Ja pse gazeta “Bota sot” është e para

Opinione

Ja pse gazeta “Bota sot” është e para

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 7 mars 2024 Në ora: 11:40
Llogo e gazetës “Bota sot”

Sipas të dhënave të fundit nga Similar web, një instrument i saktë për matjen e audiencës, faqja online e Gazetës kombëtare “Bota Sot” ka arritur të mbajë pozitën e parë ndër mediat e Kosovës.

Gjithmonë gazetën “Bota sot” e kam vlerësuar si gazetë gjithkombëtare shqiptare për shumë arsye. 

Së pari: është ndoshta ndër të paktat gazeta shqiptare e cila është e lirë dhe e pavarur, gjë e cila është tipari dhe vlera parësore për mediat, pasi “Bota Sot” është ajo e cila nuk varet as nga politika, as nga oligarkët, si dhe  po tjetra që është shumë e rëndësishme e që e bën atë akoma me të besueshme dhe më të vlerësuarën është fakti se ajo nuk është “private”  në kuptimin e asaj se aty nuk shkruhet e nuk botohet cfarë dëshiron vullneti dhe imponimi i pronarit, gjë të cilën nuk e kanë mediat dhe gazetat e tjera as në Kosovë dhe as në Shqipëri, ku në  Shqipëri si gazetë e lirë dhe e pavarur është Gazeta “bulevard”.

Së dyti: duke qenë e tillë te ajo Gazetë shkruajnë e botojnë shkrime, analiza dhe botime të larmishme dhe nga të gjitha lëmenjtë intelektualë, profesionistë dhe profesorë e akademikë të mirëfilltë nga e gjithë bota shqiptare:nga  Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe nga diaspora, dhe prandaj ajo është më e lexueshmja ndër të gjitha mediat on line të tjera. 

Së treti: te “Bota sot” në një kohë rekord aty gjen informacione dhe lajme të sakta nga e gjithë hapësira shqiptare.”Bota Sot”është gazeta më e madhe shqiptare  sepse ajo promovon realitetin gjithshqiptar, madje edhe ngjarjet dhe aktivitetet   si ato historiko-kombëtare, politike, shkencore dhe sportive që zhvillohen në Shqipëri, “Bota sot” i paraqet ato më mirë dhe më sakt e më shpejt se sa që e bejnë mediat e Tiranës, ku këto të fundit, mediat në Shqipëri e paraqesin shumë pak, për të mos thënë që nuk paraqesin asgjë nga zhvillimet e rëndësishme në Kosovë, madje arrijnë deri aty sa rrallë tek-tuk ndonjë media në Shqipëri shkruajnë dhe paraqesin zbehtë dicka për Kosovën edhe kur është fjala për  Festën e Pavarësisë së Kosovës dhe për Epopenë e Lavdishme të UÇK-së.

Së katerti: ajo e cila e bën Gazetën “Bota sot” të parën është edhe fakti se ajo ka edhe një staf të mrekullueshëm gazetarësh profesionistë, me kulturë dhe etikë gazetareske  dhe të aftë që meritojnë respekt dhe mirënjohje për punën përkushtimore gazetareske të tyre.

Urime “Bota sot”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat