Kujdes i nderuar kryetar i Kosovës, Hashim Thaçi

Opinione

Kujdes i nderuar kryetar i Kosovës, Hashim Thaçi

Nga: Sulejman Mehazi Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 13:34
Sulejman Mehazi

Për besë e atdhe, të lutemi, zotëri Hashim Thaçi, na ke lodhur me ato dialogjet tua të stërgjatura e tinëzare me autoritetet serbe, aq sa, popullatës kosovare i keni dhënë trauma të mëdha psikofizike. Këto bisedat e panjohura të tua me Vuçiqin paskërkanë qenë shumë më të rënda, më të rrezikshme e të trishtuara sesa të Milosheviqit. Kasapi i Pozharevcit bënte eliminimin fizikë të kosovarëve, kurse ju atë më të keqen, degradimin psiko-sociologjik kombëtar, moral e shpirtëror kosovarë. 

Ç'është ky dialog i juaj krye më vete, pa pyetur fare autoritetet tjera shtetërore, ashtu lirshëm e në mënyrë nonshallante silleni me territorin e Kosovës sikur me qenë pronë e juaj?!

Si do ju besojmë juve që thoni, se Lugina e Preshevës do i bashkohet Kosovës, ë? Aq lehtë doni të na mashtroni e t'ju besojmë se Serbia  këtë luks do ua lejonte juve, i respektuar Thaçi, se do ua jap ashtu fare pa kompenzime territoresh për shkak se je më i bukuri i Kosovës? Se Luginën do ua jap Vuçiqi e Daçiqi pa mos ua kërkuar Mitrovicën e Veriut me disa territore të tjera serbe?!

Kujdes i nderuar Kryetar i Kosovës, kujdes!, mos u bëni aq kryeneq, ky çallëm i kryeneqësisë mund t'ju hudh në humnerën e tradhtisë së madhe kosovare.

Nëse ju e bëni që Lugina t'i bashkohet Kosovës pa kompenzime territorresh atëherë do mbeteni personaliteti më i shquar ushtarak e politikë në historinë kosovare nëse jo, atëherë do mbeteni personi më i errët, më i shëmtuar e më i padashuruar për kosovarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat