Lufta hibride ruse kundër Kosovës, i përfshirë edhe Edi Rama!

Politika

Lufta hibride ruse kundër Kosovës, i përfshirë edhe Edi Rama!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 24 mars 2022 Në ora: 22:05
Edi Rama

Fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe miqësia ruse me Serbinë, por edhe me Republikën serbe në Bosnje, e ka filluar edhe një luftë hibride kundër Kosovës e Shqipërisë.

Dezinformimi, propaganda, kërcënimet kibernetike, fushatat e egra diplomatike, sabotimet e shantazhet, e një mori metodash të tjera që njihen ndryshe si lufta hibride, po i përfshijnë gjithnjë e me shumë Kosovën dhe Shqipërinë.

Lufta hibride Kosovë-Shqipëri

Analistët dhe ekspertët thonë për gazetën “Bota sot”, se tashmë me vite të tëra nuk ka pushuar lufta hibride në Kosovë e Shqipëri.

Sipas tyre, Rusia po kërkon forcimin e ndikimit të saj në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat