Këta janë pushtuesit dhe sunduesit e Kosovës?!

Opinione

Këta janë pushtuesit dhe sunduesit e Kosovës?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 14 mars 2018 Në ora: 15:30
Ragip Guraziu

A mos vallë Kosova u rrezikua nga agjendat e Serbisë dhe mafio-oligarkët shqiptar!? Apo një planë për ta shkatërruar Kosovën? Apo kush deshti thikë pas shpine për SHBA-në, Aleatët e saj dhe të Kosovës?

Kush po do t'ia fus flakën Kosovës?!

Krizën politike në Kosovë, munden ta zgjidhin vetëm vendorët me duart e pastra dhe bashkëpunim me Amerikën dhe aleatët e saj.

Para 4 vite Stejt Departamenti amerikan e ka vërtetu se në veri të Mitrovicës përfiton SHIK-u famkeq 200 milion euro në vitë në tregun e zi me serbët. Në kët perfitim edhe haraqi ka përqindjen e vet. Shqiptarët që mirren me krim janë në gjendje edhe Kosovën ta fundosin vetëm për ta shpëtuar lëkuren e vet.

Kjo është ajo që po e pengon Kosovën edhe nga qytetarët e vet duke bashkëpunuar me Rusët dhe sebo-sllavët. Kjo terapi e shërimit tek shqiptarët laik si nuk pati asnjëherë rrugëdalje për tu shëruar, dhe nga këtu ne duhet mendojmë ndryshe, sepse disa veprime dhe gjërave që na ndodhën dhe po na ndodhin, si lojnash fëmijëve, në të gjitha institucionet tona të nivelit të lartë dhe atë lokal, nuk lë për të dëshiruar dhe jo vetëm.

E gjithë kjo, sepse jemi të pakuptueshëm, sepse për 3 vite s’po mundemi te merremi vesh për një Demarkacion, sepse për 3 vite po luftojmë mes veti, sepse për shumë vite po luftojmë për karrikat tona të cilat po i zumë, si lëshojmë pa....Kjo është situata të cilën Serbia e shfrytëzon edhe do ta shfrytëzojnë, por nuk kanë për t;ia dalur se dikush tjetër ''kullët'',këtu për Kosovë...

Vrasja e Ivanoviçit, deri të zgjidhet, rrezik për destabilizimin e Kosovës nga Rusia dhe Serbia

Me atë ditë Lideri i Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviç mund të jetë vrarë nga një klan serb në veri për qërim hesapesh ose për ta eliminuar atë si dëshmitar për krimet që ai dyshohet t’i ketë kryer menjëherë pas luftës në veri të vendit, serbët dhe rusët, aty pari po sillen, trusni Kosovës, zgjidhni këtë problem ose ne hymë brenda përbrenda dhe e zgjidhnim vet.

Unë mendoj se pa një sherrë të madhë në këtë vrasje luajnë rol shumë faktor. Faktori i parë është ajo tendenca e Serbisë dhe Rusisë për të paraqitur Kosovën si vend jo stabile, e më pas të lobojnë për tërheqjen e pavarësisë së Kosovës nga disa shtete që na kanë njohur. Madje, këtë e tha hapur ministri i jashtëm, Ivica Daqiç se shteti i tij po punon për të zbritur njohjen e pavarësisë së Kosovës ndër 100 shtete”, kështu e mendoi dikush.

Është koha e fundit ta ratifikoni demarkacionin

Këtë na bëri me dije,(por jemi në dijeni edhe vet), Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, e bëri të qartë këto ditë se është koha e fundit për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, në mënyrë që të zhbllokohet liberalizimi i vizave. Mogherini  përsëriti se janë dy kushte për ta pasur Kosova liberalizimin e vizave. Kushti i parë sipas saj, është lufta kundër korrupsionit, që konsiderohet se ka shënuar progres dhe kushti i dytë ratifikimi i demarkacionit. Mogherini tha se Bashkimi Evropian e mbështetet shtegtimin e Kosovës drejt BE-së dhe për këtë kjo ka investuar në vazhdimësi në Kosovë. Ajo tha se nëse Kuvendi e procedon dhe e voton demarkacionin, BE është në gjendje që shumë shpejt me rezultate konkrete të ndodhë liberalizimi.

Një (Dreq), i madh nuk po na lë rehat, ju është futur në palcë qeverisë dhe institucioneve tona më të larta shtetërore të Kosovës

Siç jemi në dijeni të gjithë ne kosovarët që nga niveli i lartë shtetërorë e deri te ai lokal se “Janë dy kushte të cilat duhet të plotësohen për para se të bëhet liberalizmi i vizave… Dhe dy kushtet janë, i pari është se, Kosova duhet ta përmirësojë luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe këtu është arrit progres siç e përmendi kryeministri, porse është edhe vlerësimi ynë për këtë. Kushti i dytë është ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Mirëpo, këtu fatkeqësisht  që nga viti vitit i kaluar nuk ka pasur progres dhe dëshiroj t’ju them shumë qartë dhe nuk kam nevojë me bërtit, sepse mediat prezentë këtu do ta përçojnë këtë mesazh. Është koha e fundit që të ecim përpara, është koha që të votoni ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, andaj kjo do të zhbllokojë liberalizmin e vizave për Kosovën”, theksoi Mogherini.

''Populli i Kosovë e meriton liberalizmin e vizave , ajo çka nuk e meritojnë,  është mungesa e këtij konsensusi politik për të çuar përpara Kosovën dhe për të pasur zhvillim ekonomik''. 

Kjo shprehje,si nga politka ndërkombëtarëve po ashtu ehe nga politika vendore,nga virusi politik tashmë për qytetarin e Kosovës,u bë kancer që për çdo ditë po ia grrunë zemrat e qytetarëve,të njëjta fjali,të njëjta deklarata,të njëjta diskutime e debate,qofshin ato edhe nga ndërkombëtarët,apo edhe nga vendorët,e sidomos pas shpalljes se pavarësisë së Kosovë,qoftë edhe në parlament,u bënë bajat që 10 vite rresht, çka ta quajm tjetër veq një virus politik,që ka përfshirë edhe politikën edhe ate ndërkombëtarëve dhe atë vendore?!

 Se partitë politike, liderët politik, forcat politike, grupet parlamentare do t’i mbajnë dallimet e tyre politike që janë të natyrshme, sepse,qytetarët e Kosovës gjithmonë presim që këto ndarje politike të jenë shumë ta qarta dhe evidente. Por, besoj gjithashtu se partitë politike e kanë të qartë se kur të vjen çështja tek interesat e popullit për diçka që është shumë konkrete siç është liberalizmi I vizave. Partitë e kanë përgjegjësinë që t’i tejkalojnë  debatet politike dhe së bashku në mënyrë konstruktive të kërkojnë rrugën e pajtimit që të përparojë vendi,që kjo tani donë përkrahjen nga ne te gjithë....

Ndryshe, fuqia e Serbis dhe ajo e Rusisë,evidente në Kosovë edhe pse nuk ka me ia arritur kurrë...

 Derisa nuk shohim një gatishmëri nga Serbia dhe aleti i saj Rusia, ku kemi pengesa që po bëhen sa i përket deputetëve serb në parlamentin e Kosovës dhe të ministrave në qeverinë e Kosovës. Dhe kjo po mbanë peng disa procese të fillimit të hartimit të statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe për të cilin ne jemi të interesuar që në çdo moment të fillojmë,po ashtu sipas Kushtetutës së Kosovës,e jo siç ju teket për epshet e tyre Serbisë e përkrahur fuqimishtë ehe ushtarakishtë nga Rusia,e cila e dinë mirë,se në Kosovë është fuaqia botërore, SHBA-ja,NATO,KFOR-i etj,por mentalitetin politk vendor dhe disave ndërkombëtarëve,po i epshin çetniksebë të mbeturinave të regjimit të kasapit të ballkanit,Sllobodan Millosheviqit,që kanë saptuar veriun e Mitrovicë, me drogasha çetnik e kriminel që së fundi eu vrejt edhe nga njëri nga ambasadori amerikan ,se problem po na del Serbia me qytetarët serbë këtu në Ballkan,besa edhe në Evrop e gjetiu.

Deri tani mbështetjen e BE-së për Kosovën katastrof..

Se Rusia e Serbia janë fajtore për avancimin e Kosovës në t gjitha sverat,u vrejt me te madhe pasi 20 vite pas luftës,dhe 10 vite pas pavarësisë së Kosovës,nuk ka një vullnet i mirë i pesë shteteve të BE-së ende mos ta njohin të vërteten e pakthyeshme,që i bie shtetin e Kosovës.

Ballkani ka qenë gjithmonë në vëmendjen e fuqive të të huajve dhe në veçanti në orbitën e diplomacisë dhe të shërbimeve sekrete ruse.

Rusia ka qenë gjithmonë e pafuqishme në këtë zonë gjeopolitike por nuk ka reshtur së financuar projekte të ndryshme kulturore, krijimin e qendrave gjoja me pretekstin humanitar si Qendra e spiunazhit në Nish të Serbisë. Sidomos gjatë viteve të fundit përpjekjet ruse kanë pësuar një ndryshim rrënjësor duke kaluar nga modus operandi “soft” me joshjen e politikëbërësve me anë të ndihmave, investimeve në fushën të ndryshme të ekonomisë duke kaluar vit pas vit në atë që quhet “Hard way” dhe “hard espionage manners”, “aggressive attitude”. Mënyrat e evidentuara si vegla të shërbimeve sekrete ruse nxjerrin në pah dobësinë dhe pafuqinë e Moskës për të depërtuar dhe për të manipuluar zgjedhjet, mënyrën e vetëqeverisjes në vendet demokratike dhe gjithmonë me objektivin e krijimit të situatave të Kaosit në vende si Maqedonia, Mal i Zi, Kosova dhe pse jo edhe në Shqipëri.

Shqetësimi i ri shprehur kohët e fundit nga Departamenti i Shtetit të SHBA por edhe nga partnerët evropiane theksojnë faktin se Rusia po shpenzon shumë energji, buxhet shtetëror për financimin e OJF, NGO, NPO, qendrave të Spiunazhit në Nis dhe në Sofie të Bullgarisë me të vetmin synim rritjen e pranisë ruse dhe të ruso-folësve në vendet e Ballkanit.

Rusia e ka humbur tashmë betejën e saj në Ballkan dhe përpjekjet e viteve të fundit dëshmojnë një dështim total të diplomacisë së jashtme ruse në përgjithësi dhe të Shërbimeve Sekrete SVR dhe GRU në veçanti. Ekonomia ruse është zhytur në një krizë të thellë dhe letargjia ka kapur çdo aspekt të ekonomisë ruse e cila gulçon në agoni si ujku i plagosur keq të cilit i kanë mbetur edhe pak ditë jete dhe nuk mund të ndalojë të pakthyeshmen.

Rusia e ka humbur Ballkanin dhe e vetmja patericë mbështetëse është Serbia, e cila nuk i përmbush dot nevojat e theksuara të Rusisë për të kontrolluar Ballkanin. Rusia nuk e ka më në kontroll Ballkanin dhe faktet dëshmojnë që edhe rritja e numrit të agjentëve sekretë rusë, të cilët veprojnë në kamuflim si biznesmenë, gazetarë- si në rastin e gazetarëve të arrestuar në Kroaci dhe të dëbuar nga Kosova, Mal i Zi, pasi u dokumentua se ishin pjesë e SVR-së që mbanin lidhje me Ambasadën ruse në Tiranë, evidenton dështimin e aktivitetit të diplomacisë ruse në Ballkan.

Në këtë kuadër, lidhur me pozitën e Rusisë në raport me Ballkanin, Analistë të shquar, gjeopolitika serioze vlerësojnë se “ Gjeopolitika është rikthyer në Ballkan”. Kështu mund të përmendim zotin David McAllister, kryetar i Komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian. Të cilët citojnë: “Po shohim shtimin e përpjekjeve dhe metodave jo demokratike nga ana e diplomacisë ruse me qëllim forcimin e ndikimin të Rusisë në vendet e Ballkanit.

McAllister e përshkroi rolin e Rusisë si negative, duke përmendur përfshirjen e dyshuar të Kremlinit në një grusht shteti të dështuar në Mal të Zi, si dhe mbështetjen e Moskës për krerët nacionaliste në rajon. Gazeta “ The Guardian” shkruante para pak ditësh: “ Operacionet për rritjen e ndikimit Rus, në bashkëpunim me inteligjencën serbe kanë qene gjithmonë prezent në Ballkan. E, këto ranë në sy më tepër se kurrë pas vitit 2008, kur Greqia bllokoi përpjekjet e Shkupit për anëtarësimin në NATO. Këtu ishin prezent agjentë e diplomatë rusë prej gati një dekade që synonin të përhapnin propagandën e Moskës”.

Ka edhe dokumente të zbuluara nga Organizata Botërore për raportimin e korrupsionit që sjellin fakte se shërbimi sekret rus në bashkëpunim me serbët ka punuar në mënyrë aktive për destabilizimin e rajonit. E veçanta e fokusit të tyre ka qenë Shkupi i “ Vëllezërve Sllavë”. Ku prej vitesh është punuar me metoda të ulëta që të krijojnë konflikte etnike dhe politike. Po ti vështrosh me vëmendje ngjarjet e kohëve të fundit arrin në konkluzionin se Moska i ka shtuar tentativat për ndikim në shtetet e ish Jugosllavisë me pikësynimin kryesor që të ndalojë bashkimin e tyre me Aleancën e Atlantikut (NATO). Madje, në një dokument të zbuluar kohët e fundit nga shërbimet maqedonase të inteligjencës synohet që Moska të kontrollojë burimet strategjike të energjisë përmes partneritetit me shtetet e Ballkanit. Veçanërisht me pikësynimin që Maqedoninë ta kthejë në vartësinë e saj.

Jo rastësisht gjejmë aty tre agjentë të shërbimit sekret rus SVR, të vendosur në Shkup. Të cilët mbikëqyreshin nga stacioni i këtij shërbimi në Beograd. Gjithashtu Ambasada e Rusisë në Shkup kishte 4 agjentë të GRN-së që me veprimet e tyre koordinoheshin nga Baza e GRN-së së Sofjes. Aty kjo agjenturë punoi me nge, se kishte mbështetjen e Nikola Gruevskit. Njëherësh më vjen në kujtesë edhe një kërkesë e Ambasadës ruse në Tiranë që kërkonte të sillte 20 agjentë rusë ( patjetër ustallarë) me pretekstin se rrezikohej nga grupet kriminale, thua ti se ne nuk i kemi siguruar Ambasadat. E kjo kërkesë vjen tamam në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit. Është më se e qartë se me ardhjen e Putinit, ustait të KGB-së Ruse në krye të Kremlinit u ngjall me një oreks të paparë ëndrra ruse e kahershme për të dalë në Detin Mesdhe. Ky ekspansion në Ballkan e ka zanafillën me “Vëllazërinë Sllave” malazeze e më pas me atë maqedonase, ku në pararojë ishin shërbimet inteligjente që mbështeteshin në biznesmenë e që përpiqeshin të vinin nën kontroll ekonominë malazeze. Bënë të pamundurën atje por megjithatë Mali i Zi sot është Anëtar i NATO-s. Për ta ilustruar po sjell një argument. Në fund të tetorit të vitit 2016 shefi i sigurimit të Federatës Ruse Nikolai Patrushev bëri një vizitë në Serbi pikërisht në ditët kur në Mal të zi diskutohej skandali i pucit politik, tentativa për të rrëmbyer ish kryeministrin e shtetit të vogël ballkanik. E tamam në këtë vizitë Patrushev nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin e Brendshëm të Serbisë, me qëllim që të kishte kanale të drejtuara komunikimi në çështjet e sigurisë. Pra Rusia po përdor një strategji të një lloji propagande, madje jo rrallë në ato vende ku ka interes. E kjo lidhet me glorifikimin e Rusisë duke shfaqur forcën e saj ushtarake, pa lënë në hije problemet ekonomike në rajon.

Vetëm pak ditë më parë Administrata e SHBA-së ka zgjatur edhe një vit tjetër vlerësimet dhe masat për Ballkanin që rrjedhin nga urdhërim Ekzekutiv Nr.13219, i datës 26 qershor 2001, çka do të thotë se edhe sot, rajoni ndodhet në një situatë që përfaqëson kërcënime të pazakonta për interesat e SHBA-së dhe politikës së saj të jashtme e deri përtej 26 qershorit të vitit 2017. Ky urdhër ekzekutiv i lëshuar në atë kohë nga Shtëpia e Bardhë, lidhet me ngjarjet e atëhershme në Maqedoni që çuan në Marrëveshjen e Ohrit, dhe përshkuan masat që duhen marrë për aktorët dhe personat e përfshirë në aktivitete që dëmtojnë interesat amerikane në Rajon, të cilat perceptohen si interesa që përputhen me ato për sigurinë e disa vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë. Dihet historikisht që Ballkani është një rajon krejtësisht i paqëndrueshëm, ku një shpërthim mund të ndodhë në një kohë shumë të shkurtër.

Ja cilat janë disa nga format dhe metodat e dokumentuara tashmë që përdorin shërbimet sekrete ruse të inteligjencës për të manipuluar, dezinformuar dhe influencuar në vetëqeverisje, ndërhyrje në zgjedhjet e lira si dhe në shkeljen e të drejtës ndërkombëtare për ruajtjen e sovranitetit dhe territorit të vendeve të Ballkanit dhe Botës.

Disa nga format më të zakonshme të përdorura nga shërbimet sekrete ruse që operojnë në Rajonin e Ballkanit janë:

Rusia nuk ju beson elitave lokale Ballkanike, por preferon paranë dhe kërcënimin, duke luajtur me shtete klienteliste dhe shtetet e kapura. Pikërisht te këto shtete është paraja që hyn më shumë në lojë. E për këtë akordohen më shumë para për Evropën Juglindore.

Duke filluar që nga fundi i shekullit të kaluar, kompanitë e fuqishme energjitike ruse si Lukoil dhe Gazprom kanë marrë kontrollin dhe kanë depërtuar thellë në Bullgari, Rumani, Serbi dhe Bosnjë – Hercegovinë. Më këto mënyra Moska shfrytëzon pikërisht këtë ndërvarësi ekonomike në fushën e gazit. Kur kjo nuk “ka pirë ujë” sikurse ndodhi në Mal të Zi, atëherë Moska mundohet të nxisë investime në sektorë të tillë, si bankat, pasuritë e paluajtshme, turizmi për të kontrolluar edhe këto sektorë.

Ato më sipër janë pjesë e të ashtuquajturës “Doktrina Gerasimov” e cila krahas përtëritjes së fuqisë ushtarake konvencionale, parashikon sidomos përdorimin gjithnjë e më shumë të metodave të njohura ndryshe si “Brezi i Ri” hibrid ose jolinear i kërcënimeve, të cilat përfshijnë operacione të fshehta të shërbimeve inteligjente, si lufta kibernetike, apo përhapja sistematike e lojërave të rreme, denigrimi i figurave të shquara të jetës politiko-sociale, dezinformacionet të publikuara në media pro ruse, të cilat proklamohen si të pavarura por financohen në mënyrë të fshehtë nga Moska. Operacione këto, te kombinuara me ato ushtarake, me intensitet të ulët për të mos u shfaqur si të tillë.

Sigurimi ka qenë e mbetet sabotim dhe destabilizim i shteteve evropiane në tërësi, dukë i zhvendosur përpjekjet dhe burimet sidomos në terren. Referuar aty nga viti 2010, M15 (shërbimi Britanik i Inteligjencës) paralajmëronte se kërcënimi nga spiunazhi rus vijon të jetë serioz, madje i ngjashëm me Luftën e Ftohtë, ku numri i oficerëve rusë të inteligjencës në Londër është i njëjtë me atë të kohëve sovjetike. Pra një nga detyrat që u caktohet agjentëve rusë të mbuluar në SHBA të penetrojnë në institutet “think tours” si dhe në burime të tjera të hapura.

Një analizë e detajuar e problematikave të shfaqura ndër vite të çon në konkluzionin se operacionet më me interes të agjentëve rus janë ato që ata i quajnë “Masa Aktive” të cilat përfshijnë që nga vrasjet deri në përmbysje politike siç u tentua para disa kohësh në Maqedoni, pavarësisht se nuk ju arrit qëllimit për të vrarë kryeparlamentarin Shqiptar. Në qendër të konceptit të tyre të punës së Inteligjencës ruse është ndërhyrja në çdo aspekt të jetës socialo-politike të një vendi deri në kontrollin e aktiviteteve në institucione, banka, bamirësitë në OJF të ndryshme madje edhe duke influencuar pushtetin e katërt të vendeve demokratike:

Pra të gjitha format, metodat, kapacitetet e sipërpërmendura që Rusia përdor për qëllimet e saj strategjike, veçanërisht në rajonin e Ballkanit, janë po ato forma, metoda e kapacitete që përdor edhe në Shqipëri. Sidomos në vitet e fundit kryediplomati rus në Tiranë ka vënë objektiv kryesor të përfaqësisë diplomatike ruse- kapjen e mediave dhe shfrytëzimin e çdo mundësie për të ndikuar sadopak opinionin shqiptar. Përdorimi i mediave është një nga format e përdorura nga shërbimet sekrete ruse edhe në vende të tjera ku janë dokumentuar rastet e përfshirjes së tyre si në Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci dhe Kosovë. Nëse shfrytëzimi i medias, gazetave, publicistëve nuk arrin efektin e dëshiruar atëherë kalohet në masat e tjera pak më të kushtueshme siç janë organizimi i evenimenteve kulturore- OJF- Bota Ruse, shoqatat e bashkatdhetarëve, dhënia e dhuratave apo dekoratave për të tërhequr sa më shumë të rinj. Shtresa sociale më vulnerabël në vendet e Ballkanit janë padyshim njerëzit në nevojë dhe moshat e reja ku dhe synimet e shërbimeve sekrete ruse në Shqipëri janë më të theksuar.

Dhe nuk është aspak e rastit,që pothuajse në mënyrë sinkrone ajo i përdor këto edhe me vendin tonë me qëllim që të krijojë situata mbytëse e izoluese. Jo më kot SHBA jep alarmin se Ballkani është i kërcënuar nga ndikimi rus.

Referuar edhe deklaratave të zyrtarit të lartë Amerikan Hayt Brian Yee, i cili para pak kohësh ka dhënë detaje mbi mënyrat që po përdor Moska me Ballkanin Perëndimor përballet me një numër kërcënimesh në këto shtete të brishta. Ku mangësitë ligjore dhe mediat jo të lira i kanë hapur rrugë një korrupsioni të rrënjosur thellë që vë në rrezik këto demokraci të reja.

Duke e parë me vëmendje del se Serbia është natyrshëm plasdarmë nga ku dorëzohen planet e programet ruse në Ballkan. Për këtë është ngritur dhe po aktivizohet gjithnjë dhe më shumë Qendra e spiunazhit rus në Nish në Serbinë Jugore.

Kosova është Serbi. Kujtojmë se ky tren është prodhim rus. Gjë që mund të sillte konfrontim ushtarak nëse nuk zgjidhej si dhe ç’ndodhi në fakt.

Janë dokumentuar tashmë se shërbimet sekrete ruse fshiheshin pas krizës institucionale e politike të Maqedonisë. Apo tronditja e Malit të Zi nga përpjekjet për grusht shteti në dobi të Moskës. Pa harruar këtu edhe thirrjet kërcënuese nga dy Ministrat më me peshë të Greqisë aktuale ai i Punëve të Jashtme dhe ai i Mbrojtjes. Qëllimi është që Shqipërisë krahas goditjeve që mund ti jepen nga brenda me të gjitha format, metodat, kapacitetet dhe burimet ruse apo të financuara nga Rusia, të rrëshqasë në destabilizim të herëpashershëm.

Synimet e shërbimeve sekrete ruse të dislokuara në Tiranë këtu e pesëdhjete vjet më parë kanë qenë dhe janë ato që Rusia do që të gjejë momentin për ta shkatërruar e për ta ndaluar Shqipërinë drejt rrugës së saj europiane.

Jo më kot Putini ka emëruar Drejtor të Shërbimit Informativ Rus një bashkëpunëtor të tij personal. Kremlini është tepër i interesuar deri në kontrollin e bankave, gjë që paraqet rrezik siç ndodhi në Greqi. Është e interesuar shumë në fushën e turizmit dhe bursave që jep për studime në Rusi.

Por Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s si dhe me pretendimin për tu anëtarësuar në Europën e Bashkuar. Sa për investimet, mjafton të themi se në bregdetin shqiptar sot dominojnë investimet Gjermane.

Nuk duhet të harrojmë se investimet ruse mbartin nga pas dorën e Putinit dhe të makinerive të spiunazhit rus të cilët kontrollojnë çdo kapital në Rusi dhe në çdo vend ku investohet kapitali rus. Çdo investitor ka si qëllim rritje të fuqisë së kompanisë së tij ndërsa kompanitë shtetërore ruse të kontrolluara nga Moska kanë të vetmin qëllim: Rrënimin e tregut të lirë, zhdukjen e konkurrencës dhe shfrytëzimin deri në mbarim të çdo resursi dhe burimeve natyrore të një vendi.

A mos vallë Kosova u rrezikua nga agjendat e Serbisë dhe mafio-oligarkët shqiptar!? Apo një planë për ta shkatërruar Kosovën? Apo kush deshti thikë pas shpine për SHBA-në, Aleatet e saj dhe të Kosovës?

Autori është gazetar-analist I pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat