LIVE: Nënë e fëmijë vdesin nga vërshimet në Pejë, familjari i viktimave rrëfen tmerrin që ka përjetuar

Peja

LIVE: Nënë e fëmijë vdesin nga vërshimet në Pejë, familjari i viktimave rrëfen tmerrin që ka përjetuar

Nga: Bota sot Më: 25 qershor 2023 Në ora: 06:10 Përditësuar në ora: 07:00 më 25.06.2023
Pamje nga vërshimet në Pejë

Shemben muret e një shtëpie në Pejë si pasojë e vërshimeve

Vërshimet nga reshjet e shiut që u shkaktuan dje në Pejë ishin tragjike për një familje.

Një nënë bashkë me fëmijën 5-vjeçar humbën jetën, ndërsa dëme të mëdha u shkaktuan në shumë shtëpi e pjesë të qytetit.

Mediat lokale atje po raportojnë se si pasojë kësaj gjendje janë shembur muret e një shtëpie në lagjen ‘Lidhja e Pejës’.

Akoma nuk dihet situata në të cilën ndodhet qyteti sot, por gjatë gjithë natës raportohet se ka pasur vërshime.

Policia jep detaje

Pas vërshimeve në Pejë është shënuar edhe vdekja e dytë, ku si pasojë ka humbur jetën nëna e fëmijut 5-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Po, edhe nëna e fëmijut është gjetur e vdekur. Pas përpjekjeve të policisë, nga njësitet policore është arritur të gjendet edhe trupi i pajetë edhe nënës së fëmijut. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor”, është shprehur Gashi.

Kujtojmë se pas vërshimeve që kanë kapluar qytetin e Pejës, si pasojë një fëmijë i moshës rreth 5-vjeçare ka humbur jetën.

Muhaxheri shprehet i tronditur nga rasti tragjik pas vërshimeve: Situatë e hidhur për qytetin tonë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas vërshimeve që kanë kapluar këtë qytetit, ku kanë humbur jetën dy njerëz.

Ai u shpreh i tronditur me rastin tragjik si pasojë e vërshimeve, ku tha se “kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë”.

“Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë. Ndihma në kohë të vështira është thelbësore”, tha Muhaxheri.

Tutje, ai tha se ekipet e komunës janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet.

Kujtojmë se policia ka konfirmuar vdekjen e viktimës së dytë e cila është nëna e fëmijut 5-vjeçar i cili po ashtu ka vdekur si pasojë e vërshimeve.

Nënë e fëmijë vdesin si pasojë e vërshimeve në Pejë

Pas konfirmimit të vdekjes së një fëmije 5-vjeçar nga vërshimet në Pejë, Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete edhe nëna e tij që ishte e zhdukur. 

Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor rreth orës 01:20 të dielën, ka bërë të ditur Policia.

Një 5-vjeçar vdiq si pasojë e vërshimeve në Pejë

Një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e vërshimeve në qytetin e Pejës, ka njoftuar Policia e Kosovës. Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në lagjen "Asllan qeshme". Vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës, rreth orës 23:10 të shtunën. 

Policia ka njoftuar po ashtu se si pasojë e vërshimeve është zhdukur nëna e fëmijës së ndjerë.

Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë në kërkim të personit të zhdukur, ka konfirmuar Policia në komunikatën për media në orët e para të së dielës. 

Po ashtu edhe në lagjen "Fidanishte" dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim në spital.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat