Xhufin etj., kan ngritë zërin protestues kundër mediave të cilat po ju japin hapësirë publike këtyre studjuesve, dhe kësisoj po "cënohet" presitigji i shkencës shqiptare!

Peticioni si ndërmarrje publike dhe e drejtë demokratike duhet vlerësuar. Por, ka dy probleme me të! Së pari, teksti hyrës i peticionit (preambula, nëse doni) ështe abstrakt, dhe nuk qartëson objektin e peticionit dhe as përmend asnjë emër konkret kujt i drejtohet. Dhe këtu duhet shtruar disa pyetje: pse nuk përmenden emrat e atyre individëve që e cënuakan prestigjin e shkences së gjuhës shqipe; pse nuk përmenden mediat që ju jepin hapësirë publike këtyre "cënuesve"; a janë të tillët shumë, etj. I ngre këto pyetje sepse jam i shqetësuar në "misionin" e mirëfillt "shkencorë" dhe sublim të autorëve të peticionit, përkundër faktit që ata edhe mundë të kane arsye të drejta. Por ato duhen arsyetuar bindshëm dhe pa ekuivoke.

E drejta shkencore i takon çdokujt që dëshiron të mirret me te. Por shkenca i nënshtrohet një metodologjije e cila në themel të saj ka testimin, dhe si e tillë mbetet e hapur për prurje të reja. Pra shkenca lejon edhe falcibilitetin - rrëzimin e të vërtetave të pranuara paraprakisht, dhe duke ndërtuar të vërteta tjera, të reja, por duke ju pas nënshtruar po ashtu të njëjtit rigorozitet shekncor. Asgjë nuk është statike, madje as të vërtetat e vërtetuar shkencërisht. Një ndër prurjet e tilla duhet konsideruar pa dyshim përpjekjen e shumë gjuhëtarëve të mirëfillt siq është rasti i Mehmet Elezit, i cili në studimet e tij gjuhësore tashmë ka sjellë argumente të shtruara mirë që nënkuptojnë reformimi e gjuhës së unifikuar shqipe duke pëfshirë paskajoren!

Deri tani, nomenklatura, kryesisht e majt, "koincidentalisht" ideologjike,dogmate, ka rezistuar këtë reformim! Problemi i dytë, themelor, lidhet me moralin publik të peticionit, respektivisht autorëve të tij. Derisa ky kontigjent i inteligjences shqiptare është kaq vigjilent për gjuhën shqipe, kulturën, historinë, përse të tillët nuk ngrejnë zërin kurë cënohen interesat kombëtare si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë? Janë aq të shumta problemet kulturore e politike me karakter të interesave vitale të kombit që rënkojnë për intervenime e peticione, saqë domoshdoshmërisht detyron pyetjen: përse ky kontigjent nuk reagon kure një mori gazetarësh tashmë me vite po e torturojnë shoqërinë shqiptare me propagandë dhe me diverzione informative duke i shërbyer një klase politike që po e shkatërron në palcë interesin nacional dhe kulturën nacionale?

Një përgjigjje e thjeshtë më shfaqet: sepse ky kontigjent i përket një ideologjije, dhe këta reagojnë vetëm kurë ideologjija e tyre cënohet. Pra ky peticion s' ka vlerë, është hipokrizi ideologjike, prandaj s' ben gjë tjetër pos ju jep validitet pikërisht atyre kundër të cilëve është drejtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat