Lufta Rusi-Ukrainë/ Paralajmërimi për sigurinë e Kosovës nga rreziku serbo-rus

Politika

Lufta Rusi-Ukrainë/ Paralajmërimi për sigurinë e Kosovës nga rreziku serbo-rus

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 22 shkurt 2022 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Rusia praktikisht e ka filluar pushtimin e Ukrainës në orët e hershme të mëngjeit të ditës së martë. Tensionet diplomatike nga ky fillim pushtimi kanë vazhduar gjatë gjithë ditës, ndërsa Putini nuk është ndalur në agresivitetin e tij dhe të Rusisë. Ai e ka shpallur inekzistente Marrëveshjen e Minskut, e bërë pas pushtimit rus të Krimesë, më 2014.

SHBA-ja e ka shpallur fillim të pushtimit rus të Ukrainës, duke paralajmëruar se qëllimi kryesor i Putinit është pushtimi i plotë i Ukrainës.

Perëndimi ka filluar reagimet praktike. SHBA-ja ka shpallur disa sanksione, sikurse edhe Britania e Madhe, kryesisht në aspektin financiar, ndërsa Gjermania e ka anuluar certtifikatën për gazin rus,

Tensionet, tashmë edhe me lëvizje pushtuese të Rusisë ndaj Ukrainës, po vlerësohen si rrezik për destabilizimin e Evropës, por edhe të disa shteteve të Ballkanit.

Serbia, e cila Rusinë e ka krah të fortë, ka për synim destabilizmin e Bosnjes, e hiq më pak edhe të veriut të Kosovës.

Ndikimi rus në Ballkan nëpërmjet Serbisë po rritet

Për këtë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte pjesëmarrëve e Konferencën e Sigurisë në Mynih së bashku me liderët botërorë, ka thënë se, gjatë tri ditëve në këtë Konferencë, në të gjitha këto organizime si dhe takime e diskutime bilaterale, Kosova përçoi mesazhin se është shembull i shkëlqyeshëm i kontributit për paqe e stabilitet në rajon, duke kryer njëkohësisht një sërë reformash brenda vendit, të cilat po përkrahen fuqishëm nga qytetarët, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

“Përkushtimin tonë në procesin e integrimit në struktura euro-atlantike, përtej aspektit deklarativ, po e dëshmojmë me veprime konkrete, prandaj është imperative që e ardhmja e vendit tonë në këto struktura të garantohet duke pasur parasysh ndikimin çdo ditë e më të madh të Rusisë, nëpërmjet Serbisë që ka për qëllim destabilizimin e rajonit”, është shprehur ajo në një postim në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Shqetësohet Borrell

Gjithashtu edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në Bosnje e Hercegovinë.

Borrell i paralajmëroi udhëheqësit e tjerë në Konferencën e Sigurisë, që u mbajt në fundjavë në Mynih të Gjermanisë, se situata në Bosnje është “më shqetësuese se kurrë”.

Bosnja tashmë është e ndarë në Federatën Boshnjako-Kroate dhe në entitetin e mbizotëruar nga serbët, i njohur si Republika Serbe.

“Situata në Bosnje është më shqetësuese se kurrë. Nuk ka qenë kurrë e lehtë, por tendencat devijuese tani janë vërtet shumë shqetësuese”, ka thënë Borrell.

Mirëpo, ndikimi rus në Serbi vazhdon e rritet nga dita në ditë.

Rritja e ndikimit rus

Gjatë kësaj jave Serbinë e vizitoi shefi i shërbimeve të sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat