Alarmon Shala: Situata në veri mund të tensionohet sërish, ky është grupi terrorist që po kërcënon policët

Politika

Alarmon Shala: Situata në veri mund të tensionohet sërish, ky është grupi terrorist që po kërcënon policët

Nga: A.Zh Më: 2 shtator 2023 Në ora: 12:00
Pamje nga tensionet e fundit në veri të Kosovës

Eksperti i çështjeve të sigurisë Drizan Shala, ka thënë se situata në veri të Kosovës mund të tensionohet sërish.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot”, se një gjë e tillë mund të ndodhë, nëse ka ndonjë veprim të pamatur politik.

“Situata në veri  mund të tencionohet në rast se do të kemi ndonjë veprim të pa matur nga ana e nivelit politik që mund të shkaktojë situatë të paparashikuar deri më tani, pavarësisht që mekanizmi i sigurisë ka marrë të gjitha veprimet adekuate për të parandaluar sulme të ndryshme në drejtim të rendit kushtetues dhe sigurisë”, ka pohuar Shala.

Për situatën në veri dhe dorëheqjet që po ndodhin mes policëve të komunitetit serb në Kosovë, kanë shprehur shqetësim autoritetet vendore dhe ndërkombëtare. 7 policë të rinj serb së fundmi dhanë dorëheqje, vetëm një muaj pasi morën detyrën.

Pas dorëheqjeve të policëve të rinj serb, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë për shkelje të Marrëveshjeve të Brukselit dhe për shkelje të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Veprime të tilla janë shkelje flagrante e marrëveshjeve të Brukselit, që kanë paraparë që një numër i policëve të jenë prej komunitetit varësisht prej kompozicionit etnik…Pres nga BE-ja të marrë masa ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për shkeljen e standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Presioni ndaj policëve serbë vjen nga Serbia dhe strukturat e saj, prandaj presim që dënimi i këtyre akteve të jetë me dënimin e autorëve, autori është në Beograd”, ka deklaruar ajo.

E sipas ekspertit Shala, dorëheqjet janë rezultat i presionit nga grupi kriminal, i mbështetur nga Beogradi.

“Dorëheqjet e zyrtarëve policorë serbë mund të thuhet që ato vijnë si rezultat i presionit, shantazhit, kërcënimit që bën grupi terrorist kriminal në veri, i mbështetur nga politika shtetërore e Beogradit ndaj komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Shala për gazetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat