Policia në Pejë sekuestron 22 motoçikleta

Peja

Policia në Pejë sekuestron 22 motoçikleta

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 16:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia nё Pejё ka hartuar planin e veprimit “Motoçikletat 2023”, i cili ka filluar tё implementohet nga data 20.09.2023.

Bëhet e ditur se i njëjti do tё vazhdojë edhe mё tutje.

Gjatё kёtyre angazhimeve nё terren pёr tre ditё, janё shqiptuar 51 fletgjoba pёr kundёrvajtёsit dhe janё sekuestruar 22 motoçikleta.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon te tё gjithё ngasësit e motoçikletave qё fillimisht t’i regjistrojnё dhe t’i bartin pajisjet e nevojshme pёr ngasje, sepse siç thonë, siguria ёshtё mbi tё gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat