Turqit me Rusinë, shqiptarët me Kroacinë - Bota Sot
Turqit me Rusinë, shqiptarët me Kroacinë

Opinione

E shtunë, 17 nëntor 2018

Turqit me Rusinë, shqiptarët me Kroacinë

Nga: Gani Mehmetaj Më: 8 korrik 2018 Në ora: 14:28
Gani Mehmetaj

"Mbrëmë kur rusi ia dha gol kroatit, turq e rusë për pak sa nuk e dogjën qytetin nga gëzimi", me lajmëroi miku im nga një qytet bregdetar turk.  

"Por, siç e thotë historia", nis e parodizon miku im, "e hëngrën më në fund  gjithandej nga kroati e nga unë!" .

Në Dardani ishte e kundërta: shqiptarët iu gëzuan fitores së Kombëtares kroate gati si të fitonte kombëtarja e Shqipërisë apo e Dardanisë.      

Ndeshjet e këtij botërori, nuk ishin politike, por s'ka kush që nuk i përjetoi të tilla, me rreshtime gjeostrategjike e  miqësie, me aleanca e kundër aleanca.

Shqiptarët e Dardanisë e të Diasporës, pa përjashtim kishin arsye të shumta t'i gëzoheshin fitores së Kroacisë, prapë duke iu përmbajtur skemave të miqësisë së kombeve, rreshtimeve gjeostrategjike, simpatisë etj.  

Turqit që iu gëzuan mbrëmë në afat të shkurtë golit rus, sigurisht i kishin arsyet e tyre pse e duan Kombëtaren ruse. Turqit gjithnjë kishin debulesë  (dobësi) ndaj rusëve e serbëve. Këtë dobësi ndaj rusit e kanë edhe ca bashkëkombës të mi të Grushtit të Partisë.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test