“Zgjidhja ekstreme”, rreziku që i kanoset Kosovës në dialogun me Serbinë – ky është qëllimi i vizitës së Palmerit dhe Lajçakut në Kosovë

Politika

“Zgjidhja ekstreme”, rreziku që i kanoset Kosovës në dialogun me Serbinë – ky është qëllimi i vizitës së Palmerit dhe Lajçakut në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:22
Mirosllav Lajçak dhe Matthew Palmer,

Dy politikanë, njëri evropian e tjetri botëror, këtë të hëne do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, bashkë me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së përbashkët të tyre në Kosovë, do të takohen me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Kjo vizitë e tyre, në Kosovë është cilësuar si parapërgatije për dialogun me Serbinë.

Juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, për procesin e dialogut, thotë se kryeministri Kurti ka breng se nuk do të ketë një zgjidhje si duhet dhe në pajtim të plotë me interesat e Kosovës.

Ai thotë se ka mëdyshje të mëdha, por qëllimi i misionarëve që do të vijnë në Kosovë, është shtyrja përpara e këtij procesi.

Burjani shprehet se Kurti nuk do ta përkrah asnjë zgjidhje që është në dëm të Kosovës.

“Albin Kurti ka brengën se nuk do të ketë zgjidhje si duhet në pajtim të plotë me interesat e Kosovës. Mëdyshjet janë edhe më të mëdha kur të merren parasysh një numër i madh i marrëveshjeve deri më tash, por pa ndonjë sukses për zgjidhje. Shtyrja e Albin Kurtit për të filluar dialogun është qëllimi i këtyre dy misionarëve. Kurti kërkon ndonjë garancion të mos ndodh një zgjidhje që e dëmton Kosovës, dhe ai këtë nuk e pranon asnjëherë. Pra për momentin nuk ka ndonjë ide kreative që do të përbënte zgjidhje dhe nuk ka as vullnet për të menduar për ndonjë zgjidhje në mes të dy vendeve”, shprehet Burjani për gazetën “Bota sot”.

Ai tutje shprehet se nuk ka ndonjë kreativitet apo kurrfarë hiçduke parë se Serbia nuk pranon asnjë zgjidhje përveç atyre ekstreme.

“Zgjidhjet ekstreme nuk i pranon jo vetëm Albin Kurti por askush në Kosovë nuk pranon zgjidhje të dëmshme. Pra rreziku më i madh vjen nga Serbia e cila propozon zgjidhje ekstreme për çështjen e Kosovës, kurse Kosova, s’ka fare kreativitet, por rrinë e heshtur dhe pret që dikush tjetër ta zgjidh këtë çështje”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat