Heroi Ilir Konushevci ishte Komandant i Logjistikës së gjithë UÇK-së

Opinione

Heroi Ilir Konushevci ishte Komandant i Logjistikës së gjithë UÇK-së

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 22 prill 2018 Në ora: 17:32
Ilir Konushevci

*** Sipas doktrinës ushtarake, “grupi” nuk ka komandant, por vetëm një përgjegjës. Ndërkaq, njësitet  ushtarake PO, ashtu siç ishte edhe Njësiti Gueril i Logjistikës së UÇK-së,  i udhëhequr nga komandanti Ilir Konushevci.
 
-Tanimë, s’ka asnjë dilemë se dëshmori dhe heroi i Kosovës,  Ilir  Konushevci ishte Komandant i Njësitit Gueril të Logjistikës së tërë UÇK-së, JO i asnjë “grupi” siç flitet dhe shkruhet gabimisht, jo më pak se 20 vjet.
 
-Sepse në UÇK nuk ka pasur kurrfarë “grupi mergimi”, por  “MËRGIMI” ishte vetëm Ilir Konushevci, askush tjetër. Këtë e dinë të gjithë bashkëluftëtarët e tij, të cilët, gjithashtu kishin nofka të tjera në ilegalitet, gjatë luftës çlirimtare kombëtare të UÇK-së.
 
Duke shfletuar dokumente , shkrime dhe informacione të ndryshme për luftëtarin, dëshmorin dhe heroin e lirisë, Ilir Halit Konushevci, ndesha edhe në disa lajthitje të gabuara, se Iliri “ishte komandant i grupit logjistik të  Grupit Mërgimi, që pati për mision furnizimin me armë dhe me municion nga Shqipëria për ushtarët e ushtrisë çlirimtare në Kosovë.” 

-Është e vërtetë se Iliri mbante nofkën “Mërgimi” dhe ishte komandant i logjistikës së UÇK-së, jo vetëm i një “grupi” siç  pohohej dhe shkruhej gabimisht , jo më pak se 20 vjet.
 
Mirëpo, nuk  është i saktë pohimi e as të shkruarit e deritanishëm se  Ilir Konushevci ishte “komandant  i logjistikës së grupit Mërgimi”. Ky është gabim, sepse në kuadrin e UÇK-së nuk ka pasur  kurrfarë grupi  me emrin “Mërgimi”, por vetëm komandanti, Ilir Konushevci është quajtur “Mërgimi”. Pra, është fjala për individin, jo për grupin “Mërgimi”. Andaj, duhet të shkruhet drejt se Ilir Konushevci kishte pseudonimin “Mërgimi”. Këtë e dinë të të gjithë bashkëluftëtarët e tij të ilegalës, të cilët kanë pasur pseudonime të ndryshme.
 
Pra, duhet të flasim dhe të shkruajmë drejt se Ilir Konushevci ishte komandant i Njësitit Gueril të Logjistikës së UÇK-së, jo komandant i asnjë “grupi”, sepse UÇK-ja nuk kishte “grupe”, por struktura e saj komanduese udhëheqëse përbëhej vetëm nga njësitet  guerile luftarake si organizëm unik në tërë territorin e Kosovës. -Ishte palë ndërluftuese e ligjshme sipas së drejtës së luftës dhe të së drejtës humanitare ndërkombëtare, që luftoi kundër okupatorit gjenocidal çetniko-fashist serb për ta mbrojtur popullin dhe për ta çliruar nga Serbia kolonialiste dhe hegjemoniste (1912-1999).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat