Ardhmëria e Kombit-Atdheut tonë, është Shkolla e jo feja!

Opinione

Ardhmëria e Kombit-Atdheut tonë, është Shkolla e jo feja!

Nga: Skender Jashari Më: 27 korrik 2017 Në ora: 11:56
Skender Jashari

Në një  vend, që populli nuk mendon  për  ardhmërinë e tij, por më shumë i jep  rëndësi “amshimit”, objekteve  fetare, në  vend  që  t’i jepnin rëndësi Ardhmërisë së popullit të tij, është  i destinuar për shumë dështime në të ardhmen e tij! Madje edhe predikimet  të vetëquajtura  fetare, nga eksponentë të dyshimtë të qarqeve agjenturore sllavo-islamike, të llojit “ kjo jetë  është sprovë jeta në amshim është e vërtetë”, “muslimani i vërtetët mendon vetëm për amshimin” etj etj, janë  dashakeqe dhe qëllimkëqija për  Ardhëmrinë e Kombit tonë.

Ne ankohemi që  jemi të papunë, të varfër apo në nivel standardi jetësor më të ulët etj, mirëpo asnjë orvatje nuk e bëjmë nga vetja për ta ndryshu këtë realitet! Në çdo fshat, madje edhe në katundet (fshatrat e malësive tona), qytetarët  tonë kanë ndërtuar  xhamija, duke dhënë nga disa  qindra apo edhe nga disa mijëra euro, pa përfshirë edhe fondet që vijnë nga organizatat  terroriste islamike apo edhe të Serbisë! Në asnjë  rast  nuk ka të renovuar e lëre më  të jenë ndërtu ndonjë shkollë! Askush më shumë sesa armiqët e djeshëm a edhe të sotëm, të Kombit tonë, nuk kanë interes që Vendi ynë të  “lulëzohet” nga objektet fetare. Një  xhami më shumë do thotë një shkollë më pak! Sepse edhe gjatë  viteve  1878-1945, në  vazhdimësi Perandoria Osmane-Turqia,  Serbia, Mali i zi, Maqedonia, Greqia etj, shkaku i lulëzimit të ideologjisë fetare, lehtësisht  na  copëtuan dhe u copëtuam!

Në po këto  fshatra dhe në katunde, nuk ka shkolla  fillore, nuk ka ambulancë e asnjë objekt tjetër me destinim për  t’i shërby qytetarëve!  Asnjë Shkollë nuk është  ndërtuar nga  iniciativa  e  qytetarëve, të  gjithë  këta  “qytetarë”  e kërkojnë që atë  t’ia bëjë  Qeveria  apo edhe  organizatat  e huaja  Europiane dhe Amerikane! Ky është  Mjerimi Shpirtërorë, që  sjellë edhe  Mjerimin  socio-ekonomik! Nëse jepemi pas Amshimit, atëherë  pse  vajtojmë dhe kukasim për Mjerimin  socio-ekonomik!

Edhe përkundër faktit që shumicën e popullsisë e kemi të re, madje sipas  vlerësimeve  kemi popullësinë më të re në Europë, derisa  të gjitha vendet europiane kanë  shumë më shumë popullsi të  plakur, ata  mendojnë për pasardhësit e tyre (të pakët)! Injoranca që mbretëron ende në popullin tonë, sidomos tek një shtresë e saj është për të  ardhur keq!

Rilindasit  tanë, thonin që Shqipëtari mbi fe ka atdhe, apo që Shqipëtarët janë shumë sipërfaqësorë sa i përket  fesë etj, të njejtën dukuri e dhanë edhe studiues të huaj të cilët vizituan Trojet tona, e  që bënë krahasime me vendet tjera fqinje të ballkanit, pikasin dallimin e vetëm :Shqipëtarët  gjithmonë  thonë  se janë  Shqipëtarë e jo të krishterë, musliman etj, derisa fqinjët e tyre gjithmonë identifikohen me fenë që i përkasin!

Çfarë  Parajse  pret  një At/nënë, Gjysh/gjyshe, Stërgjysh/stërgjyshe, kur fëmijën, nipin, stërnipin  e le pa Shkollë, kurse për vete( Ati/nëna, Gjyshi/gjyshja, Stërgjyshi/stërgjyshja) mendon që të shkojë në Parajsë përmes xhamisë!

“Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,

Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;

Ca thonë  kam fe ca thonë kam din;

Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”

Do  thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa të tjerë,

Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!

Priftinit e hoxhët ju kanë hutue,

Për me ju damun me ju vorfnue!

Vjen njeri i huej  e ju rri n’votër,

Me ju turpnue me grue  e motër,

E për sa pare qi do t’fitoni, 

Besën  e t’parëve t’gjith e harroni,

Baheni robt e njerit t’huej,

Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej. 

………………………………….

………………………………….

………………………………….

Çonju, Shqyptarë, prej gjumit çoniu,

Të gjithë si vllazën n’nji besë  shtërngoniu,

E mos shikoni kasha e xhamia;

Feja e Shqyptarit asht shqyptaria!”( Pashko Vasa)

Kur në çdo fshat, katund madje edhe qytet të Atdheut tonë, të vetëdijësohemi, që Shkollat t’i ngrisim me kontribut të çdonjërit nga ne (ku Insititucionet shtetërore nuk  arrijnë ta bëjnë), apo që ato t’i pajisen me labaratore, biblioteka, salla përcjellëse etj, atëherë Atdheu, Kombi ynë ka dalur në Dritë përgjithmonë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat