Vjosa nuk i fal të burgosurit, Thaçi e kishte falur njeriun që vrau me 34 plumba dhe dhëndrin e axhës që vrau kushëririn e tij

Opinione

Vjosa nuk i fal të burgosurit, Thaçi e kishte falur njeriun që vrau me 34 plumba dhe dhëndrin e axhës që vrau kushëririn e tij

Nga: Faton Mehmeti Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 20:13
Autori Faton Mehmeti

Presidentja e vendit Vjosa Osmani tash e dy vite nuk po fal asnjë të burgosur përkundër kërkesave nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ka pasur kritika në adresë të presidentes për mungesë të faljeve, me arsyetimin e Vjosa Osmanit se "ka ligje dhe rregulla të cilat duhet respektuar e duhet të respektohen”.

Por, krejt ndryshe kishte vepruar paraardhësi i saj, ish presidenti Hashim Thaçi. Gjatë kohës sa ishte president, Thaçi në çdo përvjetor të pavarësisë dhe fund vitit falte me dhjetëra të burgosur. Në mesin e tyre edhe vrasës, vrasje në tentativë, çka nuk ndodh askund në botë. Të kujtojmë këtu dy raste skandaloze, njëri është Nazmi Mujota, i cili në vitin 2007, kishte tronditur Komunën e Shtimes, duke e mbyt me 34 plumba vrasësin e vëllait të tij.

Nazmi Mujota, me dekretin e ish presidentit Thaçi është i lirë. Atij i janë falur dy vjet nga dënimi i tij. Skandaloze, të falët vrasësi. Rasti tjetër është edhe më i tmerrshëm, është rasti Hasan Recit, i cili është dhëndër i familjes së tij, përkatësisht burri i vajzës së axhës, Halime Reci. Për më tepër, Halimja është motra e ish truprojës së Thaçit, Hisni Thaçit, i dënuar për krime të luftës në rastin Drenica.

Raportimet thoshin se Hasan Raci kishte kryer dy vrasje jo pak të rënda. Në vitin 2008 ai kishte vrarë në oborrin e shtëpisë së vetë, vajzën e tij 15 vjeçare. Arsye për vrasjen e të bijës ishte dyshimi i tij se ajo kishte lidhje dashurie me kushëririn e largët të tij Mensur Racin. Për këtë vepër Raci ishte dënuar me vetëm dy vite burg. Çuditërisht ai nuk e kishte vuajtur gjithë dënimin e shqiptuar nga Gjykata duke kaluar vetëm gjashtë muaj në burg. Krejt kjo i kishte mundësuar të krye krimin e radhës ditën që kishte dal nga burgu kishte vrarë në mes të qytetit të Klinës kushëririn e tij 21 vjeçar, Mensur Racin.

Gjykata për krimin e dytë ia shqiptoi atij 19 vite burg, por kur e ke Hashimin mik shtëpie gjendet zgjidhja me ish presidentin që i kishte falur këtij dorasi, 3 vite të burgut. Në ditën kur ka dëgjuar për këtë falje, Babanë e Mensurit thotë se është ndier sikurse ditën kur e varrosi të birin e tij 21 vjeç. I indinjuar me vendimin e ish presidentit, ai beson se lidhjet e dorasit me familjen Thaçi nga Buroja e Skenderajt kanë ndikuar që atij t’i falen tri vite të burgut. Padyshim, ky ishte sistemi që kishte ndërtuar Thaçi me klanin e tij "Pronto".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat