Qytetari dhe politika

Opinione

Qytetari dhe politika

Nga: Nikë Gashaj Më: 6 prill 2018 Në ora: 18:13
Nikë Gashaj

Si formë themelore e fitimit të pushtetit politik, procesi zgjedhor  qysh kaherë ka tërhequr vemendjen e politikanëve, politologëve, si dhe ekspertëve të tjerë, të cilët nga  pikëpamjet e disciplinave të tyre kanë bërë përpjekje për të shpjeguar rëndësin e tij.

Interesi është pragmatik dhe i kuptueshëm; duhet analizuar përcaktimin e  trupit votues dhe të mundësive të ndikimit në  përcaktimin politik zgjedhor, me qellim që ndonjë parti politike, ide ose njerëzit të depërtojnë në plan të parë për të fituar pushtetin politik në shoqërinë përkatëse. Zgjedhjet janë procese të aksionit shoqëror të shkurta, por me një intensitet të madh, në të cilat reflektohen dhe shumë determinante psikologjike të aktivitetit njerëzor.

Në analizën e çështjes zgjedhore, ndër të tjerat parashtrohen  pyetjet: pse njerëzit përcaktohen në një mënyrë të caktuar; si përcaktimi politik formohet; si mund të ndikohet në atë përcaktim?!

Analizat e të dhënave mbi rezultatet e zgjedhjeve në disa vende tregojnë për zgjerimin e pasivitetit të elektoriatit, respektivisht në abstenim. Pyetja për shkaqet e jointeresimit të tillë lidh dhe pyetjen tjetër të interesimit politik. Për tu përgjigjur në ato pyetje, është bë provë për njohjen e veçorive të përgjithshme të ”elektoriatit pasiv”. Andaj, disa autorë në fillim janë kufizuar në analizë të kategorive demografike dhe socio-ekonomike, natyrisht interpretimi i rezultateve nuk ka mund të shmanget nga kategoritë socio-psikologjike. Mirëpo, e tërë ajo akoma nuk ka mjaftuar për tu kuptua pasiviteti politik i qytetarëve.

Sipas autorit A. Kempbelit, qytetari pasiv i “vërtetë” është ai i cili nuk voton për shkak të mungesës së motivimit. Rrethanat të cilat kanë të bëjnë me motivacionin janë: në qoftë se kandidohet dikush i cili nuk do të mund të ndikoj në organin në të cilin zgjedhet, ajo është destimulative për elektorat. Ai është rasti kur deshirohet me  i dhënë një formë demokratike, megjithëqë pushteti është në duar të tjerëve. Me fjalë të tjera, ka të bëj me “njeriun e vogël në një politikë të lartë”. Natyrisht, se shumica e elektoriatit e vlerson se kandidatit të tillë nuk i është vendi aty.

Të gjitha këto janë shkaqet lidhur me të ashtuquajtur të votimit me interes, respektivisht me daljen në zgjedhje e cila është e kushtëzuar me ndonjë  vlerë ose me interes të zgjedhësëve. Megjithatë, njerëzit shpesh dalin në zgjedhje,  jo vetëm për atë që besojnë se ndonjëra prej alternativave të prezentuara politike ka të bëj me ta, por thjeshtë,  se  janë të nënshtruar nën një presion grupor i cili nga ata kërkon për ta kryer “detyrën  qytetare (civile)”.

Orientimi zgjedhor është i lidhur ngushtë me participimin zgjedhor. Prandaj, participimi i “vërtetë” është i vetmi ai e cili mbështetet në perceptimin e mundësisë të veprimit nëpërmjet të vendimit zgjedhor për realizimin e nevojava të veta, një participim i tillë në veti tashmë kyç dhe orientimin ndaj njërës nga alternativat politike.

Zgjedhjet janë formë e luftës politike e cila në esencë është luftë e interesit. Partitë politike të cilat e bëjnë prezentimin e alternativave në fushatën zgjedhore , sëpaku në pikëpamje teorike janë reprezentativ të interesave të ndryshme në një shoqëri.

Motivimi i elektoriatit është perceptimi proporcional i përputhjes të rolit e qellimeve të ndonjërës prej partive politike me nevojat e tyre. Sipas profesorit të njohur të psikologjisë socio-politike Ivan Shiber, orientimi zgjedhor është rezultat  kombinimit të tre faktorëve: të ndikimit të “traditës politike” të ndonjë hapësire; të traditës “politike” familare, çka nënkupton përcaktimin politik të antarëve të familes, në veçanti në periudhat kritike të zhvillimit të ndonjë shoqërie gjegjëse dhe pozita personale e familare socioekonomike.

Pozita sociale në një masë të madhe i cakton nevojat dhe qendrimet e njeriut, besimin dhe perceptimin e rrethit relevant politik, prandaj dhe llojin dhe drejtimin e aksionit politik, por jo dhe vetëm atë.

Çështja e motivimit është me rëndësi dhe duke marr parasysh angazhimin e njerëzëve në veprimin politik të ndonjë prej organizatave, respektivisht të partive politike. Si me i angazhua njerëzit që të kyçen në veprimin partiak, qoftë si aktivista në  fushatën zgjedhore, apo si antarë të ndonjë partie ? Sipas teoriticientit të njohur Herberlelit, është e mundur të dallohen katër tipe kryesore të motivacionit:

Motivacioni qëllimor-racional. Individi hyn në ndonjë parti politike, sepse ka qendrim pozitiv për politikën e saj. Këtu ka të bëj me personin racional i cili pavarësisht dhe në mënyrë kritike e vlerëson politikën e  partisë përkatëse dhe në bazë të asaj përcaktohet. Ai është një motiv i mirëpritur i përcaktimit politik, por nuk është e sigurt se është dhe i vërtetë e vendimtar, së paku për shumicën e antarëve, apo kryesisht për trupin  elektorial.

Motivacioni instrumental-racional . Individi hynë në ndonjë parti politike duke shpresuar se me atë do të ketë ndonjë dobi. Këtu nuk është fjala për atë se politika e përgjithshme dhe aktiviteti i partisë do të shpie kah ndërrimet pozitive, adekuate shoqërore, në kuadër të cilave do të ndërrohet pozitivisht dhe pozita individuale e qytetarit, vetëm ekskluzivisht që përkatësia në parti politike sjellë me veti dhe privilegje gjegjëse. Një tip i till  i motivimit është i shpesht.

Motivacioni tradicional. Këtu është fjala për rezultatin e socializimit politik në ndonjë mjedis, para së gjithash familar, e cila krijon qendrime përkatëse pozitive ndaj ndonjë partie politike. Mund të thuhet se individi politikisht është shpesh herë ashtu si janë dhe prindët. Fjala është për një politik trashëgimtare familare e cila i përcakton preferencat politike.

Motivacioni emotiv-afektiv. Ky tip i motivimit mbështetet në përvojat vetiake të individit në lidhje me personat konkret ose grupet të cilat tashmë janë të kyçura në ndonjë parti politike. Fjala është për ndjenjat pozitive, por dhe për ato negative të cilat shpien deri te zgjedhjet përkatëse. Shpeshherë përcaktimi politik bëhet për arësye të personaliteteve karizmatik, por dhe varësisht nga ndikimi i personaliteteve të rrethit të drejtpërdrejt shoqëror të individit të cilët për të janë me rëndësi (të ashtuqujtur”personalitete referente”).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat