Nuk mund të jesh tradhtar dhe as anti-euro-amerikan nëse mbron sovranitetin shtetëror dhe lufton krimin e korrupsionin

Opinione

Nuk mund të jesh tradhtar dhe as anti-euro-amerikan nëse mbron sovranitetin shtetëror dhe lufton krimin e korrupsionin

Nga: Skender Kapiti Më: 5 mars 2024 Në ora: 13:04
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Vlera më e lartë kombëtare është mbrojtja e shtetit dhe e sovranitetit kombëtar.

Në demokraci kërcënimi më i madh sovranitetit kombëtar i vjen nga korrupsioni, gjë për të cilat janë shprehur edhe të gjithë presidentët dhe kryetarët e shteteve të vendeve demokratike dhe aleatët e shqiptarëve.

Dhe kjo është edhe arsyeja se përse edhe SHBA dhe BE ia imponuan politikës së Tiranës Vetting-un në drejtësi dhe ngritjen Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion, SPAK-un.

Aktualisht, këtë detyrë kombëtare e shtetërore, atë të mbrojtjes së sovranitetit shtetëror të Kosovës dhe të luftës kundër korrupsionit po e kryen mjaft mirë qeveria aktuale, si qeverisja më e mirë, më e përgjegjshme dhe më shërbëtore e shembullore ndaj shtetit, qytetarëve dhe kombit. Kjo gjë i ka shqetësuar shumë sidomos Serbinë, Rusinë dhe aleatët e Serbisë, por edhe disa politikanë e shtetarë evropiane, por fatkeqësisht pothuajse edhe gjithë politikën e mediat në Shqipëri si dhe opozitën politike në Prishtinë.

Politika e vjetër shqiptare në tërësinë e saj nuk e ka dëshiruar fitoren e alternativës LVV-GUXO, sepse si Tirana, Prishtina por edhe politika shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi donin të ruanin monopolin dhe status quonë kundër alternativës së re dhe ndryshe, dhe prandaj edhe sot ato janë bashkë kundër qeverisë dhe shpresojnë se me alibira dhe akuza e sajesa mashtrohen se do gjejnë mbështetje te ndërkombëtarët për të ardhur në pushtet.

Në Shqipëri asnjë politikë dhe pothuajse asnjë media nuk është në mbështetje të politikës kosovare të sovranitetit dhe të luftës kundër korrupsionit. Politika dhe mediat në Shqipëri nuk janë me atë politikë dhe dhe as me opinionin e shëndoshë kosovar që mbështesin sovranitetin dhe luftën kundër korrupsionit , dhe që kërkojnë Vetting-un në drejtësi. Por lajmet në televizionet e Tiranës japin vetëm opinionet e politikës opozitare kosovare dhe mercenarëve gazetarë e opinionistë të Prishtinës që janë avokatë të politikës së vjetër dhe të korrupsionit të ish pushtetit.

NUK KA MË ANTIKOMBËTARE, ANTIAMERIKANE DHE ANTIEUROPIANE SE SA POLITIKA E KORRUPTUAR, AJO E KAPJES SË SHTETIT DHE QË NUK MBRON SOVRANITETIN E SHTETIT, LIGJIN DHE KUSHTETUTËN.

Evropë, jo hipokrizi dhe pabesi por tregohu e sinqertë me Kosovën!

Në asnjë mënyrë nuk duhet që për interesa të Perëndimit të sakrifikohen nga sovraniteti i Kosovës, sepse kështu ka vepruar gjithmonë Evropa e cila për interesa të saja qysh në vitin 1913 kur ajo i copëtoi trojet shqiptare dhe ua dhuroi ato serbo-sllavëve dhe grekëve.

Europë nuk mund të jesh aleat besnik, strategjik dhe as i sinqertë i shqiptarëve kur ndryshoni kahje sa here ndërroni qeveritë, kryeministrat e presidentët dhe kur ndryshoni politikën në dëm të Kosovës sa herë që dëshiron interesi juaj.

Ju i luteni Serbisë që të largohet nga Rusia, por ajo as nuk largohet, por armatoset nga Rusia. Serbia as sanksione nuk i vendos Rusisë agresore pas sulmit të saj mbi Ukrainën, dhe po kështu si Rusia ashtu edhe Kina mbrojnë me fanatizëm gjithçka çfarë thotë e programon Beogradi.

Ju perëndimoret pse nuk e njohët Kosovën shtet dhe pavarësinë e saj sapo Kosova u çlirua nga Serbia me ndihmën e NATO-s?

A mos prisnit që të demokratizohej, të “evropianizohej” e të largohej Serbia nga Rusia?! Apo prisnit që të kalonin vite dhe akoma ju nuk e ndëshkuat dhe as nuk e keni ndëshkuar e as njohur akoma gjenocidin serb?

Pse nuk e anëtarësuat dhe nuk e anëtarësoni Kosovën në NATO kur NATO është aty që me 12 Qershor 1999, por madje ndërhytë për çarmatosjen e UCK-së dhe akoma as nuk e njihni Ushtrinë e Kosovës?

Pse edhe vizat ua dhatë qytetarëve të Kosovës me tepër e tepër vonesë, a thua se kosovarët dhe Kosova nuk ishte shtet në Evropë?

Pse edhe heqjen e dinarit serb nga qarkullimi ju po e pengoni kur Kosova si valutë ka dhe e pranon vetëm euron evropiane?

Pse nuk e integroni Kosovën në BE dhe pse nuk e anëtarësoni atë në NATO as tani kur Rusia pushtoi Krimenë dhe as kur tani ka pushtuar edhe shumë territore të tjera në Ukrainë.

Pse nuk e armatosni Kosovën kur Serbinë e armatosin Rusia dhe Kina?

Armatoseni Kosovën se ajo e del vetë për zot vetes së saj.

Por ju nuk e bëni as këtë, por përkundrazi e pengoni.

BE, si ka mundësi që ju i vendosët sanksione Kosovës dhe jo agresorit serb, dhe pse i vendosët sanksione Kosovës që po mbron sovranitetin e vet nga kërcënimi i Beogradit, ndërsa për Ukrainën jepni miliarda e miliarda dollarë e euro armë e ndihma ushtarake për të mbrojtur sovranitetin e saj dhe organizoni edhe Samite e takime për të?

Jo vetëm kaq por ju edhe ndikoni e i impononi edhe Tiranës politike që ajo të jetë me ju kundër sovranitetit të Kosovës, dhe arriti puna deri aty sa që Shqipëria i vendosi edhe sanksione Kosovës pse Kosova mbron sovranitetin shtetëror të saj, pse mbron territorin dhe pse zbaton Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Nëse Serbia realizon synimet e saj për formimin e botës serbe, dhe nëse ajo merr nga Kosova atë se çfarë ajo dëshiron, atëherë pse u bë lufta në Kosovë?

Po kështu edhe nëse Rusia pa luftë do të merrte nga Ukraina ato çfarë ajo synon, atëherë nuk do kishte pasur nevojë për luftë as në Ukrainë.

Kosova u çlirua dhe sot është shtet sovran dhe kurrë Serbia nuk do të mund të rikthehet më aty. Kurrë nuk do të mund të kthehet më Serbia në Kosovë, dhe kot shohin ëndrra me sy hapur minoriteti ardhacak serb ne Kosovë, nostalgjikët e titizmit, disa islamofobë dhe ata që kanë pasur dikur kumari e krushqi me serbët.

Kurrë Kosova nuk do të sakrifikojë nga sovraniteti i saj pse duan Serbia, Rusia apo edhe interesat e politikës evropiane.

Të mbrosh shtetin dhe sovranitetin kombëtar të Kosovës është patriotizëm, është e drejtë dhe detyrë kombëtare e shtetërore dhe nuk është as antieuropianizëm dhe as antiamerikanizëm.

Të gjithë ata politikanë, shtetarë, intelektualë e mediatikë shqiptarë të cilët shohin vetëm interesat personale për pushtet dhe ato të hajnisë e korrupsionit, atyre nuk u intereson interesi kombëtarë dhe sovraniteti. Shikoni se si pavarësisht se Kosova e Shqipëria janë në vijë të parë në mbrojtje të Ukrainës, mirëpo Ukraina shikon vetëm interesin e saj dhe nuk e njeh akoma shtetin e Kosovës.

PRA ÇDO KOMB E SHTET SHIKON SË PARI INTERESIN KOMBËTAR DHE ATË SHTETËROR TË VETIN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat