Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përherë President i Pavarësisë

Peja

Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përherë President i Pavarësisë

Nga: Haki Latifi Më: 8 shtator 2018 Në ora: 13:52
Kompleksi Memorial ”Ibrahim Rugova”

Dje në fshatin Malaj të Rugovës ku kishin lindur të parët e ish-presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova është përurua Kompleksi Memorial ”Ibrahim Rugova”, si dhe është zbuluar shtatorja e tij.

Memoriali është ndërtua me kontributin e Shoqatës Humanitare ”Sali Çekaj” në Zvicër, Gjermani Shoqatës „Rugova“ në në Nju Jork, veprimtarë të Nëndegëve të LDK-së në Zvicër si dhe qytetarë të tjerë.

Përurimi i kompleksit memorial “Dr. Ibrahim Rugova” është organizuar nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri në të cilën morrën pjesë familjarë të Presidentit Rugova, Kuvendar të Kuvendit të Kosovës, kryetar të Komunave, funksionar të lartë të LDK-së dhe qytetar të shumtë nga tërë Kosova.

Gjatë përurimit, pamë edhe të tillë që fare nuk kontribuan, përkundrazi e injoruan kët projekt, por për „foto selfie“ ishin të parët që u lajmëruan!
Mirë është që me dashurinë tonë njerëzore, të mirëfilltë, po bindemi të gjithë se e vetmja rrugë e përparimit njerëzor e kombëtar është vetëm dashuria dhe kryerja e detyrave me dinjitet nga secili/a.

Presidenti Rugova këti vendi të shejtë, ua kushtoi tërë jetën, tërë dijen, tërë fuqinë shpirtërore, intelektuale, mendore e mjeshtërore të një strategu të rrallë, çfarë do kjo botë e trazuar e çfarë vetë Zoti ia dhuroi Dardanisë sonë.

Dalëngadalë të gjithë arbërorët po e njohin mirë vetëveten dhe po dëshmohen, me të gjitha traditat e shenjta dardano-ilire.

Në mbretërinë tonë kombëtare, ashtu edhe siç deshti Presidenti Rugova, uroj të mbrtetërojë dhe të sundojë gjithmonë, edhe tej amshimit dashuria për njëri-tjetrin, dashuria për të tjerët, besa e mirëfilltë, amaneti i të parëve tanë për një prosperitet të gjithëmbarshëm kombëtar e njerëzor, për një dashuri universale, jashtë intereseve personale, grupore e klanore. Presidenti Rugova me vlerat që mbrojti, me parimet që besoi, me kauzën së cilës iu përkushtua, ka lënë në Kosovë trashëgiminë më të shkëlqyer, që shërben realisht si plazmë e një vendi të lirë, të qytetëruar, të pavarur, e një vendi e qytetarëve të barabartë para ligjit. E një vendi ku duhet të jetojnë qytetarë me origjinë dhe besime të ndryshme dhe kanë një vizion drejt të ardhmes, drejt Evropës.

Pusho perjetësisht në paqe Presidenti ynë i Dardanisë.

Ju ishit dhe do të mbeteni përherë President i Pavarësisë. 

FALEMINDERIT PERGJITHMONË! 

Amin!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat