Opozitën nuk e sfidoi kryeministri Kurti, por e mësoi si të veprojë

Opinione

Opozitën nuk e sfidoi kryeministri Kurti, por e mësoi si të veprojë

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 23 mars 2024 Në ora: 14:05

Kjo opozitë edhe lypëse edhe krenare, po shihet qartë se shkaku qëndron dikund tjetër, që kjo opozitë nuk është e gatshme dhe nuk do ta sfidonte këtë qeveri, sepse nuk mundet ti bëjë numrat, por sikur kryeministri duhet vet t’u lëshoi rrugë, sepse dojnë me u tranu për pushtet.

Kryeministri Kurti, edhe pse është i zënë me punë dhe probleme të tjera, kur Kosova, gjindet në një situatë të pa lakmueshme dhe do ta ketë vështirë të depërtoj nga kurthat, që po ia përgadit Serbia, kundër Kosovës, kjo opozitë as që e qanë kokën për një gjendje të tillë, por e ka hallin e saj se si me e rrëzue këtë qeveri dhe kryeministrin Kurti, me e heq sysh.

Dhe mbas gjithë kësaj rrëmuje dhe krizave në vendin tonë që po i krijon politika e Serbisë, në krye me Vuçiqin, duke iu kërcënuar Kosovës, në çdo kohë dhe në çdo hap në rrugët e saj të përditshme dhe integruese, kjo opozitë me rrolin e saj iritues kundër qeverisë Kurti, po i shfrytëzon momentet edhe para bashkësisë ndërkombëtare, duke e shfryer ligësinë e tyre politike dhe arrogancen e turpshme, duke u bërë në një mënyrë krah i Serbisë.

Kosova dhe populli shqiptar i Kosovës, është miku më i madh i popullit amerikan, i cili ka besim të plotë dhe të pa zavendësueshëm , duke besuar thellë në përpjekjet dhe sakrificat e këtij vendi, dhe gjithë këtë besim dhe marrëdhënie reciproke që kanë këto dy vende, nuk është e mundur që për shkak të një monedhe serbe, apo «dinarit» do të bie poshtë një miqësi aq e shëndoshë dhe e qëndrueshme në mes SHBA-ve dhe Kosovës.

Dhe kryeministri Albin Kurti, nëse me qëndrimet e veta të drejta apo të pa drejta, por me qëllim për të mbrojtë interesat e shtetit dhe popullit të vet, duke mos heqë dorë nga parimet dhe të drejtat ligjore e kushtetuese, nuk do të thotë se qëndrimet e tij janë kundër Eskobarit, Grenelit dhe të tjerëve, dhe bie në kundërshtim me SHBA-të, ashtu sikur po pretendon dhe proklamon kjo opozitë.

Sipas opozitës, kryeministri Kurti, po na largon dhe po na prish me SHBA-të, dhe miqtë tjerë ndërkombëtar, duke mos pranuar këshillat e tyre, pa i marrë parasysh se në favor të kujna janë.

Pastaj kryeministri po bëhët i pa përshtatshëm për opozitën, sepse strukturat paralele dhe bandat kriminele serbe i qiti jashtë kufirit, dhe dinarin ua dha me veti.

Poashtu, zgjedhjet në katër komunat veriore i organizoj pa mandatin e këtij komuniteti, i cili komunitet vetë i refuzoi dhe i përjashtoi nga Institucionet e Kosovës.

Kryeministri Kurti, nuk i konvenon kësaj opozite, sepse është i vetmi kryeministër, që e mbajti aq gjatë qeverisjen e këtij vendi, prandaj nuk i konvenon kësaj opozite dhe që në fillim të mandatit të tij e deri më sot janë kërkuar zgjedhje të reja, sepse një pushtet që respekton ligjet dhe parimet e këtij vendi, bie në kundërshtim me interesat e opozitës, e cila ka rënë në hall se nuk po mundet të ngritet edhe njëherë me këmbët e veta të «thyera» .

Pas kësaj interviste janë ngritë zërat e opozitës, së cilës po i prinë zëri i Memlit, nga PDK, duke qenë i gatshëm të bëjë nënshkrimet e partisë së vet, për të shpalosur përsonalitetin dhe punën e duarve të veta, sëcilës po ia ka lakmi vetëvetës.

Edhe Ramushi është i pajtuar me AAK, që zgjedhjet të fillojnë menjëherë, sepse kjo qeveri e Kurtit dhe vetë Kurti, na ka futur në krizë të përgjithshme, që na ka prishë edhe me miqtë ndërkombëtar, duke harruar se, kur ishte vet kryeministër edhe rezervat shtetërore i bëri «rrush e kumbulla».

Deri dikund ishte më e përmbajtur LDK, dhe Abdixhiku, duke thënë se, zgjedhjet janë sfida, por pas gjithë kësaj shtyse do të ishte e arsyeshme, që kryeministri Kurti, vetë të jep dorëheqje, që do të thotë se, kryeministri Kurti, sikur duhet vet të dorëzohet.

Prandaj, kryeministri Kurti, në një intervistë para këtyre ditëve tha, nëse e kanë vendosë opozita të shkojmë në zgjedhje të reja, është mundësia, edhe ne jemi të gatshë, që ndoshta do t’u ndihmoja ti bëjnë numrat, por dorëheqje NUK JAP, sepse nuk kam për çka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat