“Këta persona i tradhtuan”/ Ish agjenti tregon prapaskenat e konfliktit të Kumanovës, kështu ishin paralajmëruar Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj

Politika

“Këta persona i tradhtuan”/ Ish agjenti tregon prapaskenat e konfliktit të Kumanovës, kështu ishin paralajmëruar Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj

Nga: P.R Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 21:22
Konflikti i Kumanovës kishte ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Maqedoni, ku si rezultat i përplasjeve të armatosura në “Kodrën e Trimave” në Kumanovë, kishin mbetur të vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore maqedonase dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur.

“Imagjinoni ministrja e Drejtësisë që sot vjen dhe më flet për sistem të drejtësisë në Kosovë e kunati i saj është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoni sot mua më mban leksione për sistem të drejtësisë, si takoheni me homolog zonja ministre, si e takon ti një ministre të Drejtësisë të Gjermanisë, kur në CV-në tënde shkruan që kuanti ne kemi të arrestuar për terrorizëm në Maqedoni. Unë nuk kam çka i shtoj kësaj shpifje, sa për dhëndrin, as nuk është arrestuar, dhe është shpifje që ju e keni thënë dhe do të mbani përgjegjësinë tuaj zonja Haxhiu”. Kjo deklaratë e deputetës së PDK-së, Blerta Deliut drejtuar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ka bërë që të rikthet edhe njeherë debati për konfliktin e Kumanovës, e për të cilën 10 shqiptarë po vuajnë dënimin në burgjet e shtetit maqedonas.

E reagime të shumta kishte në drejtim të Blerta Deliut, ku madje edhe u kërkua edhe dorqeheja e saj.

Por si duhet të veprojë Kosova lidhur me të dënuarit të grupit të “Kumanovës” dhe cfarë fshihet prapa këtij konflikit? Lidhur më këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Sipas Miftarit, sheti i Ksoovës duhët të kërkojë rigjykim të plotë për rastin e Kumanovës.

Image
Naim Miftari

“Kosova duhet të kërkoj rigjykim të grupit të Kumanovës, por shteti maqedonas nuk duhet me i fsheh veprimet e shërbimit sekret maqedonas që i kishte mashtruar që të shkojnë luftërat shqiptar në Maqedoni. Qëllimi i Nikola Gruevskit, Jankullovskes dhe Mihalkovit, por edhe Ali Ahmetit, Grubit ishte që përmes një mini konflikti t’i fitojnë zgjedhjet prapë pa kurrfarë problemi”, thotë Miftari.

Miftari për gazetën “Bota sot” ka zbuluar detaje të paditura deri më tani për grupin e “Kumanovës”.

“Grupi i Kumanovës u josh që të shkojnë në Maqedoni pas rastit të Gushnicës, kur disa pjesëtar të këtij grupi kishin marr armë në një bazë të vogël post bllok ushtarak, e kemi ditë se po mbyllet rrethi. I kemi paralajmëruar Beg Rizën dhe Mirsad Ndrecën përmes një eprori të FSK-së që iu ka transmetu porosinë se po shkojnë drejt në një kurth që po ia përgatit shërbimi sekret maqedonas dhe serb, por me dije edhe të Kosovës dhe Shqipërisë, pasi grupi i Kumanovës, nuk janë fshehur, kanë punuar hapur. Por as Begu as Mirsadi nuk janë kanë të bindur se po i dërgojnë në kurth”, shprehet Miftari.

Sipas tij, prapa konflikit të Komanovës fshihet shërbimi sekret maqedonas dhe ish kreu i këtij shërbimi, Sasha Mihajkov.

“99 përqind të luftëtarëve që kanë shkuar aty, nuk e kanë pas idenë se po tërhiqen në një kurth, por si ish pjesëtar i UÇK-së, do t’i përgjigjeshin thirrjes për ndihmë shqiptarëve të Maqedonisë disa lidhje të disa shqiptarëve nga Maqedonia që kanë qenë në kontakt me grupin e Kumanovës kanë bashkëpunuar ngushtë me Sasha Mihajkovin, shërbimin sekret maqedonas. Sa i përket aty luftës pjesëtarët e UÇK-së vetëm janë mbrojt, kanë mbrojtur jetën e vet pasi sigurimi maqedonas kanë menduar se do t’i vrasin shumicën e këtyre luftëtarëve në gjumë, siç i kanë vrarë në Brodec, në Shkup komandant Telin, dhe komndant Harun Aliun. Pra shërbimi maqedonas i inteligjencës i ka nënvlerësuar këta luftëtar, prandaj forcat maqedonase kanë humbur dhe kanë pas shumë dëme në njerëz dhe teknikë”, thekson Miftari.

Më tej, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari tregon me emra personat, që sipas tij tradhtuan grupin e “Kumanovës”.

“Si janë tradhtuar pastaj, këtë më së miri mundet me shpjegu Artan Grubi dhe Ali Ahmeti. Si janë tradhtuar kinse po vjen OSBE dhe si janë pushkatuar dy akterët kryesor Begu dhe Mirsadi, Ali Ahmeti duhet me shpjegu bashkë me Nikolla Gruevskin, Gordana Jankullovsen, Sasha Mihajlkov dhe Artan Grubi”, thekson Miftari.

Për fund, Miftari deklaron se grupi i “Kumanoves” do të lirohet nga burgu, pasi të ndodhë një rigjykim i plotë.

“Maqedonia kurrë nuk do të jetë shtet i sigurt pa e sqaruar fajin e shërbimit sekret maqedonas në kurthin e Kumanovës përgjegjësi me dhanë edhe pushteti i Kosovës që nuk ka ndërmarrë asgjë për ta ndaluar të ndodhë një rast i tillë. Këta djem atje jam shumë i sigurt se nuk do të qëndrojnë tanë jetën në burg Maqedonia duhet t’i liroj, edhe Kosova duhet të kërkoj rigjykimin e tyre nga një panel ndërkombëtar ku jam shumë i sigurt se do të liroheshin, pasi pjesëtarët e UÇK-së luftuan për jetërat e tyre, pas pushkatimit të Begut dhe Mirsadit e vërteta nuk do të zbardhet kurrë, por ata djem që janë në burg duhet me u liru me një rigjykim korrekt dhe fer”, përfundon për “Bota sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Kujtojmë se konflikti i Kumanovës kishte ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Maqedoni, ku si rezultat i përplasjeve të armatosura në “Kodrën e Trimave” në Kumanovë, kishin mbetur të vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore maqedonase dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat