Faleminderit Amerikë!

Opinione

Faleminderit Amerikë!

Nga: Dibran Demaku Më: 9 janar 2018 Në ora: 12:02
Dibran Demaku

Dëshira e çmendur për t`u dukur dhe për ta paraqitur vetën e vet si të gjithëdijshëm po e merr në qafë kryeministrin e ashtuquajtur të Kosovës Ramush Haradinajn!Në vitin e kaluar,kur nuk ishte ende kryeministër,por që endërronte të bëhej,pat shpallur botërisht siku ishte i ftuar të merrte pjesë në inaugurimin e Presidentit Tramp.Dhe me turrin e tij tashmë të njohur ishte nisur drejt Shteteve të bashkuara të Amerikës,por që fatkeqësisht do të përfundonte nën prangat e policisë franceze!Kështu do të përfundonte ëndrra e tij për t`u dukur dhe fotografuar diku në Amerikë dhe pastaj të thonte gjithandej se ja ai ishte i vetmi që ishte ftuar të merrte pjesë në inaugurimin e Presidentit Tramp!

Dhe meqë ëndrra e parë e madhe nuk do t`i realizohej,për shkaqe që u përmendur më lartë,ai sërish do të provonte,ditë më parë,që tash si kryeministër i Kosovës,të merrte pjesë në „Lutjet e mëngjesit“ dhe t`u tregonte të gjithëve se sa i zoti ishte?!Por,edhe këtë herë ëndrra e tij do të digjej në mënyrën më të keqe të mundshme:këtë herë Ambasada amerikane nuk do t`i jepte vizën për të“ zbritur“ në tokën amerikane?!Në botën e civilizuar ky refuzim do të quhej skandal diplomatik,sepse i tillë edhe është?!Moslejimi i hyrjes në tokën Amerikane të një kryeministri të një vendi mik,siç është Kosova për Shtetet e Bashkuara të Amerikës,është një sinjal i ndezur,për të cilin duhet reflektuar qytetarët e vendit tonë!Them qytetarët,sepse politika dhe politikanët aktualë që udhëheqin me vendin janë aq të papërgjegjshëm dhe të padijshëm që të dalin nga „bataku politik“ ku e kanë quar vendin!

Në anën tjetër,shumë nga qytetarët e vendit,kudo ku ndodhen,aktin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,e përshëndesin si të qëlluar dhe të domosdoshëm për vendin tonë! Ky refuzim ndaj të ashtuquajtrit Kryeministër i Kosovës, është një lajm i mirë që do të thotë shumë:Shtetet e Bashkuara të Amerikës,si aleate strategjike të vendit tonë,duke parë arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e kryeministrit të vendit tonë,i treguan atij kartonin e kuq! Nëse ai,pra kryeministri i ashtuquajtur i Kosovës Ramush Haradinaj edhe pas këtij kartoni të kuq që i dhanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës,nuk jep dorëheqje,por vazhdon t`a ruaj karrigën kryeministrore(përndryshe ëndërr e tij jetësore)atëherë,këtij populli dhe këtij vendi nuk i mbetët tjetër vetëm të ngritet në „mosbindje qytetare“ dhe me protesta të vazhdueshme t`a largojë nga ai post,të cilin e ka „rrëmbyer“ në mënyrë të pamerituar?!Moslejimi i“aterimit“ të kryeministrit tonë në tokën amerikane,do të ishte sinjal i mjaftueshëm edhe për simpatizuesit dhe përkrahësit e flakë të Ramush Haradinajt,i cili sapo u ul në karrigën kryeministrore ia muar mendja se ishte bërë „Mbret“ që vendo për gjithçka që dëshironte vetë?! Ua fali afër gjashtëdhjetë milionë ca biznismenëve,e bëri „lesh arapi“ kryeministrinë duke emëruar Ministra koti e sidomos „zëvendësministra koti“ numrin e të cilëve nuk e di më as vetë?!

Dhe për habi ky popull heshtë! Heshtë dhe nuk e ngritë zërin e protestës! Heshtë edhe atëherë kur dëgjon deklarata absurde të kryeministrit të ashtuquajtur si:“Ua kam falë ato para bizniseve të caktuara,sepse ashtu m`u ka tekë;apo „Nuk ua di emrat të gjithë zëvendës kryeministrave,por derisa janë aty do të thotë unë ua kam nënshkruar kontratat“…sikur paratë e falura dhe me ato që do t`i paguajë rrogat e zëvendës kryeministrave të ishin paratë e tij apo të babës Hilmi?!

Met ë gjitha këto skandale,dhe sidomos me arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e tij deri në refuzim,ai pra kryeministri i ashtuquajtur i Kosovës Ramush Haradinaj e ka mbushur kupën! Dhe kur mbushet kupa,ajo edhe derdhet!Andaj para se të derdhet kupa,kryeministri i ashtuquajtutur arrogant dhe i papërgjegjshëm Ramush Haradinaj dhe qeveria e tij enorme duhet të ikën! Dhe atë sa më shpejt që është e mundur! Se ai duhet të ikën,e tregoi edhe Amerika duke i dhënë kartonion e kuq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat