Banjska, pika më e ndieshme që Serbia, kishte dhe ka qëllim destabilizimin e Kosovës

Opinione

Banjska, pika më e ndieshme që Serbia, kishte dhe ka qëllim destabilizimin e Kosovës

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 30 mars 2024 Në ora: 08:39
Banjska

Jo që duhet hedhur poshtë deklaratat dhe videot e kryeministri Kurti, ku shihen pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë, jo shumë largë kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banjë, të Zubin Potokut, një lëvizje e gjallë dhe e një realiteti të prekshëm dhe të bazuar në dëshmi e fakte.

Por, njëkohësisht presidenti i Serbisë, Vuçiq, viktimizohet në atë mënyrën e vet si gjithherë, kinse vendi i tij është nën presion të vazhdueshëm dhe në një gjendje të vështirë nga presionet ndërkombëtare, për ta njohur Kosovën si shtet.

Dëgjohen vazhdimisht fjali të tilla të presidentit të Serbisë, ndonse Serbisë, iu janë kundërvuar të tjerët, dhe nuk e lënë të qetë, duke i mohuar lëvizjet ushtarake që vet i organizon dhe aranzhmon përgjatë kufirit me Kosovën.

Në realitet këto nuk janë lëvizje rutinore, por janë trupa të kësaj ushtrie vëzhguese, që moniturojnë gjendjen përgjatë kufirit me Kosovën, edhe pse thuhet nga qarqe të ndryshme, se këto lëvizje janë manevrime të taktikave ushtarake serbe, apo janë edhe si konsumim i politikave të Vuçiqit, që kanë për qëllim në këtë formë destabilizimin e Kosovës dhe rajonin.

Janë shumë argumente që prodhojnë shqetësime dhe ngarkimin psikik të popullatës së përgjithshëm të vendit tonë, dhe a mund të kemi të paktën një vizion të qartë për kompleksitetin e këtij populli, i cili si qenje njerëzore si edhe qenjet tjera që kërkojnë një mirëqenje e stabilitet, të cilët në këto rrethana dhe kërcënime nga Serbia, a ekziston diçka në natyrën njerëzore, që merr përsipër përgjegjësinë dhe e shmang rrezikun që nxjerr krye prirja për ti zgjedhë problemet me dhunë.

Ajo përgjegja më e prerë do të ishte, edhe pse ky popull në rezistencë të përhershme dhe ballafaqim me armiq të ndryshëm, kurrnjëherë gjatë historisë së vet nuk e planifikoi dhe lakmoi atë që nuk është e vetja, apo të uzurpoi të huajën, kryesisht jo, në bazë të frikës dhe pafuqisë, por në bazë të vetëdijes dhe arsyes si shoqëri e vetëdijshme njerëzore.

Duhet të jemi të vetëdijshëm se, lloj i lëvizjeve të tilla të ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën, nuk janë vetëm një lloj i stërvitjeve ushtarake serbe dhe kurgjë më shumë, por edhe vetë Vuçiqi, në tubimet dhe konferencat me madhorët e Ushtrisë serbe e tha, se duhet ta gjejmë momentin dhe kohën e qëllimeve tona strategjike, që ta shqyrtojmë çështjen e veriut të Kosovës.

Kush do të thoshte se NATO, nuk veproi arsyeshëm me bombardimin e Serbisë,(Jugosllavisë)nën regjimin e Millosheviqit, në vitin 1999, të cilën po mundohet Serbia, Rusia dhe Kina, ta ç’montojnë dhe nënvlerësojnë si një veprim dhe ndërhyrje humanitare, e cila veproi dhe e largoi në mënyrë të drejtë një ushtri dhe paramilitarizëm barbar nga Kosova, që ishte përgaditë të realizojë një plan çfarosës për një popull të tërë dhe të pafajshëm.

Edhe sekretarja e SHBA-ve, zonja Marilyn Albright, e kishte thënë në fjalimet e saj mbas largimit të kësaj force fashiste, se me Millosheviqin, është e pa mundur të negociohet për paqë, kur ne flisnim për një gjë të tillë, ai i shtonte forcat e veta përditë e më shumë, duke e sulmuar popullatën e pafajshme dhe duke ua djegur vendbanimet e tyre bashkë edhe popullatën në këtë flakë.

Sa do që përpiqemi të bëjmë një dallim të vogël nga e kaluara, do të ishte e pa mundur, sepse trashëgimia e regjimit të Millosheviqit, është adaptuar dhe transmetuar te presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me plane dhe strategji të njëjta dhe identike ndaj Kosovës.

Edhe pse bashkësia ndërkombëtare në veçanti BE, dhe SHBA-të, janë të interesuar dhe të angazhuar që të përmirësohen marrëdheniet në mes Kosovës dhe Serbisë, si edhe të dominojë paqa në mes këtyre dy vendeve, duke kuptuar se edhe Ballkani perëdimor e ndjenë dhe përjeton një stabilitet dhe mirëqenje të tillë, apo në të kundërtën.

Mirëpo, në anën tjetër presidenti Vuçiq, ka vetëm fjalë dhe retorika, që i shtjellon dhe pështjellon me të pa vërteta, të cilat i hasim në shantazhe dhe kërcënime ndaj Kosovës, në të cilat kanë një domethënje të ndërthurur, kur ai, e shton numrin e ushtarakëve të forcave speciale, duke i shtuar edhe armatimet e llojeve të ndryshme, që i merr edhe si dhuratë nga Rusia e Kina, për të ndezë një konfikt, apo luftë të mundshme në adresë të Kosovës, dhe rajonit.

Serbia, tani për tani ka probleme dhe mospajtime edhe brenda saj, sidomos te popullata e emancipuar dhe pro-evropiane, e cila proteston përditë kundër një qeverie autokrate të udhëhequr nga kryetari i saj Vuçiq, i cili në zgjedhjet e fundit ia jep fitoren e pushtetit me vota të vjedhura, ndaj të cilit janë në kundërshtim edhe mediat e pavarura, të cilat kanë probleme nën monotorimin e një vëzhgimi dhe kontrolle të këtij regjimi.

do ta nxiste edhe Bosnjen, përmes Millorad Dodikut, një bashkëpunëtor i ngushtë i Putinit dhe Vuçiqit, i cili pretendon të shpall pavarësinë e plotë të Republikës serbe, ku në një takim të fundit me 27 mars, të këtij viti, Vuçiq dhe Dodik, do të përgadisin një Asamble madhështore gjatë festës së Pashkëve ortodokse serbe, me 5 dhe 6 maj, me ç’rast mund të mirren edhe vendime të rëndësishme për krijimin e «botës serbe».

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat