Vrasjet që po tronditin Kosovën, flet eksperti i sigurisë

Politika

Vrasjet që po tronditin Kosovën, flet eksperti i sigurisë

Nga:  P.Rudi Më: 9 gusht 2023 Në ora: 23:01
“Bon Vivant”

Vrasjet në Kosovë janë bërë një dukuri shqetësuese dhe alarmante. Së fundi, në kafiterinë “Bon Vivant”.

I vrarë mbeti Kastriot Ramadani pësoi lëndime vdekjeprurëse si pasojë e të shtënave me armë.

Po ashtu, një vrasje tjetër që tronditi Kosovën është edhe vrasja që ndodhi në Klinë, ku Anton Prela dyshohet se u privua nga jeta nga dhëndri i tij Tush Frroku pasditen e së hënës në një lokal në Klinë, dhe ky i fundit vazhdon të mbetet ende në arrati, për çka Policia e Kosovës ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

Image
Drizan Shala

Poashtu, pothuajse çdo dite kemi raportime nga Policia për sulme të ndryshme, vjedhje e përleshje fizike që po ndodhin në Kosovë.

Për krejt këto, eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se ky është një sinjal që siguria publik po rrëshqet drejt një gjendje alarmante.

“Siguria publike mund të konstatohet që ka rrëshqit nga konturat normale, duke rritur shkallen e lartë të shpërfaqjes se aktiviteteve kriminal në vend. Në këto rrethana, mund të thuhet që do të duhej të merren veprime brenda hallkës se institucioneve të Republikës së Kosovës, meqë vërehet një moskordinim substancial në mes akterëve që kanë mundësuar që të kemi situata të tilla kaotike në vend”, thotë Shala.

Lidhur me vrasjen që ndodhi në Prishtinë, eksperti Shala kërkon dorëheqje.

“Por në rastin e fundit në kryeqytet, do duhej të kemi shkarkime brenda tri institucioneve Policisë së Kosovës, Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor, për të përcaktuar standarde matëse për ofrimin e sigurisë në vend për qytetarët”, shprehet Shala. “Klima e (pa)sigurisë duhet të normalizohet me veprime konkrete, duke bërë me një plan operativ bastisje /kontrolle në vendet ku ka frekuentim më të lartë të qytetarëve, dhe kështu behet preventiva si masë dhe veprim i parë”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat