Përplasja e ashpër mes Agim Veliut e Vjosa Osmanit, analisti shpjegon situatën – i jep një “goditje” ish-nënkryetares së LDK-së

Politika

Përplasja e ashpër mes Agim Veliut e Vjosa Osmanit, analisti shpjegon situatën – i jep një “goditje” ish-nënkryetares së LDK-së

Nga: A.Z Më: 6 janar 2021 Në ora: 00:08
Agim Veliut dhe Vjosa Osmani

Agim Veliu që tani mban pozitën e nënkryetarit të LDK-së dhe njëherësh atë të Ministrit të Brendshëm riktheu në vëmendjen e opinionit për mospajtimet që ka me Vjosa Osmanin me një deklaratë ku ironizoi me të.

“Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po kupton çfarë, qysh konteksti po e them. Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë (e gjerë) edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskna ditë që duhet komplet një Kryesi me ja lëshuar vendin edhe nuk e di a e nxënë”, kishte thënë Veliu.

Kjo deklaratë erdhi pas asaj të Osmanit bërë mbrëmë në debatin televiziv ku deklaroi se “duhet të largohet kryesia aktuale e LDK-së, që të flitet për kthimin e saj në parti”.

Kjo ngjalli shumë reagime, analisti Skënder Zogaj, në një prononcim për “Bota sot”, tha se në traditën e LDK-së rugoviane ka pasur vend për të gjithë qëllim mirët, por që me kohë toleranca e tepruar ka bërë që brenda saj të hyjnë ambiciozë të ndryshëm

Ai përmend Bujar Bukoshin dhe Nexhat Dacin, ndër të cilët e kanë goditur dhe i kanë shkaktuar dëme LDK-së. Bujar Bukoshi që formoi partinë e tij PREK dhe Nexhat Daci me LDD-në me që rast e njollosi autoritetin e LDK-së.

“Në traditën e LDK-s rugoviane në këtë parti ka pasur vend për të gjithë qëllim mirët e pastër dhe që e kanë dëshiruar sinqerisht këtë subjekt partiak. Mirëpo, me kohë toleranca e tepruar, ka bërë që brenda LDK-së të hyjnë ambiciozë të ndryshëm. Këtu zënë fillin mospajtimet që e kanë goditur LDK-n dhe, i kanë shkaktuar dëme të mëdha. Nga më të parët ka qenë Bujar Bukoshi që për ta asgjësuar LDK-në formoi partinë e tij - PREK, që, nuk arriti objektivat e saj. I dështuar mbet edhe akademiku Nexhat Daci me LDD-në, e cila e njollosi fort autoritetin e LDK-së dhe, prej aty e kanë burimin e infektimit të gjitha orvatjet e mëvonshme të individëve dhe grupeve të pakënaqura që në emër të LDK-së e kanë luftuar LDK-në”, tha ai.

Më tej ka theksuar se të kësaj natyre janë edhe përplasjet ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Isa Mustafës. Sipas tij është e pakuptueshme dhe absurd që Vjosa Osmani e mendon për t’ia lëshuar vendin themeluesit e LDK-së, figurat të cilët kanë marrë edhe plumba e tash të përbuzen.

Ai thotë se të gjithë janë të barabartë në parti dhe atëherë kur ky standard nuk përfillet të gjithë kanë të drejtë dhe njëkohësisht të gjithë e kanë gabim.

“Them se, të kësaj natyre janë edhe përplasjet ndërmjet Vjosa Osmanit dhe ish shefit të saj Isa Mustafa, që po shprehin mosdurim të çuditshëm që po ndodh pas një “dashurie të zjarrtë”. Prandaj, e arsyetoj aspak fushatën e ashpër refuzuese kundër Vjosa Osmanit, mirëpo, është e pakuptueshme dhe absurde, edhe që Vjosa të mendoj se, asaj u dashka t'ia lirojnë vendin themeluesit e LDK-së, figurat më të devotshme që nuk janë trandur në kohët më të rënda të robërisë, duke marrë edhe plumba, e që tash u dashka të përbuzen. Kjo nuk është aspak e ndershme. Kjo nuk ndodh askund dhe nuk duhet të ndodh sado që dikush ta ndiej veten të madh dhe të dobishëm. Në parti të gjithë janë të barabartë. Kur ky standard nuk përfillet të gjithë kanë të drejtë dhe njëkohësisht të gjithë e kanë gabim, sepse, individët nuk mund të sillen si pronarë të një partie demokratike”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat