Ismail Kadare u përpoq ta lirojë nga burgu Ukshin Hotin

Opinione

Ismail Kadare u përpoq ta lirojë nga burgu Ukshin Hotin

Nga: Rexhep Torte Më: 15 janar 2018 Në ora: 10:09
Rexhep Torte

Ismail Kadare kolosi i letrave shqipe duke ndjekur në vazhdimësi vuajtjet e Ukshin Hotit kolosit të strategjisë së politikës mbarëshqiptare, i cili u burgos nga rregjimi fashisoid i Serbisë. Duke parë indiferentizmin e klasës politike të Kosovës dhe shteteve të mëdha, institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat nuk po bënin asgjë për lirimin nga burgu të Ukshin Hotit, vendosi që këtë çështje ta sensibilizojë ndërkombëtarisht.

Këta dy kolosë të intelektualizmit shqiptar edhepse nuk ishin takuar asnjëherë e kishin njohur njëri tjetrin nëpërmjet leximit të veprave dhe bëmave të tyre për çështjen mbarëshqiptare.

Ismail Kadare në vitin 1997 për këtë qëllim zgjodhi idenë që Ukshin Hotit që ndodhej në burgun e Nishit t’ia dërgojë fshehurazi një sërë pyetjesh dhe sëbashku me përgjigjet nga Ukshin Hoti ti botojë në librin me titull “Bisedë përmes hekurash” të përkthyer edhe në gjuhën frënge për ta sensibilizuar ndërkombëtarisht burgosjen dhe mbajtjen në burg të Ukshin Hotit. Dërgimi i pyetjeve në burg dhe nxjerrja e përgjigjeve nga burgu përbënin një vështirësi dhe sfidë të vërtetë që fatmirësisht u tejkalua.

U flijua populli shqiptar për paqen Evropiane

Ja disa nga pyetjet që Ismail Kadare ia dërgoi Ukshin Hotit në burgun e Nishit.  “ Emri i juaj është përmendur shpesh, por së shumti pa zjarrmi dhe ndoshta pa sinqeritet sepse s’ka sit ë quhen ndryshe deklaratat e atyre politikanëve që gjer më sot nuk kanë bërë asnjë përpjekje për lirimin tuaj nga burgu. Ju jeni padyshim i burgosuri politik numër 1 i Evropës. Qenkësh e thënë që populli shqiptar të japë prapë shembuj brengosës, dhe që Evropa e verbër të mos ketë sy për të shikuar.  Askush s’ka të drejtë moralisht të flaës për ju, sa për të larë gojën. Do të doja të dija për këtë qëndrimin tuaj të gjatë në pranga, a mendoni se është fajtore në rradhë të parë harresa shqiptare, madje dëshira e fshehtë e rretheve të caktuara që jut ë mbeteni atje ku jeni, apo shurdhimi i Evropës. Se më 27 shtator 1994 para gjyqit të egër komunist serb keni theksuar Eduard Grey, kryeministrin anglez, i cili në Konferencën e Ambasadorëve në Londër ka thënë, “Ne jemi të detyruar të flijojmë popullin shqiptar për hir të paqes Evropiane”. Jua thashë këto për të treguar se unë i njoh mirë mangësitë e Evropës, amoralitetin e saj, forcën, mençurinë dhe moralin e saj. Ju jeni shkencëtar i politikës për çka ka nevojë të madhe populli shqiptar. I vetëm në këtë hapësirë që ndihet tejet i vetmuar është populli shqiptar, sepse të tjerët kanë nga dy nëna. Janë tre mbëledhje botërore ku fati i Shqipërisë dhe shqiptarëve është vënë në balancë, Kongresi i Berlinit më 1878, Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1913 dhe Dejtoni në vitin 1995. Në vitin 1995 kur Shqipëria konsiderohej mik i Evropës dhe i SHBA-së, kur çështja e Kosovës ishte bërë e njohur në botë, ku Jugosllavia ishte shpërbërë, shqiptarët e Kosovës të këshilluar nga liderët e tyre mbajtën një heshtje të plotë. Ajo heshtje ishte ogurzezë dhe përgatiste varrin të Kosovës.

Ëndërohet shumë për një strategji politike kombëtare shqiptare. Nëse nuk kemi strategji shqiptare dyshohet se ka strategji kundërshqiptare. Drama shqiptare në përgjithësi duhet të dëshmohet para botës vitet e fundit propaganda sërbe ka bërë më shumë se 800 botime për tu hedhur hi syve njerëzimit për Kosovën. Kombi shqiptar më shumë se kurrë sot ka nevojë për ringritje morale. Heshtja e gjatë për burgimin tuaj është rrjedhojë e këtij përçudnimi. Ivo Andriç shkrimtari i madh Jugosllav ka propozuar zhdukjen e Shqipërisë, kjo tregon  se Serbia nuk mund të demokratizohet. Dua mendimin tuaj për politikën paqësore që sot ndiqet në Kosovë. Ju jeni një i burgosur i pafajshëm sepse keni kërkuar lirinë e një populli, dhe nga egërsia çnjerëzore serbe përveç prangave keni thyer jetën tuaj, keni humbur shumë edhe pse jeni njeri i shenjuar në horizontin shqiptar dhe se a mendoni se përpjekja juaj nuk ka shkuar kot”. Janë disa nga pyetjet kryesore që Ismail Kadare ia dërgoi Ukshin Hotit në burgun e Nishit.

Këto pyetje të Ismail Kadaresë me vështirësi kishin arritur në dorën e Ukshin Hotit në burgun e Nishit. Ukshini këto pyetje i kishte patur në dorë vetëm dy-tre orë, sepse kodoshët kishin spiunuar dhe gardianët pas kontrollit të bërë ja kishin marrë këto pyetje. Megjithatë për aqë sa i kishte mbajtur mend Ukshin Hoti u përgjigjet pyetjeve të Ismail Kadaresë.

Ja disa nga përgjigjet që Ukshin Hoti nga burgu i Nishit ia dërgoi Ismail Kadaresë. “Para Gjykatës serbe në Prizren deklarova se më burgosi policia e Serbisë me kërkesën e një pjese të alternativës shqiptare në Kosovë. Shkaku kryesor i burgosjes time ishte frika e qarqeve politike të qendrave të vendosjes edhe në Beograd edhe në Prishtinë se vendosja ime në Prishtinë si kryetar i Unikomb-it do të mund të më vinte në pozitë pakëzë më të barabartë me të tjerët dhe në këtë mënyrë do të mund ta rrezikoja baraspeshën të vendosur të forcave politike. Unë vetëm dëshiroja ta provoja shpërthimin e bllokadës gati totale që ma kishin vënë qysh nga dalja ime nga burgu i parë në maj të vitit 1985.  “Mendova se vetëm si i vetes, kështu siç isha, do të mund të mereshim vesht, ose së paku të respektoheshim në mes nesh me Evro-Amerikën. Evropa ende nuk i ka tejkaluar botëkuptimet e veta të vjetra për interesat e saj në Ballkan. Politika serbe është duke e shfrytëzuar këtë paqartësi të Evropës që ajo ti pranojë si të vetët, si partner. Ky është një problem i vjetër i Serbisë që nga koha e përpjekjeve për tu paraqitur si fuqi e vogël koloniale. Politika shqiptare jo vetëm ajo në Kosovë ende nuk ka arritur t’ia qartësojë Evropës me argumente të qëndrueshme se ndryshimi pozitiv i pozitës së shqiptarëve i ndihmon Evropës në qartësimin e pozitave të veta, se ndryshimi pozitiv i kësaj pozite do të ishte me rëndësi në ndërtimin e rendit të ri ndërkombëtar. Për hatër të Evropës nuk do të mund ta ndërroja as pozitën gjeopolitike të hapësirave shqiptare sepse kjo kryesisht varet nga lëvizja dhe raportet  e qendrave të fuqive botërore dhe jo nga ne. Shqiptarët jashtë kufijve të shtetit Shqiptar, ishin demografikisht dhe teritorialisht pothuaj më tepër se ata brënda, por pa ndonjë “kornizë” të përbashkët institucionale,  (feja ishte trillojëshe), ato u copëtuan brenda njësive të ndryshme të Jugosllavisë së vjetër, të së resë, dhe mbetën të tilla edhe në më të renë. Për këtë shkak as që mund të kishte dilemë rreth pikësynimit, çlirimit përfundimtar nga jurisdiksioni sllav dhe bashkimit në një shtet të vetëm shqiptar të cilin sllavët nga Beogradi e gjer në Moskë e përjetonin si forcim të anës së kundërt. Pa prapavinë ruse dhe të një tolerance, ndihme apo neutraliteti mirëdashës në favor të tyre, të Evro-Amerikës, nuk do të kishte pasur as sundim mbi shqiptarët. Orientimi për çlirim përfundimtar nga jurisdiksioni sllav duket më me vend. Evropa e dij se me botëkuptime të vjetra nuk mund të ndërtohen realitete të reja. Nuk besoj se në prag të mijëvjeçarit të tretë do tu shkojë mendja që të gjithëve sëbashku të na zhdukin si popull. Ajo e ka poashtu të qartë se as ne shqiptarët nuk mund dhe as që do të mundim të lozim edhe më tej rolin e kurbanit. E dimë nga historia se ekzistonin projekte dhe plane për reduktimin e shqiptarëve si komb dhe si shtet. Hartvigë, konsulli i Rusisë, Nikolla Pashiqit i thoshte se “shqiptarët janë vetëm fise të përshtatshme për asimilim”. Ai nuk i raportonte Sazanovit, ministrit rus të jashtëm por drejtpërdrejt Nikolla Romanovit, carit rus. Serbët me politikën e këtillë antishqiptare që e prezentojnë si legjitime bie ndesh me vetë tendencën themelore të kohës. Shqiptarët edhe si popull edhe si komb-shtet, politikisht janë shndëruar në një realitet politik të Evropës së sotme. Falë vetes por edhe Evropës edhe ne u konstituuam si komb në një gjysmështeti mbi bazën e lëvizjes politike shqiptare dhe luftërave heroike të popullit shqiptar. Për krijimin e shtetit të vet etnik. Për shqiptarët e mbetur jashtë kufirit shqiptar nuk u pa kurrfarë mbrojtje as e brendshme dhe as ndërkombëtare. Ky qe një kompromis mes fuqive të mëdha dhe Rusisë. Për mua si ish punëtor shkencor i kësaj sfere të veprimtarisë shkencore (Politika Ndërkombëtare; Marrëdhëniet Ndërkombëtare Politike), nuk mendoj për mundësinë eventuale të zhdukjes sonë as si shtet dhe as si komb. Shqiptarët mund të këmbëngulin në realizimin e të drejtave të veta dhe kjo do të ishte e arsyeshme si një e drejtë realizimi i së cilës u ndihmon proceseve integrative në Evropë, përderisa këmbëngulja serbe në konservimin e pozitave të veta do ti rrezikonte ato procese. Bashkimi i shtetit shqiptar të përgjysmuar ndoshta do ti thyente paragjykimet e krijuara artificialisht ndër sllavët, për ne por sinqerisht nuk e shoh se do të mund ta rrezikonte ndonjë balancë të fuqive të Evropës dhe se një gjë e tillë rusët do ta përjetonin si forcim të palës së kundërt, apo serbët si ndonjë rrezik për veten. Te serbët ekziston sindromi për ta mbajtur Kosovën. Një ditë lexova një fejton të një doktori serb të historisë i cili argumentonte se Aleksandri i Madh kishte qenë serb i kulluar. Një tjetër argumentone se gjuha shqipe është tejet e përafërt me irlandishten dhe se ne do të duhej të kishim ardhur nga andej, por pas serbëve. Për një intelektual tjetër Bizanti kishte qenë tërësisht serb dhe se serbët kishin qenë këtu qysh para shekullit të parë të e.r., përderisa ne, shqiptarët, nëqoftëse e mohonim prejardhjen tonë irlandeze patjetër që vinim nga Kaukazi. Gjatë pushimeve verore me disa shokë në Greqi pata rastin të shikoj se në atë familje ku qëndronim flitej shqip dhe kuptova se asimilimi kishte qenë i dhunshëm sepse je i detyruar të harrosh se je i vetes. Sipas Glibbon 95% e udhëheqësve të kryengritjes greke që kishin ndihmuar fuqimisht në pavarsimin dhe formimin e shtetit grek kishin qenë shqiptarë orthodoksë. Unë kam patur edhe shokë shqiptarë orthodoksë por asnjëherë nuk dëgjova prej tyre se nuk janë shqiptarë. Si ishte e mundur që serbët të indentifikoheshin me shqiptarët. Dëshironin të vishnin historinë shqiptare, por duke mbetur serbë me përmbajtje shqiptare. Mund të ishin shqiptarë të serbizuar por nuk mund të ishin serbë dhe shqiptarë në të njejtën kohë. Mu duk sikur serbët kishin problem me indetitetin e tyre që në sytë e mi i binte disi diabolikë. Serbët shqiptarëve përpiqen tua mohojnë historinë e tyre dhe pastaj pikërisht atë që ua mohojnë, si trashëgiminë dhe prejardhjen ilire, dëshirojnë tua përvetësojnë, ta bëjnë të vetën.

Një kohë të gjatë qëndrova edhe në SHBA dhe pata vizituar edhe shumë vende tjera. Amerikanët i kishin detyruar indianët të asimiloheshin, por nuk kishin pretenduar t’ua vidhnin historinë. Këtu buronte stabiliteti i tyre edhe si individë edhe si komb ose kolektivitete.

Serbët kanë problem me indetitetin dhe gjuhën e tyre

Gjersa punoja në Prishtinë shoqërohesha shpesh me arkeologë të ndryshëm që punonin në Kosovë ose që hulumtonin aty. Ish bashkëshortja ime Edi, arkeologe, më kishte folur për veprën e një arkeologu serb, Çershkov që kishte vdekur i ri. Ai kishte bërë hulumtime për dardanët dhe kishte shkruar një libër të vlefshëm për këtë, duke argumentuar me fakte edhe mundësinë e prejardhjes shqiptare të ilirëve. Kolegët e tij serbë u bishtëronin pyetjeve të mija. U desh të bëja përpjekje të shumta për ta gjetur librin e tij. Këtë libër e lexova me kënaqësi përshkak të saktësisë dhe asnjëanësisë së duhur si shkencëtar. Në saj të Edit kisha njohur edhe dy arkeologë të mëdhenj serbë nga Beogradi Garashanin dhe Srejoviç. Këta insistimit tim për prejardhjen ilire të shqiptarëve i përgjigjeshin qëllimisht me argumente të mjegulluara. Në publikimet serbe për arkeologji qëllimisht lihej hapësirë që lexuesi i rëndomtë të kuptonte se ishte fjala për dëshmimin e lashtësisë serbe në Ballkan. Kjo më krijonte përshtypjen sikur përpiqeshin të futeshin në indetitetin ilir por duke i dëbuar shqiptarët prej andej. Për këtë shkak mendoja se kishin problem me indetitetin dhe historinë e tyre dhe me atë botërore prej të cilës kisha mësuar mbi prejardhjen e fiseve sllave. Nga kjo përfundova se serbët kishin problem edhe me gjuhën e tyre, që i takonte grupit të gjuhëve sllave. Në qoftëse se gjuha shqipe me argumente bindëse ishte dëshmuar si pasardhëse e ilirishtes së vjetër, atëherë mbetej mundësia që një pjesë e tyre të ishin qoftë ilirë të sllavizuar, qoftë shqiptarë të serbizuar. Nuk e kuptoja se si ishte e mundur se serbët të krenoheshin me përkatësinë e vet sllave dhe njëkohësisht të argumentonin se kishin prejardhje ilire. Ku mbetën atëherë sllavët e ardhur në këto treva. Të dyja bashkë më dukej se nuk shkonin. Këto probleme nuk zgjidhen me futjen në indetitetin e tjetrit dhe me as fajëzimin apo me mohimin e tij. Ato nuk zgjidhen as me përpjekjet për dobësimin ose për zhdukjen tonë si komb apo si shtet. Prej këtu buron egërsia e manifestimit dhe sindromi antishqiptar ndër serbët, por kjo nuk mund ti frikësojë ata dhe as ti zbrapsë nga kërkesa për realizimin e vetes si shqiptarë. Me argumente serioze gjuha shqipe është argumentuar  si trashëguese e drejtpërdrejtë e ilirishtes së vjetër. Nuk mund të vihet në pyetje indetiteti i shqiptarëve as si individ dhe as si kolektivitet. Në vitin 1978 kur gjendesha në Harvard në Institutin e Teknologjisë në Masaçuset një profesor i vjetër aty, që ishte edhe këshilltar i presidentit Karter më shtroi pyetjen se a ishte Enver Hoxha nacionalist. Unë i thashë se sikur Ju t’ia garantonit bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ai do të hiqte fare dorë nga komunizmi. Detyrë e shqiptarëve është që ta luftojnë frikën e Evro-Amerikanëve, sepse me bashkimin e shqiptarëve në një shtet, shqiptarët sëbashku duke luftuar për veten do të luftojnë edhe për Evropën. Dëgjoj se UÇK rreptësisht u përmbahet normave ndërkombëtare të luftës dhe për këtë më vjen mirë. Të bashkuar në një shtet do të ishim ndihmesë me rëndësi në suksesin e proceseve të Evro-Atlantizmit. Mbi këtë mund të vihen themelet edhe të ngrihet ndërtesa e mendimit politik shqiptar. Gjatë zhvillimit të proceseve mendoja si duhet vepruar. Tashmë isha i përfshirë në një luftë të ashpër të gjithanëshme teoriko-politike ku Republika e Kosovës duhej të ishte në funksion të bashkimit me Shqipërinë duke ruajtur integritetin territorial dhe multikonfesional të saj. Kjo jo për inat të serbëve, por për hir të vetvetes si e drejtë e jona. Isha shqiptari i vetëm i burgosur që nuk hezitova ta kërkoja hapur në mbrojten time para Gjykatës serbe bashkimin në një shtet të trojeve dhe të popullit shqiptar. Duke e pranuar vendosjen në Prishtinë si kryetar i Unikombit në rrugë për atje më arrestuan sërish dhe më dënuan me 5 vite burg. Bllokadat lidheshin edhe me prejardhjen time fshatare, sepse nuk i takoja asnjë grupi apo tarafi të krijuar për interesa të ngushta. Nuk dëshiroj të konsiderohem kuadër i askujt, përveç i vetes sime dhe i popullit shqiptar. Në të gjitha burgosjet që i pata nuk iu dhimba askujt, përveç të afërmve të mij dhe popullit tim. Unioni i pavarur i studentëve të Universitetit të Prishtinës me guximin dhe hijeshinë që i takon rinisë studentore, i parapriu procesit të zhbllokimit dhe dinamizimit të jetës politike në Kosovë, vërtetë u gëzova. Ndonëse ende ndodhesha në vuajtjet e dënimit me burg e ndjeva veten shpirtërisht të lirë. Në ndërkohë mësova për daljen në skenë të UÇK-së që ishte si vendosmëri e popullit që të mos e lejonte më tutje nëpërkëmbjen, anashkalimin e pashembullt të dinjitetit, të unit të vet si komb. Ishte shtetësia e Kosovës ajo që më interesonte edhe kur punoja si sekretar i I i jashtëm i Kosovës. Gjatë karierës sime të shkurtër politike ndodhte të bia në konflikte të ashpra politike si me rrymën unitariste serbe në Beograd, ashtu edhe me inercionin burokratik në Prishtinë. Isha tejet i shkolluar gjatë rënies në burg dhe disponoja përvojë të rëndësishme të punës shtetërore. Kjo më ndihmoi ta kuptoja mirë lidhshmërinë e një fati individual me atë të një kombi. Shqiptarët etnikisht janë një komb i pastër. Serbia manipulon me numrin 10-15 milion serbë. Ata janë vetëm gjysma e këtij numri, sepse të tjerët janë vllehë, romë, dhe shqiptarë të serbizuar. Unë për vete nuk e besoj se ka qenë e nevojshme burgosja ime ndoshta kam qenë pengesë për ndonjë skenar. Raportet e mia me elitën politike të para vitit 1981 qenë ndërprerë me burgosjen time të atij viti.

Çdo fëmij evropian  që moti e ka të qartë se po të donte Evro-Amerika do të ndalej tashmë vallja e vdekjes, e ndoshta as që do të kishte filluar fare. Cinizmin dhe indiferencën mezi të kamufluar ndaj barbarizmit të serbëve ndaj shqiptarëve Evropa e din sikurse edhe ne. Si shqiptar dhe iliro-shqiptar, u linda këtu ndër të parët dhe nuk erdha nga askund. Askujt, madje as Evro-Amerikës nuk do të provoj ti vardisem me ndërimin e fesë dhe as të emrit. Do të duhej të ishte e bindshme sikur të këmbëngulnim në faktin se nuk jemi duke luftuar për forcimin e një shteti musliman, por për bashkimin e dy gjysmave të një populli të tillë siç është trekonfesional. Kjo do të ishte ndihmesë për zhvillimin e proceseve globale të çdo niveli. Richard Hollbrook në librin e tij ka thënë troç, “Nuk do të kishte ngjarjë Srebrenica sikur të ishte fjala për një popull të krishterë”. Do të vazhdoj të luftoj për respektimin e indetitetit tim kombëtar ashtu çfarë është, trekonfesional dhe jo ashtu çfarë do të dëshironin të tjerët, madje me asfarë kushti. Shqiptarët nuk i pushtuan ndonjëherë tokat serbe, por qenë vazhdimisht të detyruar të tkuren në trojet e veta.

Pavarësisht nga vrasjet shqiptarët do ta vazhdojnë marshimin e tyre drejt lirisë së vet caqeve që u takojnë edhe si popull edhe si komb. Ky është fati i tyre i determinuar historikisht dhe ato këtë doemos do ta takojnë”, janë disa nga përgjigjet që Ukshin Hoti ia dërgoi Ismail Kadaresë, të cilat ai i botoi në librin Ismail Kadare-Ukshin Hoti “Bisedë përmes hekurash” që u botua në Tiranë në vitin 2000 në shtëpinë botuese “Onufri”.

Përshkak të përmbajtjes së tij të rëndësishme mendojmë se do të ishte e preferueshme që këtë libër dhe librat e tjerë të publikuara të Ukshin Hotit t’i lexojnë tërë shqiptarët që me zemër e duan shqiptarizmin dhe forcimin e përparimin të kombit shqiptar.     

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat