Ky është momenti vendimtar për LDK-në

Politika

Ky është momenti vendimtar për LDK-në

Nga: A.M. Më: 16 mars 2021 Në ora: 22:41
LDK

Opinionisti Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar zgjedhjet që janë mbajtur javën që e lamë pas në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Zgjedhjet në LDK, ishin demokratike për kundër dyshimtë të disa analistëve politikë, se këto zgjedhje nuk do të ishin të tilla, për shkak të dyshimtë të bazuar se në këtë parti politike ndër vite ishin krijuar disa klane, të cilat bënin presion të elektorati që t'ju nënshtroheshin vullneteve të tyre. Zhvillimeve demokratike të këtyre zgjedhjeve pa dyshim i ka kontribuar edhe tërheqja e kandidaturës së Anton Qunit, për Kryetar të ardhshëm të partisë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Bytyçi është shprehur se me gjithë pikëpamjet e disa analistëve politikë se zgjedhja Kryetarit të ri të LDK-së kësaj partie do t`i kthehet imazhi të cilin e kishte dikur.

Më tej, ai shpjegon se kjo nuk mund të ndodhë për dy shkaqe ndër shumë të tjera.

“1. Përkundër angazhimit të kryetarit të ri Abdixhiku për ta bërë LDK-në, siç ishte kjo parti kur udhëhiqej nga dr.Ibrahim Rugova, dhe në të cilën aderonin shumë qytetarë t'i bashkoheshin. Kjo mbetët fontanë dëshirash të z. Abdixhikut, sepse ai as nuk e ka reputacionin politikë dhe as aftësitë organizative të dr. Ibrahim Rugovës për të kultivuar demokracinë brenda partisë dhe për të mbajtur ekuilibrin e bashkëpunimit edhe me subjektet tjetra politike kur janë në pyetje interesant madhore të vendit.

Këtë e ka dëshmuar qëndrimi i Abdixhikut, me rastin e rrëzimit të Qeverisë Kurti, në një kohë në të cilën seriozisht rrezikohej shëndeti i popullatës për shkak të Pandemisë së korona virusit Covid - 19‐të, ai në këtë kohë nuk e tha as edhe një fjalë për të mos e përkrah rrëzimin e Qeverisë Kurti 1, e cila u rrëzuar jo edhe në rrethana aq të arsyeshme... dhe në një kohë kur të gjitha strukturat kompetente të shtetit duheshin të organizoheshin në mbrojtjen e shëndetit të popullsisë nga pandemia vdekjeprurëse e cila veç kishte filluar të merrte jetë njerëzish në vendin tonë.

Madje, madje është tepër herët, të pohohet me saktësi, dhe kompetencë të dihet se si do të rrjedhin proceset në rimëkëmbjen e LDK-së, pas ardhjes në krye të saj të z. Abdixhikut, por një fakt duhet pasur parasysh: 2.nëse nuk kthehet në këtë parti z. Vjosa Osmani dhe elektorati i saj , kjo parti do ta këtë të pamundur të realizojë ngritjen dhe imazhin që e kishte para se të pësonte humbje katastrofale në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021”, ka potencuar Bytyçi për “Bota sot”.

Bytyçi ka treguar se cili është momenti vendimtarë për LDK-në.

“Tani, është në gjykimin e lidërshipit të ri të LDK-së, se a do të krijojë rrethana që Vjosa Osmani, dhe elektorati i saj të kthehet përsëri në këtë parti.

Këtë do ta dëshmon LDK, me rastin e zgjedhjes së Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, duke ia siguruar përkrahjen përkatësisht, duke refuzuar që Osmani mos të zgjidhet Presidente e Kosovës dhe vendi të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme.

Ky moment do të jetë vërtetë vendimtar, për t'i bindur qytetarët e Kosovës se përnjëmend LDK-ja, është parti shtetndërtuese ashtu siç pretendon në mënyrë të përsëritur”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat