Situata në veri të Kosovës/Analisti thotë se nuk ka vend për shtyerje të zgjedhjeve

Politika

Situata në veri të Kosovës/Analisti thotë se nuk ka vend për shtyerje të zgjedhjeve

Nga: M.H. Më: 30 shtator 2021 Në ora: 19:53
Ilustrim

Nga zgjedhjet lokale nuk na ndajnë as edhe një muaj deri tek mbajtja e tyre.

Mirëpo gjendja e tensionuar e cila është krijuar nga reciprociteti në veri të Kosovës, ka arritur të sjellë tensione të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë.

Analistët po përmendin edhe shtyrjen e këtyre zgjedhjeve.

Kjo shtyrje e zgjedhjeve po mendohet si mundësi pasi është paralajmëruar edhe bojkotimi i tyre në veriun e vendit.

Image
Blerim Burjani

Në lidhje me këtë temë ka folur për “Bota sot”, juristi Blerim Burjani, i cili u shpreh se shtyerja e zgjedhjeve nuk duhet të ndodhe pasiqë nuk ka në Kosovë aq tension sa të mos mbahen.

“Shtyrje të zgjedhjeve nuk duhet të ketë dhe nuk të ketë për këtë ska interes por as gjendja nuk duket aq me tension në Kosovë, ky tensionim më shumë vrehët në Serbi, në Kosovë ka fushatë normale politike për zgjedhje”, u shpreh ai.

Më tej, ai përmend edhe zgjedhjet e kaluara që thotë se serbët nuk kanë marr pjesë në zgjedhjet e kaluara dhe uron që në këto ata të marrin pjesë.

“Sa i përket veriut atje edhe ashtu zgjedhjet e kaluara ishin kot, janë shpenzuar gjysmë miliona para dhe asnjëhere nuk ishte konstituar institucionet lokale, edhe këto zgjedhje do ta kenë fatin e njejtë me ato paraprake e kota, atje po krijohen shpenzime koti dhe nuk po obligohen serbët të marrin pjesë në institucionet lokal”, thotë juristi.

Në fund ai shprehet se Knë veri të Kosovës KQZ ka thënë se po punon për të krijuar zgjedhje dhe se këto kushte do të krijohen.

“Në veri KQZ është angazhuar të krijojë kushte teknike  në mënyrë që të mos ketë process të vështirë në këto zgjedhje. KQZ po punon për këto kushte dhe do të i siguroj ato”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat