Gjetja "gjeniale" e Ramushit

Opinione

Gjetja "gjeniale" e Ramushit

Nga: Dibran Demaku Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 10:59
Dibran Demaku

Siç bëjnë me dije mjetët e ndryshme të informimit kryeministri aktual i Kosovës (kryeministër i thënqin) Ramush Haradinaj paska bërë një gjetje "gjeniale" për bashkimin e politikës ditore të sotme. Ainë gjetjen e tij paska deklaruar se subjektet aktuale politike të Kosovës duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për Çështjet nationale,ndërkaq inatet politike t'i vazhdojnë pastaj?!

Nuk dihet nëse kjo gjetje "gjeniale" është e gjetur origjinale e tij apo këtë ia kanë verë në vesh këshilltarët e tij politikë,por ajo që dihet është se si e tillë kjo "gjetje" është sa fëminore aq edhe qesharake?!

Paska harruar Ramushi dhe këshilltarët e tij se kjo "gjetje" e tij/tyre nuk është asgjë tjetër vetëm një tentim që të ja zgjasin vetës edhe për ndonjë ditë uljen në karriget pushtetore që i kanë fituar pa asnjë meritë?!

Po ky Ramush kur ishte në opozitë nuk kishte lënë gurë e dru pa lëvizur që të fitonte pushtetin?!Nëse ai ka harruar se çfarë "bëma" të mbrapshta bënte sa ishte në opozitë,me qëllimin e vetëm që të vinte në pushtet,po ja përkujtojmë atij dhe këshlltarëve të tij si dhe përkrahësve të tij:Ramushi në stilin e një kauboji dhe jo të një politikani do të ia përplaste në fytyrë hartat kryesuesit të komisionit shtetëror për shënimin e kufirit shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi; apo kur në punimet plenare të Kuvendit të Kosovës do t'i drejtohej kryetarit të atëherëshëm dhe të tashëm të këtij Kuvendi në mënyrë rrugaqërore me fjalët:"Ik lëshoje atë vend sepse nuk je për atë vend ku je?!...e plot e përplot "xhevahire të tilla"...

Atëherë as nuk mendonte se subjektet politike të vendit duhej t? gjenin gjuhë të p?rbashkët për Çështjet nacionale, sepse qëllim jetësor e kishte te fitonte pushtetin;ndërkaq tash kur vet? është në krye të atij pushteti dëshiron që me çdo kusht ta ruaj pozitën në të cilën ndodhet dhe bën thirrje të tilla qesharake dhe hipokrite dhe të pa krip?,kur edhe fëmijët e vegjël a janë kuptuar se Ramushi qëllim parësor dhe jetësor e ka ruajrjen e karrigës Kryeministrore dhe nuk i bëhet vonë për Çështjet nacionale?!

Kur njeriu i shkretë dëgjon për "gjetjet gjeniale" të kryeministrit aktual të Kosovës(kryeministër i thënqin) patjetër i kujtohen ato vargjet e këngës për mbretin Zog kur kishte thënë:"Mbahi burra mos koriti derisa të iku"?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat