Po (s’po) ndahet Mitrovica?!

Opinione

Po (s’po) ndahet Mitrovica?!

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 12 prill 2018 Në ora: 07:40
Prof. Dr. Binak Maxharraj

A po ndahet Mitrovica, apo ajo veq është e ndamë që sa kohë? A është në rrezik të ndahet Mitrovica? Po, asaj po i kanoset rreziku i madh të ndahet, nëse ajo nuk ndihmohet, nuk i delet ne ndihmë. Qe 18 vjet Mitrovica nuk është as de facto e as de jure e jona. Atje na nuk kemi kurrfarë irigence, kurrfarë ndikimi, atje çdo gjë duket si e huaja, e jo si e jona, atje s’ka asgjë që frymon shqip, por vetëm serbisht, edhe këngët janë serbisht, edhe mbishkrimet janë krejt serbisht atje edhe Car Llazari është ulë këmbëkryq bash si në shtëpinë e vetë, anipse nuk është e vetja, atje është çdo gjë si me kanë midis Kraleve. Atje askush nga pushtetarët tanë qe 18 vite nuk i ka shkelë kamba, jo që s’kanë pas qejf por qe thjeshtë janë tutë, skan guxua me shku, nuk kanë pas bythë.

Pra, Mitrovica është e humbur qe 18 vite. Na kemi mall për te por edhe ajo ka mall për ne, sepse Mitrovica është rritë dhe ka leshu shtat së bashku më ne. Por, ate e lanë si jetime në mëshirën e një elite bisonesh-pushtetar, te cilët nuk u angazhuan sa duhet që ta shpejtojnë Mitrovicën. Ata që shtat vite dialogun me Serbinë, për Mitrovicën por pa Mitrovicën. Shkuan atje pa dije, pa kulturë pa sens së për çka duhet te diagolohet. Shkuan atje Edita Tahiri, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa me duar n’xhepa, pa kurrfarë kërkese, pa kurrfarë kushti për Kosovën për dialogim, kur këta tanët nuk nxjerrshin asnjë letër ne tavolinë së per çka duhet dialogu e për çka nuk jehojmë te dialogojme, Serbia e mbushte tavolinën me letra, plane, kushtëzime, etj, sepse ky fare dialogu i shërbej vetëm Serbisë e asgjë, bash asgjë Kosovës. Pra, në këto bisedime Kosova humbi si ma keq, e Serbia e more e fitoj atë se çka e deshti.

Nuk e thash kot se Mitrovica është e humbur ose është ne rrezik potencial qe te humbet. Për të shpëtuar ajo kërkon ndihme jo nga bizonët e tashëm shtetëror, por nga elita intelektuale dhe vetë nga populli, sepse ne dialog duhet përfshijë njerëzit e dijes, të shkencës, njerëzit trima të cilët janë në gjendje me i dalë zot atdheut, sepse për Hashima, Kadria dhe Edita ajo moti ka humbë, ose dhe mundë të humbet. Nëse nuk ndalohet vorbulla e zjarret në të cilën është përfshijë Mitrovica, atëherë shtrohet thjeshtë pyetjet.

Nëse është e humbur Mitrovica me dorën tonë, apo nëse do ta humbim më dorën tonë, atëherë çka na u deshtë lufta, pse e bamë luftën, pse i humbëm mbi 10 mijë civil, fëmijë, gra dhe pleq, që sot shumë prej tyre as që dijmë së ku janë, pse  u deshtë të na u përdhunohen mbi 20 mije gra tonat, motrat tona dhe vajzat tona nga shovinistët serb, që sot kanë mbete nën mëshirën e zotit, me turp por edhe pa kurrfarë përkujdesje materiale, pse u deshtë të bahet krejt Kosova tokë e djegur, pse u deshtë që te na rrënohen mbi 120 mijë shtëpia, që sot e kësaj dite shume njerëz kanë mbetë pa kulm mbi kokë dhe duke vuajt urie, pse...pse...e bamë luftën kur e ditëm se edhe ashtu do ta humbasim Mitrovicën. Po, pse e bamë luftën kur Mitrovicën kemi mujtë me e humbë edhe pa luftë?!.

Dikujt i kujtohet mire një periudhë para lufte kur Serbia kërkonte me e nda Kosovën, pra Mitrovicën. Patë ardhe në Prishtinë njëfarë Milan Paniq, kryetar i te ashtuquajturës Jugosllavi (Serbia me Malin e ZI)dhe  kërkojë haptas së po e ndajmë Kosovën, na e Marrim Mitrovicën, ë ju Shqiptarët pjesën tjetër e shkoni kah te doni, bile thoshte bashkohuni edhe më Shqipërinë. Plane të këtilla pat ba edhe Kryetari tjetër i ish-Jugosllavisë Dobrica Qosiq, i cili hartonte hartat dhe skica për ndarjen e Kosovës, por nduk duhet harru se të njëjtës muzikë  i binte edhe Rexhep Qosja i jone, i cili paturpshëm në krrokamat e tij kërkonte dhe hala kërkon me e nda Kosovën. Kësaj valleje te turpshme po i bashkohet edhe një tellall nga Gjilani i cili paturpshëm kërkon me e nda Kosovën. Të gjithë këtyre halabakëve që kërkojnë ndarjen e Kosovës, pra Mitrovicës u doli vazhdimisht përpara një digë i cili nuk lejonte qe Kosova te ndahet, pra ky ishte Presidenti historik Ibrahim Rugova i cili nuk lejojë që te ndodhë një gjë e tillë, sepse ai njësoj i deshti krejt Kosovën më Mitrovicën në të, i cili kurrë sa ishte gjallë nuk lejoj të realizohet ëndrra Serbe për ndarjen e Mitrovicës.

Filet për gjendjen e këtillë në Mitrovicë janë te njëhershme pas luftës, në vend së UÇK ta kryente punën e vetë, ta çliroi edhe Mitrovicën, ajo u ndalë po ne Mitrovicë, sepse kishte do punë tjera rreth uzurpimeve dhe plaçkitjeve te çdo gjeje. Por ne mbarim te luftës një natë të erret më shi aty diçka rreth urës kishte fillur të lëvizte pa ndonjë rezistencë te KFOR-it Francës. I ashtuquajturi Lider i Serbeve Oliver Ivanoviqi ne sytë e KFOR-it të Francës e kishte nisë një fushatë te tmerrshme për pastrimin e Mitrovicës ku me dhunë i dëboi shqiptarët nga banesat dhe shtëpitë e tyre ne pjesën Jugore të Mitrovicës, duke i vendosë rojet e urës të cilët faktikisht ky ishte hapi i pare për ndarjen e Mitrovicës, me ç ‘rast pati mbi 12 veta te vrare qe nuk dojshin me i lëshuar shtëpitë e tyre, por shqiptarët e përndjekur sot e kësaj dite nuk guxojnë te kthehen, por jetojnë si refugjat ne Mitrovicën jugore. Por është shumë i habitshëm se çka kërkuan atë natë me terr e shi që atje u duken Hashim Thaçi me Kadri Veselin në biseda me KFOR-in e Francës. Për çka u bisedua në ato momente të dhembshme për Mitrovicën, a mos vallë u bisedua aty edhe për fatin e Mitrovicës. Kjo kurrë hala nuk është zbardhe, ndoshta historia një dite do ta tregoi te vërteten, por do si do me atë natë Mitrovica na mbeti andej. E, na më kotë sot e kësaj dite e kendojmë këngën “Jo nuk ndahet Mitrovica” kur faktikisht sot ajo nuk është në duart tona.

Është më së e domosdoshme, pasi qe Mitrovica është e lidhur me ne vetëm më një fije kashte të ndërgjegjësohet kombi sa nuk është hala vonë, të dalin ne sipërfaqe njerëzit e denjë të kombit, intelektualët dhe shoqëria civile, por edhe populli te zgjohet nga gjumi, të veprojnë me te gjitha mjetet për ta mbrojte Mitrovicën, Ti thonë haptas Thaçit dhe të gjithë Thaçve tjerë së këtë copë dialogu qe na ka mbete më Serbin nuk mund te udhëheqësh, sepse ju e keni kryer në mënyrë më te turpshme misionin e Juaj, sepse për biseda me Serbinë e cila është ekskluzivisht ne kompetencat e Qeverisë e jo të Presidencës, sepse Thaçi këtë mandat nuk e ka por e “vodhi” nga Qeveria dhe Parlamenti te cilat duhet ta ndalin kët njeri shumë te rrezikshëm për ardhmërinë e Kosovës, e ne veçanti për ardhmërinë e Veriut të Kosovës. Kjo duhet të bahet menjëherë dhe sa më shpejtë të formohet ekipi i ri gjithëpërfshirës nen monitorim e Qeverise e jo te Presidencës, sepse Kryetarit te mosunitetit te Kosovës nuk ia ka besën më askush. Nëse kjo nuk bahet do te na gjykojnë, fajësojnë dhe bile do te na urrejnë gjeneratat e reja për humbjen e Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat