Edhe SBASHK-u kundër rrënimit të shkollës për të verbrit

Peja

Edhe SBASHK-u kundër rrënimit të shkollës për të verbrit

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 12:40
Pejë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës nëpërmjet një komunikate kundërshton iniciativën e institucioneve për ta rrënuar shkollën për të verbrit në Pejë.

SBASHK-u kujton institucionet lokale  të Pejës dhe ato qendrore se ndërtesa që është kthyer  tani e sa vite në fole  të ngrohtë për fëmijët me nevoja të veçanta, ka një historik  dhe pamje të rrallë  dhe është ndërtuar tani e 100 vite më parë dhe se është nga objektet që simbolizon Pejën nëpër dekada e vite.

“Institucionet lokale e qendrore  le të  ngritin një ndërtesë gjykate në cilin do vend tjetër, por jo këtu e duke rrënuar këtë institucion arsimor, i cili falë përkushtuar  të mësimdhënësve dhe stafit është kthyer në një ambient miqësor e të punës dhe me arritjet e  mëdha në misionin e shenjtë, ka krijuar dhe gëzon respekt, jo vetëm në Kosovë, por edhe mes institucioneve simotra në Ballkan, Evropë e kudo  në botë”, thuhet në komunikatë./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat