Gjykata rikthen në punë drejtorin e shkarkuar në Spitalin e Pejës

Peja

Gjykata rikthen në punë drejtorin e shkarkuar në Spitalin e Pejës

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Doktori Muhamet Haliti njofton se Gjykata Themelore e Pejës ka shpallur të kundërligjshmëm shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit mjekësor në Spitalin e Pejës.

Haliti shkruan në Facebook-un e tij se kishte pasur tentativë që padrejtësisht të bëhet përgjegjës në rastin e futjes së foshnjes (fetusit) në rrobalarëse, në dhjetor të vitit të kaluar.

Drejtësia i ka dhënë fund këtij pretendimi qëllimkeq të z. Shala duke e detyruar të më kthej në poziten e mëhershme si Drejtor Mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës”, shkruan ai ndër të tjera.

Detaje më të hollësishme nuk janë dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat