Glauku kërkon nga mërgimtarët të padisin KQZ-në, Muhamet Kelmendi mërgimtarët kanë të drejt...

Politika

Glauku kërkon nga mërgimtarët të padisin KQZ-në, Muhamet Kelmendi mërgimtarët kanë të drejt...

Nga: A.Z Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:50
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, ka inkurajuar mërgimtarët që ta padisin KQZ-së, siç thotë ai për mohim të së drejtës të votës.

“Ata duhet me iu ba padi KQZ’së, për mohimin e të drejtës për votim. Deri tash kemi evidentu shumë raste që KQZ i ka eliminu. KQZ është mjaftu me ato me telefonata”, ka thënë Konjufca në një debat.

Lidhur me këtë njohësi i çështjeve juridike profesori Muhamet Kelmendi, ka thënë se kjo mënyrë e votimit për diasporën është e papërshtatshme, sipas tij do të duhej të votonin në ambasada apo konzulata të Republikës së Kosovës.

ImageMuhamet Kelmendi

“Mënyra e përcaktuar nga KQZ-ja është jo e mirë dhe tepër e papërshtatshme në votim. Është dashur që votimi të organizohet nëpër ambasada dhe nëpër konzulatat e Republikës së Kosovës. Tamam si në Kosovë. Natyrisht se mërgimtarët kanë të drejtë të ngritin paraqesin ankimime kundër KQZ-së. Mirëpo, është shumë e rëndë të provohet vepra e ndaluar nga ana e KQZ-së. Ndërsa, është gjë normale se ka shkelje, madje shumë të mëdha”, tha ai.

Votimin përmes telefonit e quan marri, sepse në këtë rast paraqiten dy forma të votimit, ajo serbe që mundëson votime dhe ajo shqiptare që mohon votimin. Ndërsa, ankesat e votuesve nga jashtë, ai thotë se duhet të ngritën në PZAP.

“Vërtetimi i votimit me telefon është një marri. Pse? Sepse edhe për votuesit shqiptar jashtë Kosovës është dashur të votohet si për serbët. Kemi kështu dy forma të votimit. Ajo serbe që mundëson votime e votime. Si dhe ajo shqiptare që mohon votimin. Por, ankesa e votuesit nga jashtë vendit duhet të ngritën në PZAP. Pas këtij niveli të ngriturit padia në Gjykatën Supreme dhe në fund mbetet Gjykata Kushtetuese. Këto janë nivelet që i kanë votuesit, nëse dëshirojnë të ankimojnë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat