Vjen një ‘goditje’ e ashpër ndaj Enver Hoxhajt, pasi u bë nënkryetar i Kuvendit

Politika

Vjen një ‘goditje’ e ashpër ndaj Enver Hoxhajt, pasi u bë nënkryetar i Kuvendit

Nga: A.Z Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 22:58
Enver Hoxhaj

Kuvendi i Kosovës me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka zgjedhur Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Hoxhaj është i zgjedhuri i PDK-së për nënkryetar të Kuvendit, pas zgjedhjes së Bedri Hamzës kryetar i Mitrovicës.

Lidhur me këtë, analisti Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se duke e pasur parasysh të kaluarën, Hoxhaj do të duhej të ishte i papranueshëm, por që sipas tij, politika është arti i së mundshmes në Kosovës.

“Në fakt, duke pasur parasysh deklaratat e tij, në të kaluarën më neuralgjike për Kosovën, Enver Hoxhaj, realisht do duhej të ishte emër i papranueshëm, pikësëpari për vet PDK-në, siç do duhej të mbetej i papranueshëm për të dy krahët politik, për një post kaq të lartë e me rëndësi si nënkryetari i legjislativit të vendit, por ja që politika është arti i së mundshmes dhe në Kosovë as që e merr kush parasysh të kaluarën, e cilit do individ a kandidat edhe për postet më të larta institucionale të shtetit, nëse ai është anëtar i ndonjërës nga partitë me rol dominues në politikën vendore”, tha ai.

Tutje shtoi se Hoxhaj përkundër zënkave ndaj partive rivale, arrinë pa asnjë vote kundër të zgjidhet nënkryetar vetëm pse është nga PDK.

Image
Gani Qarri

“Madje një individ si Enver Hoxhaj, përkundër zënkave, replikave dhe rivaliteteve të shprehura në mënyrë publike ndërmjet partive rivale, arrin pa asnjë problem, të marrë hiç më pak se 80 vota të deputetëve në pozitë dhe opozitë, pa asnjë votë kundër e pa asnjë abstenim dhe të zgjidhet, pothuajse me aklamacion nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, vetëm pse vije nga Partia Demokratike e Kosovës, aktualisht partia e dytë për nga numri i votave të marra në zgjedhjet nacionale”, shtoi Qarri.

Më tej ka deklaruar se duke i pasur parasysh akuzimet publike nga antarët aktuar lidhur me deklaratat e Enver Hoxhajt, nuk do të duhej as të kandidonte në emër të PDK-së, e lëre më të zgjidhej nënkryetar i Kuvendit.

“Përndryshe, duke pasur parasysh faktin e akuzimeve publike, nga vet anëtarët aktual dhe ish personalitete të larta të kësaj partie, lidhur me deklaratat e Enver Hoxhajt të dhëna nga Vjena e Austrisë, mu në kulmin e luftimeve të UÇK-së me okupatorët serb, për çlirimin e Kosovës, se nëse fiton UÇK, ai do të kërkonte azil në Beograd, Enver Hoxhaj, pikësëpari për vet PDK-në, e cila thirret "fort" në vlerat e UÇK-së dhe e quan veten edhe parti e dalë nga po kjo luftë e shenjtë, nuk do duhej që pikërisht ky njeri, as të kandidonte në emër të PDK-së, e lëre më edhe të zgjidhej nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, gjë që jo vetëm nënçmon mundin dhe gjakun e derdhur, por edhe injoron rëndë veprën e heronjve e të dëshmorëve, invalidëve dhe të gjithë kontribuesve, ndërbreza të luftës për liri”, theksoi Qarri.

Tutje analisti e quan edhe rast të pamoralshëm këtë pozitë të Hoxhajt, madje edhe për emërimet e Nikoliqit duke e pasur parasysh që ai ishte arrestuar bashkë me disa agjentë të tjerë të BIA-së.

“Për aq më tepër, duke ditur se Enver Hoxhaj ishte emri më i pagjetur për këtë pozitë të lartë të legjislativit aktual, rast më të pamoralshëm nuk mund të mbahet mend nga shqiptarët, përveç emërimit të pjesëtarit të BIA-së Serbisë Branisllav Nikoliq, këshilltar të Hashim Thaçit, përkundër faktit se në vitin 2009, ai ishte arrestuar bashkë me dy agjentë tjerë të BIA-s, si Milutin Radanoviç nga Beogradi e Predrag Zheljkoviç nga Novi-Sadi, pasi që ishte kapur edhe nga kamerat e RTK-së duke u ofruar deri në 100 mijë euro edhe shqiptarëve për të dëshmuar rrejshëm kundër UÇK-së, në Hagë”, shtoi ai.

Qarri më tej potencoi se Hoxhaj po e ndjek shembullin e Thaçit, madje sipas tij, Hoxhaj në këtë pozittë erdhi për shkak të pazareve.

Ai shtoi se zgjedhja e tij nuk është e moralshme, e cila ende pretension se është parti e dal nga lufta dhe vazhdon ta mbajë veten si pasuese e UÇK-së.

“Ndaj mendojë se PDK, edhe me rastin e Hoxhajt, po e ndjek shembullin e themeluesit të saj, Hashim Thaçit dhe se as Enver Hoxhaj nuk erdhi për hir të meritave, në këtë post të lartë institucional, shtetëror e politik, por më tepër për shkak të pazareve dhe dëmshpërblimit, për mos-zgjedhjen e tij, por të Memli Krasniqit në krye të PDK-së. Kështu që, megjithëse pas arrestimit të Kadri Veselit nga Gjykata Speciale, Hoxhaj ishte për pak ditë, kryesues i përkohshëm i PDK-së, zgjedhja e tij si të dytin e legjislativit, nuk është e moralshme as etike, as për vet PDK-në e cila edhe sot pretendon se është parti e dal nga lufta dhe përkundër përfaqësimit në institucionet e shtetit me njerëz si Enver Hoxhaj, ende vazhdon ta mbajë veten si pasuese të UÇK-së, duke harruar me qëllim, deklaratat e Hoxhajt kundër saj”, ka përfunduar Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat