Pse vendosi të jetë pjesë e listës zgjedhore të VV-së, Mimoza Kusari-Lila?

Politika

Pse vendosi të jetë pjesë e listës zgjedhore të VV-së, Mimoza Kusari-Lila?

Nga: G.B Më: 4 janar 2021 Në ora: 23:54
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti, do të jetë pjesë e listës zgjedhore me Lëvizjen Vetëvendosje.

Por, pse ka vendosur që të garojë bashkë me VV-në?

Duke folur për këtë për gazetën "Bota sot", ajo ka thënë se ka pasur bashkëpunim me grupin e VV-së, që ka qenë konstruktiv dhe korrekt me respekt të ndërsjellë, ku parimet dhe vlerat politikanë i kanë afruar të dyja subjektet.

"Bashkëpunimi me grupin parlamentar të LVV-së gjatë kësaj legjislature e cila po përmbyllet në ditët në vijim, ka qenë shumë konstruktiv dhe me bashkëpunim korrekt me respekt të ndërsjellë. Parimet qeverisëse dhe vlerat politike kanë qenë të njëjta dhe dinamika e ngjarjeve që e karakterizoi vitin 2020 na ka ofruar edhe më shumë dy subjektet politike", ka thënë deputetja.

Sipas saj, është e domosdoshme që të vazhdohet ky ndryshim që u shpreh dhe me vullnetin e qytetarëve në vitin 2019, ndërsa u nda në gjysmë nga pazaret politike në mars dhe qeshor 2020.

"Ky vit gjithashtu e krijoi domosdoshmërinë për bashkimin dhe afrimin e subjekteve politike me parimet e njëjta qeverisëse me synim reformën e domosdoshme shtetërore. Është e domosdoshme të vazhdohet ndryshimi i cili u shpreh edhe me vullnetin e qytetarëve në vitin 2019, ndërsa u nda në gjysmë nga pazaret politike në Mars dhe Qershor të 2020-tës", ka deklaruar Mimosa Kusari-Lila për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat