Pas emërimit në krye të SHISH-it, Vlora Hysenit i kërkohet zbardhja e vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit

Politika

Pas emërimit në krye të SHISH-it, Vlora Hysenit i kërkohet zbardhja e vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit

M.Haziri Nga M.Haziri Më 4 prill 2023 Në ora: 18:26
Vlora Hyseni

Gjatë ditës së djeshme presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi emërimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Vlora Hyseni ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë që nga dhjetori i vitit 2020, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të vitit 2021, kur në detyrën e drejtorit ishte emëruar Petrit Ajeti.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar në një shkrim të analistit dhe profesorit nga Amerika, Binak Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai u shpreh se dje Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e dërgoi në vend amanetin e kryeministrit Edi Rama duke e dekretuar Vlora Hysenin për drejtuese të SHISH-t.

“Kohë me parë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte kërkuar nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj që për Drejtoresh të SHISH-it të dekretohet Vlora Hyseni nga Kosova. Dje Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj e dërgoj në vend amanetin e kryeministrit Edi Rama duke e dekretuar Vlora Hysenin për drejtuese të SHISH-it.

Vlora Hyseni ishte emëruar në shkurt të vitit 2019 si zëvendësdrejtoreshë në AKI të Kosovës, por ishte edhe si drejtoresh për marrëdhënie me jashtë në AKI. Ajo e ka udhëhequr AKI-n e Kosovës me tepër se katër muaj, deri në zgjedhjen e drejtorit të ri. Para marrjes se detyrës se re si udhëheqëse e SHISH-it ajo ishte shkarkuar nga AKI-a e Kosovës nga Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës. Por, siç po shihet e rrëmbeu Edi Rama duke ia propozuar atë për drejtuese të SHISH-it çfarë edhe ndodhi”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thotë që ky dekretim nuk është i rastësishëm, por i qëllmshëm.

“Më çfarë qëllimi ndodhi kjo e din vetëm kryeministri Edi Rama, por dosido ky dekretim nuk është i rastësishëm por shumë i qëllimshëm kur dihet se janë apo nuk janë hiq të mundshme që drejtues i një shërbimi inteligjent i një vendi të emërohet në shërbimin inteligjent të vendit tjetër për shkak të konfidencialitetit të informative e sidomos në rrethanat e tanishme kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka afërsi të madhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, shpjegon analisti.

Në fund, ai shton që ndoshta emërimi i saj mund të ndihmoj të zbulohen vrasjet politike që janë bërë.

“Por sidoqoftë Vlora Hysenit i uroj sukses dhe punë te mbarë në këtë detyrë me rëndësi të veçantë me një kërkesë që pasi që tani gjendet në këtë detyrë kaq të rëndësishme të Shërbimit Inteligjent të Shqipërisë, të bëjë bile diçka në zbardhjen e disa vrasjeve të qytetarëve të Kosovës gjatë luftës e sidomos të vrasjes bizare të ministrit të mbrojtjes Ahmet Krasniqit. Zbardhja e këtyre vrasjeve i takon shtetit shqiptar sepse ata u vranë apo u zhdukën në territorin e Shqipërisë kur dihet se deri më tani shteti shqiptar nuk ka treguar ndonjë vullnet të mirë për zbardhjen e këtyre vrasjeve”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat