Askush si Buçpapajt!

Opinione

Askush si Buçpapajt!

Nga: Agron Shabani Më: 2 mars 2024 Në ora: 10:18
Agron Shabani

Pa ndonjë stisje ose modesti të tepruar, jam njëri prej bashkëpunëtorëve të orëve të para të gazetës së përditshme autoritative, prestigjioze dhe renomative të shqiptarëve "Bota sot", ku si të thuash kam qenë në korrent dhe valë të shkurta me shumë ngjarje dhe zhvillime të veçanta ( të posaçme) kulturore, informative, shtetërore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera brenda një harku të gjatë kohorë, të lidhura ngushtë me gazetën nacionale shqiptare "Bota Sot". E sidomos me historinës dhe serializmin e njohur editorial dhe redaksional të kësaj gazete të madhe dhe shumë prestigjioze të shqiptarëve, e cila me kodin (kodesksin) e saj editorial dhe redaksional, me stilin, disajnin, dekorin, luciditetin, akribitetin, subtilitetin, sublimitetin, profesionalizmin, idealin, vizionin, narracionin, kredon, mesazhin dhe testamentin e saj mbarëshqiptarë (mbarëkombëtar) sikur i përjetësoi edhe njerëzit, popullin (kombin) dhe atdheun tonë gjithandej. Duke i bërë te veçantë dhe madhështorë shqiptarët, historinë, artin, kulturën, traditën, luftën, heroizmin, lirikën, epikën, mitikën, dramatikën dhe politikën e tyre në syte e botës.

Në këtë histori dhe celebrim të shkëlqyer dhe tepër brialnt të gazetës "bota Sot" në veçanti, si dhe të gazetarisë moderne të shqiptarëve në përgjithësi: Do i kisha vecuar z. Skënder dhe znj.Elida Buçpapaj si ish kryeredaktor dhe redaktor (e) përgjegjësse të gazetës "Bota Sot".

Se këndejmi, z. Buçpapaj si ish drejtor i përgjithshëm (gjeneral) i Radiotelevizionit Shqiptar, si diplomat dhe ish Ambasador i Shqipërisë në Konfederatën Helvetike të Zvicrës, si poet, shkrimtarë, novelist i spikatur dhe prozatorë, si intelektual i lartë (kulmimant) dhe patriot i shquar me botë, pedigre dhe vizion, së bashku me zonjen e tij, Elida Buçpapaj, e cila pos tjerash ka qenë gazetare, redaktore dhe moderatore e parë shqiptare e Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, kollumniste dhe redaktore përgjegjëse në "Bota Sot,publiciste, analiste dhe autore e disa librave ose romanëve të fushave të ndryshme e kështu me radhë: Me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tyre intelektual, profesional, komplementar dhe suplementar, kanë fituar respekt dhe admirim të posaçmen ( të veçantë) ne jetën, botën, ose panoramën e përgjithshme shkencore, intelektuale, kulturore, gazetareske, publicistike, politike dhe diplomatike të shqiptarëve. Duke ngritur në ikona dhe instanca të larta morale, intelektuale, profesionale dhe patriotike te shqiptareve.

Caku ose qëllimi final i artit, kulturës, moralit, disiplinërs dhe edukatës së tyre profesionale, etike dhe estetike, si duket janë pushteti moral i njeriut mbi vetevetën, si dhe mbi të tjerët përmes artit, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit të njohur shkencor ose akademik. 

Kjo për faktin se emancipimit dhe edukatës estetike në përgjithësi, u përkasin ose takojnë njeriu, populli (kombi), etnia, raca, gjinia,shteti, pushteti, shoqëria, arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, arsimi, shkenca, teknika, industria, ekonomia etj.

 "Njeriu duhet të edukohet, emancipohet dhe disiplinohet vazhdimisht, sepse për nga natyra është i gjallë, i egër ose tepër i vrazhdë. ", tha dikur Immanuel Kanti.

Se këndejmi, sipas estetikës, në art çdo gjë është relative, përveç të bukurës (bukurisë) dhe hyjnores ose profetikes që janë absolute, të përjetshme, relevante, sublime dhe madhështore.

Me fjalë tjera, asgjë nuk është më e fuqishme dhe më e pushtetshme tek njeriu i ditur, krijues dhe inovator, se sa edukata, kultura, arsimimi dhe arti ose talenti i tij.

Edukata estetike, është një koncept shumë më i gjerë, sesa koncepti mbi edukaten artistike.

Kjo e fundit është e kufizuar ose limituar, dhe ka të bëjë vetëm me të bukurën ose bukurinë në artin e krijuar letrar, vizatimor, gazetaresk, publicistik etj.

Ndërsa, edukata estetike ka të bëjë me të bukurën në përgjithësi... Në natyrë, në jetën familjare, shoqërore ose politike, në cilëndo krijimtari njerëzore, fizike, mendore, morale, psiçike (psikologjike), intelektuale, kulturore, profesionale etj.

Ndaj, për të njohur dhe kuptuar vlerën estetike, ose për të pasur shijen dhe njohuritë e gjithëmbarshme ose elementare për të bukurën, duhet poseduar dhe kultivuar në vazhdimësi, një sërë afinitetësh ose aftësishë elementare: aftësinë për të përceptuar, aftësinë për të nuhatur, shijuar dhe përjetuar, aftësinë për të vlerësuar dhe cilësuar, si dhe aftësinë për të ngritur, krijuar ose projektuar të bukurën në art, kulturë, letërsi, gazetari, politikë, diplomaci etj.

Ky mbase është misioni, ideali, vizioni, mesazhi, dekalogu dhe testamenti kryesor i z. dhe znj. Bucpapaj.

Se këndejmi, pa këto vlera, parime, premisa ose postulime të njohura estetike ose metaestetike, njeriu, në rastin konkret krijuesi ose artisti, nuk kanë as sy, as vesh, as shpirtë, as ndjenja, as emocione, as ide, ideale ose vizione të ndryshme mbi të bukurën në natyrë, apo në jetën e përdtishme.

Akceptimi, përceptimi, anticipimi, shquarja dhe artikulimi i vlerave të njohura letare, krijuese ose artistike, apo vlerave estetike në përgjithësi, bëhen ose zhvillohen përmes intelektit të njohur të krijuesit ose artistit, kurse përjetimi i artit bëhet vetëm përmes ndjenjave, shpirtit dhe emocioneve.

 Arti, është i dedikuar vetëm për anën shpirtërore ose emocionale të individit dhe kolektivitetit. Dhe, jo për stisje, rimime, kamuflime, valorizime, glorifikime, amputime, ambalazhime, relativizime, promovime, imponime, komercializime, fosilizime, instrumentalizime ose ç´orientime të ndryshme pseudoshkencore dhe antrofesionale që nuk kanë asgjë të përbashkët me artin si si mision, narracion dhe filozofi.

Këto premisa ose komponente të rëndësishme edukimi ose edukate, në radhë të parë trajtojnë pra raportin e njohur në mes jetës dhe të bukurës në kuptimin e jetës si art dhe artit si filozofi.

U mor vesh se sipas Dr. Ibrahim Rugovës dhe estetëve ose kritikëve tjerë letrar ose kulturor: 'Çdo njeri është një homo-estetikus.' ( lëxo: "E bukura si parim suprem i shoqërisë", Dr. Ibrahim Rugova, “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983”, Prishtinë, 1983).

 Çdo njeri pra, është një artist i vogël në brendinë ose vetvetën e tij,  dhe arti është një dimension i lindur i njeriut dhe gjithëmonë njeriu, gjatë tërë etapave të zhvillimit ose evolucionit të tij, ,ka treguar interesim dhe respekt maksimal ose optimal për të bukurën. (Dr.Rugova)

E bukura është kriter qenësor ose themelor i vlerësimit të marëdhënieve ose raporteve njerëzore, dukurive, procesëve ose fenomenëve të ndryshme jetësore, familjare (bashkëshortore), shoqërore, politike, shkencore, fetare, kulturore, intelektuale, natyrore, mbinatyrore, qenieve ose krijesave të njohura letrare, kulturore ose artistike dhe i tërë asaj që e rrethon dhe karakterizon njeriun.

Kjo do thotë se e bukura, e dashura, kultura dhe edukata, janë nevoja dhe procese të zhvillimit individual e kolektivë.

Ne nuk njohim asnjë shtet ose shoqëri në botë pa arte të ndryshme ose pa kulturë dhe arte.

 Ndaj, përderisa s’ka shtet ose shoqëri pa arte, pa bukuri ose dashuri, kjo nënkupton se gjithnjë ka pasur ndjenjë, emocion, imagjinatë, fantazi, interesim dhe përjetim për të bukurën në art.

 Vlerat, parimet, premisat, përjetimet, krijimet ose mbindërtimet e njohura estetike, nuk janë gjëra që maten, prehën dhe fiksohen në mënyrë kirurgjike, kozmetike ose gjeometrike, apo që mund të skicohen dhe dëshmohen si argument i kapshëm ose i prekshëm fizikisht. Jo, por, kuptimi, esenca (substanca), nocioni dhe rëndësia e gjithëmbarëshme e estetikës si shkencë ose disiplinë e shquar e filozofisë, qëndron në konstruktin, projeksionin, enkodimin, dekodimin, antinomin ose antonimin e saj etik dhe metaestetik.

Estetika është shkenca ose disiplina e njohur filozofike mbi artin, respektivisht, mbi të bukurën, të posaçmen, sublimen, relevanten, madhështoren etj. Ajo i studion, analzon , i shquan dhe fokuson të bukurën dhe të dashurën së bashku me shijen, teknikën, praktikën dhe teorinë e njohur për të bukurën ose bukurinë.

 Për këtë, Aristoteli konsideronte se, estetika është jo vetëm shkenca mbi artin, por filozofia e artit dhe s’mund të ketë diçka më të saktë se kjo."

Ndërsa, sipas Siegmuind Freudit: "Natyrën dhe origjinën e të së bukurës, konceptimin, anticipimin, përceptimin, përjetimin, krijimin dhe kuptimin  e saj, mund t’i shpjegojë në mënyrë të duhur shkencore ose metodologjike vetëm psikologjia ose psikoanaliza. "Arti është fenomen kulturor, shpirtëror ose emocional si dhe një shfaqje ose manifestim i përgjithshëm” ( Siegmund Freud  "Mbi Letërsinë dhe artet").

Arti ka karakter edhe filozofik, edhe sociopsikologjik.

Arti dhe filozofia janë dy forma të njohjes së botës dhe jetës së njeriut ku arti e trajton të veçantën, kurse filozofia e trajton të përgjithshmen, globalen ose universalen.

Estetika ka të bëjë me artin ose mbi të bukurën, ndërsa, arti ka të bëjë me ndjenjat,  shpirtin, emocionet ose përjetimet e ndryshme objektive dhe subjektive, ndijimet ndaj atyre gjërave që janë bukura dhe të cilat mund të shfrytëzohen edhe për qëllime ose lajtmotive tjera.

Për me tepër ndërkaq, ndërgjegjja estetike, nënkupton edhe ndërgjegjen e përgjithshme morale dhe humaniste që janë nevojë, kërkesë dhe synim i çdo shtetit dhe shoqërie të përparuar njerëzore ose qytetare.

 Sociopsikologët e njohur botëror ose ndërkombetar, kanë vlerësuar dhe konstatuar shpesh se, me art edhe njerëzit më të ashpër ose më të vrazhdë, bëhen më të ndjeshëm, më të butë, më racional, më social, më shoqëror, më familjar etj. Gjegjësisht, më pak egoistë, prepotent, stupid, nebuloz, skizofren, oligofren, neorofren, narcisoid, egocentrik etj.

Arti në përgjithësi dhe edukata estetike në veçanti, përmbajnë edhe fuqinë dhe mjeshtrinë e njohur të komunikimit të brendshëm shpirtëror ose emocional që i dedikohet shpirtit dhe që është pika më e ndjeshme dhe më esenciale e jetës ose organizmit të njeriut. 

Boshti  kurrizor i secilës estetikë krijuese ose artistike etj, është aftësia ose zgjuarsia për universalizimin dhe globalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve të njohura shkencore dhe humaniste.

Kjo do thotë se për të patur një karakter dhe shtrirje të përgjithshme (globale), etika dhe estetika e lartë shkencore, inteletuale ose profesionale, duhet të jetë universale.

Mbase, ngritja, projeksioni dhe ndërtimi i një etike globale (universale) dhe humaniste.

Domethënë, një gjakim i ri për virtytin dhe idealin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

Schopenhaueri thotë se "vetëm ndjenjat për të bukurën, mund të neutralizojnë veset ose instiktet iracionale dhe negative të njerëzve.

 E bukura sipas Jeronim de Radës, është burim i të gjitha gjërave të çmuara dhe pozitive...E bukura sublime, e bukura relevante, e bukura morale, e bukuria shpirtërore ose emocionale, e bukura mentale ose psikologjike, e bukura profesionale dhe intelektule, e bukura formale, e bukura diskriptive, e bukura  normative, e bukura relevante, e bukura relative, e bukura  sublime ose absolute etj.

Kjo është vlera krijuese, intelektuale dhe patriotike e një poeti, shkrimtari, gazetari, analisti, krijuesi artisti, intelektuali, politikani dhe diplomati.

Kështu është edhe në politikë dhe diplomaci....E gjithë filozofia politike dhe diplomatike, janë pra një akt, stil, takt, talent ose arti i gjuhës, dialogut, komunikimit....Diçka që na drejton drejt afrimit dhe koperimit me të tjerët.

Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori...

 Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant.

Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose diplomatët e ndryshëm, derisa i gjejnë ne gaf, ose i fusin në brendinë ose vetvetën (egon) e tyre, dhe i bëjnë për veti. Si miq ose klient të tyre racional e konstruktiv-kuptohet.

Këtë stil ose këtë traditë dydrejtimëshe ose insubordinuese, mund të hasim tek Kanti, Hegeli, Niçëja, Shopenhauri, Dekarti, Spinoza, Poperi, Loku, Hjumi (Humbi), Raselli, Platoni dhe deri tek filozofia ose pedagogjia e rreptë (strikte) e Aristotelit. Edhe tek Buçpapajt-sigurisht.

Thonë se arti i bën të pavdekshëm krijuesin ose artistin, ndërsa krijuesi ose artisti, e përjetësojnë artin.

Edhe gazetaria, publicistika dhe letësria janë art, ndërsa arti letrar, gazetaresk ose janë mjeshtëri, afinitet, talent dhe filozofi.

Ndaj, krijuesi  ose artisi, me arttin dhe talentin e tyre janë filozof.. Mbase, kundrues, gjurmues, hulumtues, eksplorues, misionar, vizionar, inxhinier, arkitekt dhe zbulues të së bukurës, të së dashurës, të së veçantës (posaçmës), sublimës dhe madhështores që e prekin dhe arrijnë të lartën.

 

U mor vesh se e bukura, e dashura, e vërteta, e veçanta, sublimja dhe madhështorja në art, nuk qëndrojnë vetëm në kuptimin e vijimsisë, vazhdimsisë, epigonizmit, konformizmit, oportunizmit, gjuhës ezopiane, faustiaane, tartufiane dhe kështu me raadhë, por edhe si formë dhe metodë e njohur krijuese, artistike dhe filozofike e debatit, dialogut, diskutimit, kritikës, studimit, analizës, sintezës etj.

Prandaj, Hegeli do thoshte dikur se : " Arti (i pandarë nga feja ose religjioni, si dhe nga shpirti i krijuesit ose artistit) dhe filozofia (e pandarë nga natyra, respektivisht nga gjenealogjia dhe gjenialiteti i natyrës) në fakt janë dy subjektët,e vetme dhe kryesore të,shpirtit absolut, për të cilat nuk ka asnjë formë dhe kuptim tjetër dytësorë ose relativë dallimi ose ndryshimi  në mes atij si krfijues ose artist dhe atij tjetrit si filozof..

Schielingu ndërkaq, do shprehej dikur se :Arti dhe filozofia në të vërtetë shprehin dhe interpretojnë të njejtën gjë, apo të njejtën çështje, por në forma dhe menyra të ndryshme.

Ndërkohë që kritikë të specializuar, serioz dhe kompetent në fushën artit letrar, gazetaresk ose publicistik, janë të bindur se rruga e artit të shkruar letrarë, gazetaresk ose publicistikë, është rruga më sublime dhe relevante drejt njohjes dhe kuptimit të botës, shpirtit, intimitetit dhe autenticitetit të paprekshëm dhe të pavdekshëm të një populli ose kombi të tërë.

Aristoteli me plotë të drejtë atëbotë i quajti prozën dhe poezinë si histori dhe filozofi në miniaturë, ndërsa historinë dhe filozifinë si prozë ose poezi në magjistraturë.

Shkrimtari, gazetari, analisti, publicisti, krijuesi ose artisti, në radhë të parë janë estetë ose filozof që e bëjnë puçjen (bashkimin) dhe unifikim e të bukurës me të dashurën, të dashurës me hyjnoren ose profetiken, si dhe të veçantës së tyre krijuese ose artistike më të përbashktën e kombit dhe atdheut të tyre përkatës ose respektivë në kuptim e artit si filozofi, filozofisë si art dhe jetës së njohur krijuese ose artistike si filozofi.

Kjo mbase është edhe vlera globale ose universale e individit krijues ose inovator.

Kultura është frytë i arsyes njerëzore dhe vetë arsyeja njerëzore është frytë dhe konstruksion historikë i shoqërisë njerëzore (qytetare), kulturore ose politike.

Shkrimtari, poeti, krijuesi, artisti, gazetari, analisti ose publicisti lucid, subtil, akribik, kontemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar, i talentuar dhe intelegjent  janë instanca ose institucione të larta morale, kulturore, shkencore, profesionale, intelektuale, mendore ose intelegjente...

Ata janë arketip ose shëmbull konkretë, autentik, sublim dhe relevant, të cilët me artin, shkrimin, talentin ose narracionin e tyre, e kanë për qëllim ose mision rikthimin e tërësisë sè mendimit racional e kritik në një institucion relevant dhe kompetent.

"Shkrimtarët dhe ushtarët, janë gjithëmonë pranë tokës.", tha dikur Dr. Ibrahim Rugova në stilin dhe cilësinë e një esteti, kulturogu dhe intelektuali të lartë shqiptar, duke e patur parasyshë "letërsinë revolucionare" në Francë, SHBA-së, Gjermani, Angli, Itali etj.

Ndryshe nga kjo, në vargun e shkencave ose disiplinave tjera shkencore ose filozofike si etika, antropologjia, gneseologjia, ontologjia, epistemologjia dhe kështu me radhë: Estetika është si të thuash shkenca ose disiplina më e avansuar, më e përsosur, me eksplorative dhe më fisnike e filozofisë.

E lindur, themeluar ose e veçuar si shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë nga estetët ose filozofët gjerman dhe ata frëng (francez) në fund të shekullit 18, respektivisht në fillim të shekullit 19: Estetika në radhë të parë është shkenca ose disiplina e njohur filozofike mbi artin (mbi të bukurën), mbi të përzgjedhurën, mbi të posaçmen ose të veçantën, lukrativen, sublimen, relenanten, madhështoren, superlativen etj.

Ajo i studion, analizon, eksploron, ravijezon, konturon, harmonizon, konvencionalizon dhe avanson vazhdimisht kushet ose rrethanat e gjithëmbarëshme, konceptët dhe përceptimet e ndjeshme, të ndërgjeshme, humane, lineare, lukrative, floruese, identifikuese, sinjalizuese, eksplorative, dekorative etj. Qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura sublime ose relevante dhe të ngjashme.

Me fjalë tjera, asgjë nuk është më e fuqishme dhe më e pushtetshme tek njeriu, se sa edukata, kultura, arsimimi dhe arti ose talenti i tij.

Arti dhe filozofia letrare, kulturore, gazetareske dhe publicistike e z. dhe znj. Buçpapyaj, trajtojnë të posacmen dhe të përgjithshmen e kombit dhe atdheut tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat