Rënia e sistemeve totalitare dhe ateizmi i ri religjioz

Opinione

Rënia e sistemeve totalitare dhe ateizmi i ri religjioz

Nga: Dedë Palokaj Më: 17 korrik 2018 Në ora: 14:32
Dedë Palokaj

Shumë njerëz gjatë shekujve IX – XX pothuajse ishin si të verbëruar me të arriturat e vrullshme të shkencës dhe teknikës të cilët mendonin se feja i ka shterrur aftësit e veta dhe se religjioni ofron premtime boshe. Sipas tyre religjioni duhet patjetër njëherë e përgjithmonë ti dorëzohet shkencës drejt civilizimit të ri botëror. Bindësit e këtij botëkuptimi të ngusht, të ideologjisë së re ishin shumë psikolog, sociolog dhe shkenëctar eminent të cilët ishin të pushtuar nga vizioni i ri. Ata e deshtën botën pa religjion, pa Zotin ku njeriu do të ishte masë, zotërues dhe vlerë e të gjithave.

Këta ideolog “vizionar” deshtën një “religjion” krejt tjetër e kjo është: Mbretëria e mendjes, diturisë, shkences, teknikes dhe filozofisë. Kjo njeriun e qoj aq larg sa që shtetët që vendosën sisteme ateiste dhe shekujt që u shënuan me këtë mendësi u quajtën shekuj të ateizmit ku Zoti botërisht u shpall i “vdekur” (Niçe). Me idet e tyre “revolucionare” ata treguan se njeriu duhet të heq qafe Zotin për tu “liruar” nga Ai, ashtu sikurse fëmiu që lirohet nga prindërit e vet për tu rritur dhe jetuar i pavarur. Shi se këto qëndrime ishin si të e njerëzve t’parë, Adamit dhe Eves kur deshtën të fitojnë dijen dhe pavarësinë nga Zoti. Kjo sprovë në rrethana të reja u përserit gjatë tërë historisë. Sa herë kur njeriu don të vendoset në mes të mirës dhe të keqës, jetës dhe vdekje, lirisë dhe robërisë, atëherë ai bie në sprovë jetësore. Njeriu duke ia prerë vetvetes degën në të cilën qëndron, e ky është Zoti, atij atëherë i çelen syt pasi të ketë rënë poshtë. Duke e ditur se nuk ka degë pa rrënjë, lum pa burim, as krijes pa Krijues, dhe kapja për degësh të qon pingul poshtë e më poshtë.  

Këta premtues të botës së re bënë përpjekje të mëdha për ndërtimin e epokës së social – komunizmit që do të ishte vlerë e re dhe “religjion” i mjaftueshëm për njerëzimin. Mirëpo, ideali komunist për ta krijuar njeriun e ri – “mbinjeriun” nuk u realizua asnjëherë. Ky ideal e instrumentalizoj ndërgjegjen, e depersonalizoj dhe e dehumanizoj njeriun në atë masë sa që ndikimi i kësaj ideologjie reaksionare kishte qëndrim shtypës dhe përbuzës ndaj njeriut si individ dhe ishte në dobi të klasave sunduese dhe shfrytëzuese. Kjo solli vuajtje dhe fatëkeqësi dhe shkaktoj dy luftëra të përgjakshme botërore. Të gjith ata që i mbajnë mënd ato kohëra të hidhura edhe sot u kujtohet kjo: Atëherë nuk gixonim të shkonim në kishë as në xhami.

Mohimi i Zotit krijoj idhuj dhe zota të vegjël e të rrejshem në ndërtimin e historisë së re. A thua cili prej atyre premtuesve materialist shkoi më larg mendsh se tjetri? Frojdi psh. konsideroj fenë si fajtore për të gjithçka të keqe duke cilësua besimin në Zotin si “e ardhmja e një iluzioni”. Për këtë kritikuesit e këtij psikologu të famshem nxoren në pah pavlefshmërin dhe të këqijat e ideve të tij. Frojdi mbolli atë farë për të cilën kishte nevojë ateizmi. Kështu Zotit iu kthye shpina dhe u braktis nga shumë njerëz me justifikim se Ai është një mit i dalë nga moda. Ata që ishin më labil largoheshin nga feja dhe shkonin andej kah frynte era e kohës duke besuar me naivitet syve të masës. Ky karakter represiv dhe diskriminues në shumë vende ishte shumë i egër. Ateizmi totalitar ishte si shpend i egër grabitçar, ishte si bukë e zezë e gatuar keq dhe e papjekur në zjarr. Ata që ngrënën nga kjo bukë u mashtruan, pësuan, u pjeken dhe u dogjen keqas. Pse? Sepse, në botën ku përjashtohet Zoti, atëherë njeriu bëhët zot dhe dajak që i gjobit dhe i shkopit pamshirë të tjerët. Është kjo një kronikë e zezë me plot tatëpjeta, dhëmbje, plagë të rënda që la pasoja gjërë më sot e kësaj dite. E tërë kjo kishte tronditur botën liridashëse.

Sot, pas rënies së sistemeve totalitare, jemi dëshimtar të ngjarjeve dhe ndryshimeve të pabesueshme.Tani në hapësirat ku ka munguar liria e fesë të gjithë duan të quhen religjioz. Bile askush nuk dëshiron të shpallet ateist. Koha e ateizmave të mëdha ka përfunduar. Mirëpo, nuk ka përfundua koha e një ateizmi tjetër e ky është ateizmi religjioz. Po, çfar është ky ateizëm? Është mënyra e të jetuarit si ateist praktik – pa Zotin e vërtetë. Ky ateizëm i sotëm ka qëndrim tejet liberal dhe është bërë si ideologji e re që kërkon: liri të pakufizuar dhe dëshirën për të bërë çka të duash. Njeriu i sotëm modern nuk shpallet botërisht si ateist, por jeton dhe vepron si ateist - pa Zotin e vërtetë. Ai jeton sikur Zoti mos të ekzistoj.

Pjella shekullore e fantazisë së njeriut të sotëm pothuajse është plotësuar më shumë se kurdoherë me zbulime të pabesueshme teknike dhe shkencore. Sot, shumë njerëz zgjohen në mëngjes në emër të shkencës, dijes, teknikës, biznesit, profitit, famës, pushtetit etj. e jo në emër të Zotit. Praktikën e fesë shumëkush e bënë me rezervë dyshimi: Athua a është kjo praktitkë bash e vërtetë dhe e domosdoshme? Ky areligjiozitet modern e ka bërë njeriun ti përshtatet “shpirtit të kohes së re” që e mundon dyshimi, lodhja, zbrazëtia shpirtërore dhe mungesa e përvojes me Zotin. Agnosticizmi praktik dhe indiferentizmi gjithnjë e më shumë po merr hov dhe lë përshtypjen se shumica jetojnë pa “kurrfarë prapavije shpirtërore.” Sot bota jeton në shkretirë shpirtërore, dhe se duhet ecur kundraj mënyrës indiferente, lodhjes shpirtërore dhe mënyrës konformiste të kohës.

I mbyllur në sferën e arësyes, fantazisë, prodhimt, konsumit etj., njeriu i sotëm jeton botën e vet racionale por në zemrër mbetët i njëjti njeri dhe në të njetën rrugë, pa ndryshime thelbësore të jetës shpirtërore. Për këtë nuk është i vogël numri i atyre që sillën në mes kufirit të fesë dhe ramjes nga feja. Kjo tregon se në mileniumin e ri nuk është e mjaftueshme vetëm kredoja religjioze, deklarimi i hapur për fe, por ndërrimi i mentalitetit të vjetër, ndërimi jetës dhe mënyra e re e të jetuarit si fetarë.

Materializmi dhe industrializmi i sotëm global si duket po avancon më shpejt se sa përparimi shpirtëror dhe moral dhe po bëhët më i sofistikuar. Ky avantazh nuk është në harmoni me kulturën dhe përparimin shpirtëror. Po, çfar nuk është harmoni?

Sot kemi më shumë shkencëtar se kurdoherë, por probleme dhe mosmarrëveshje kemi më shumë. Më shumë kemi diploma, tituj akademik dhe dituri por më pak kemi urti dhe arësy. Kemi më shumë teknikë por më pak kemi siguri dhe marrëdhënie vëllazërore. Kemi më shumë mjekësi por shëndet kemi e më pak. Kemi shtëpia më moderne por shkurorëzime dhe abortime kemi më shumë se asnjëherë. E kemi shtuar mirëqenien por jo edhe dashurinë. Kërkojmë më shumë, por japim më pak. Kemi më shumë rini dhe autonomi – autonomi politike, ekonomike, kulturore etj. dhe mundësi të shumta për të vepruar të pavarur, mirëpo më pak kemi moral dhe liri të vërtetë. Kemi më shumë fjalime, retorikë dhe predikime por më pak kemi kthime të vërteta kah Zoti. Më shumë kemi organizime dhe takime, por shumë e më pak kemi zgjime dhe ripërtëritje të vërteta shpirtërore. Kemi më shumë standard, komoditet, formalitet, tradicionalitet, mirëpo më pak kemi lumturi të vërtetë. Kemi më shumë kalkulime racionale dhe përfitime materiale por më pak kemi jetë të mirëfillt fetare. Më shumë merremi më skenografinë, me botën e jashtme por më pak merremi më çështje e jetës shpirtërore. Kemi më shumë miqësi me botën por më pak kemi me Zotin. Dëshirojmë shumë por lutemi pak… Po, si mund të ndryshoj ky paradoks? Fillo vet atë që pret prej tjerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat