Politika e vjetër ka mostra në parlamentin e ri

Opinione

Politika e vjetër ka mostra në parlamentin e ri

Nga: Ilir Vata Më: 29 gusht 2017 Në ora: 18:11
Ilir Vata

Jo vetëm modeli i politikës së vjetër është gjallë, por dhe disa nga politikanët që i përkasin të shkuarës janë ende aktiv në politikë madje edhe në parlamentin e ri që do çel sesonin në fillim të shtatorit.

Ka deputet që në kohë të rënjes së diktaturës, ka politikanë, kryetarë partishë që tashmë kanë kaluar dekadat dhe ende nuk kanë menduar të tërhiqen apo të zgjedhin një vend tjetër ku mund të kontribuojnë, apo të heshtin për të mos thënë që të kërkojnë ndjesë për ato gjera që bënë keq.

Edhe ky parlament do të ketë mostërat e të shkuarës si për të na treguar se politika e vjetër është ende gjallë, e shkuara e diktaturës flet ende dhe personazhet janë aktiv në politikën e përditshme madje edhe aty ku bëhen ligje, pikërisht në parlament.

Janë po ata të djeshmit që në kohë të diktaturës ishin sekretarë partie, ministra apo njerëz me poste në diktaturë që na predikojnë post-komunizmin si një formë demokracie, dhe në fakt jemi në trazicion një formë e pa hasur shteti më parë, dhe në këtë tollovi, jo pak, por një çerek shekulli radhaz po ata, të djeshmit, shtuar dhe persekutorët e diktaturës që na u bënë ligj-berës, ligj-zbatues dhe politikanë të se ardhmes demokratike, kur në fakt janë ata që të ardhme e gjenin në diktaturë, duke penguar të nesërmen e qytetarve shqiptarë.

Këta janë ata që dje predikuan diktaturën e proletariatit duke i përndjekur shqiptarët, interrneur, dëbur dhe burgosu dhe duke u privuar lirinë e tyre qoftë dhe për shkollim, sot ata na përmendin integrimin, të drejtat qytetare, europën, pra janë po ata të së shkuarës që po na vjedhin të ardhme.

Sot janë sërish ata dhe tashmë parlamenti do të çel vathën e radhës së të shkuarës, për të na predikuar demokracinë, integrimin europën, një paradoks në politikë që ndodh vetëm në Shqipëri?!.

Një melodramë, ku personazhet vijnë nga e shkuara e ndonse të zhytur në mëkat ata paraqiten me një fytyrë të re, pra në modelin e dyfytyrësisë ata tregojnë njëhërazi të shkuarën dhe të sotmen dhe janë me të vërtetë personazhe që ia vlenë t’i vëshë në skenën e mekodramës së politikës shqiptare, por jo për t’i dërguar në parlament në vendin ku bëhen ligje dhe votohen fatet e shqiptarëve.

Këta personazhe janë përgjegjës jo vetëm për krimet e të shkuarës, por dhe për mungesën e trasparencës me të shkuarën sepse duke e mbyluar krimet e diktaturës, duke fshehur të vërtetën e një regjimi despotik si komunizmin në Shqipëria, ata bëhen rrezik për rikthimin e regjimeve të tilla në vend, sepse brezat e rinjë nuk do dinë së ç’është diktatura dhe premisat janë të mëdha që regjime të tilla të kthehen sërish.

Në një vend ku trasparenca është e munguar, ku ende nuk është kuruar e shkuara, ku pasojat e regjimit komunist janë të pakrahasueshme dhe të hasshme në përditëshmërin e qytetarëve, jo vetëm të të përndjekurit por të të gjithë shoqërisë, atherë të gjithë duhet të druhemi se shenjat e regjimit komunist hasen çdo ditë dhe jo pak herë na janë bërë prezen ndërvite, madje dhe vitet e fundit, pra silueti i diktaturës dhe shenjat e saj janë parë shpesh edhe se ka 27 vite që diktatura ka rënë.

Këta të djeshmit, sot janë bërë milioner fal pushtetit që u dha dhe trasferoi diktatura dhe pasuritë janë bërë mal duke bërë një mal me paligjshmeri, dhe ja ku jemi pas 27 vitesh ku çirremi për drejtësi dhe ajo është ende në proces implementimi, dhe tashmë ka një emër “Reforma në Drejtësi” dhe të gjithë sytë dhe veshët i kanë nga drejtësia, mbase e vetmja shpresë që i bënë ata (pra njerëzit) të bësojnë se Shqipëria do të ndryshojë, por ajo që mbetet enigëm është fakti se këta të politikës së vjetër kanë shumë pak gjasa të ndryshojnë ,thjeshtë mbushin vathën e parlamentit, siç edhe në këtë sesion të ri.

Melodrama vazhdon në serinë tjetër dhe pritet kur të ndodh ajo që pritet, mostrat e politikës së vjetër të japin llogari para drejtësisë, sepse ata nuk kanë ndërmen të shkiten nga pushteti, sepse fatet e tyre me pasuritë e paligjshme janë të pa zgjidhshm me vetë pushtetin dhe politikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat