Profesori flet për mesazhin që serbët përçuan me bombën në Lagjen e Boshnjakëve – ja çfarë paralajmëron!

Politika

Profesori flet për mesazhin që serbët përçuan me bombën në Lagjen e Boshnjakëve – ja çfarë paralajmëron!

Nga: M.Haziri Më: 25 shtator 2023 Në ora: 11:39
Xhelal Sveçla me policinë pas raportimit të bombës në Lagjen e Boshnjakëve

Nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës pas një angazhimi të gjatë e me dyshime të bazuara, janë arrestuar 3 qytetarë serbë për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë

Kjo sipas Ministrit te Brendshem Xhelal Sveçla ka qenë shkak që grupet kriminale të enjten kanë hedhur granatë dore ushtarake në Lagjen e Boshnjakëve.

Peë këtë ai e ka fajësuar edhe presidentin serb Aleksander Vuçiq.

Po ashtu, mbishkrime të reja me thirrje nacionaliste “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” janë parë dhe identifikuar në Komunën e Zveçanit gjatë ditës së enjte.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ak folur profesori universitar Enver Bytyçi.

Ai u shpreh se Kosova ka mundur të ketë më shumë rend dhe rregull në komunat e veriut mirëpo që ishin ndërkombëtarët ata të cilët e ndanë veriun e Kosovës në Lumin Ibër.

Sipas tij, tani kemi një situatë ku kriminalitetin e bandave të veriut e ka Vuçiqi.

Gjatë këtyre dy viteve Kosova ka mundur që të vendosë më shumë rend dhe rregull në komunat e veriut të vendit të banuara me shumicë serbe. Kjo falë ndërhyrjeve të institucioneve të Kosovës për ta kontrolluar gjithë territorin, edhe pse disa here në kundërshtim me këshillat e partnerëve ndërkombëtarë. Të jemi të drejtë e të saktë: - Ishin ndërkombëtarët (nuk ka rëndësi se cilët), ata që e ndanë veriun e Kosovës në Lumin Ibër dhe sot shteti më i ri në botë vuan këtë akt kriminal për vendin. Vërtet ndërkombëtarët e çliruan Kosovën, por po ata mgulën gozhdën e Nastradinit në veri të Mitrovicës.

Sot kemi një situatë, të cilën deri tani e ka kontrolluar krimi i organizuar i lidhur me politikën në Beograd dhe segmente të politikës në Kosovë. Por kontrollin e këtij kriminaliteti e bandave të veriut e ka presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Edhe ngjarjet e fundit janë vijimësi e akteve të mëparshme. U arrestuan tre serbë të dyshuar për krime lufte. Aksionin e udhëhoqën strukturat e policies së Kosovës. Që do të thotë se kontrolli i këtij territori po jep rezultate gjithnjë e më pozitive. Por KFOR-i tha se për këto arrestime nuk ishte informuar para ekzekutimit të tyre. Ishte informuar një ditë më vonë. Në këtë rast të lind dilema, dyshimi, pse policia e Kosovës nuk e ka informuar KFOR-in? Mendja punon në çdo linjë të sajën. Por nuk shoh arsye pse institucionet e Kosovës nuk u dashka të bëjnë arrestime me dijeninë e KFOR-it. Vetëm nëse këto institucione dyshojnë se njerëz të kësaj trupe ushtarake e çojnë informacionin në Serbi e prej këtej të dyshuarit arratisen”, shpjegon profesori.

Mesazhi që serbët dhanë në Lagjën e Boshnjakëve

Sipas profesorit përgjegjës për sulmin në Lagjën e Boshnjakëve janë Vuçiq dhe Vulin.

“Pas kësaj u hodh një bombë në lagjen e Boshnjakëve. Nuk ishte hera e parë që bëhet agresion kundër qytetarëve jo serbë e madje dhe atyre serbë me mjete zjarri. U zgjodh Lagja e Boshnjakëve për të dhënë mesazhin se “Ju boshnjakët, shqiptarët e të tjerët jo serbë nuk mund të jetoni me ne serbët”! Ndaj me të drejtë ministri Sveçla drejtoi gishtin nga presidenti I Serbisë, Aleksandër Vuçiç! Unë personalisht mendoj se dy janë politikanët serbë që kanë në dorë fijet e destabilizimit të veriut të Kosovës – Presidenti Vuçiç dhe shefi I BIA-s, Vulin. Të dy këta, sa here kryejnë akte dhune në Kosovë marrin shpërblime nga Moska. Prandaj nuk do të ndalen në aksionet e tyre anti-shqiptare e destructive për rajonin”, u shpreh ai.

Profesori më tej përmend edhe deklaratën e Hovenier që theksoi se Kosova ka të drejtë të luftojë krimin në veri të vendit.

Mirëp sipas tij, kërcënimet që po bëhen atje ndaj shqiptarëve sipas profesorit duhet dënuar.

“Ambasadori amerikan, Hovenier, ishte shumë i qartë për këtë situatë. Ai vlerësoi se Kosova ka gjithë të drejtën e saj të luftojë krimin e organizuar dhe kriminelët në veri dhe gjithë territorin e vendit. Ishte një qëndrim inkurajues dhe dinjitoz. Ky është një sinjal se masat në veri kosiderohen legale dhe legjitime. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse suksesi i qeverisë në veri të Kosovës është më i plotë dhe më i madh kur gjen mbështetje te amerikanët e europianët. Serbët, sidomos Lista Srpska, por edhe në Beograd kanë kërcënuar për reagim, sa i përket arrestimit të tre të dyshuarve kriminelë me etni serbe. Kërcënimi i tyre përkthehet në ngritje barrikadash, përdorimin e forces e kështu me radhë. A duhet lejuar?

Ka shumë shembuj kur konfliktet e stërzgjatura në përpjekje për të ndryshuar hartën politike të shteteve, kanë dështuar! Harta e Serbisë me shkëputjen e Kosovës ka ndryshuar për shumë arsye. Sepse Kosova ishte element konstituiv i Jugosllavisë dhe për këtë arsye iu hoq me dhunë e mjete antikushtetuese autonomia asaj. Sepse Serbia përdori dhunën ekstreme me krime kundër njerëzimit dhe genocide kundër shqiptarëve. Sepse… ka shumë arsyetime logjike, mbi bazën e të cilave është dhënë vendimi i GJND më 22 korrik 2010”, shtjellon tutje Bytyçiq

Serbia duhet të kuptojë që bota nuk po lejon superfuqinë më të madhe atomike në botë, Rusinë, të ndryshojë hartën politike me dhunë

Nga ana tjetër Bytyçi përmend edhe lidhjen që Serbia ka me Rusinë duke theksuar që bota nuk po e lejon këtë të fundit të ndryshoj hartën politike me dhunë, dhe se tërheqja e trupave ruse nga Ukraina po pritet nga momenti në moment.

“Tani Serbia, njësoj si armenët p.sh në Nagorni-Karabak të Azerbajxhanit, do që ta ndryshojë hartën e Kosovës. Serbia duhet të kuptojë që bota nuk po lejon superfuqinë më të madhe atomike në botë, Rusinë, të ndryshojë hartën politike me dhunë. Por kjo nuk mundet e nuk do të ndodhë as me compromise! Që do të thotë se Serbia duhet ta pranojë sa më shpejt realitetin e Kosovës së pavarur. Nëse jo, do të vijë momenti kur do të ketë një konflikt të hapur të armatosur midis dy vendeve. Në Serbi e dine se Kosova e fiton këtë konflikt apo luftë, quajeni si të doni. Thjesht po pritet momenti kur trupat ruse të fillojnë të tërhiqen nga Ukraina. Në atë moment zgjiidhja do të vijë përmes një konflikti të kontrolluar. Kosova do ta fitojë betejën. Por duhet bërë ç’është e mundur që konflikti të zgjidhet me mjete paqësore”, potencon ai.

Në fund, profesori thotë që Serbia duhet ta pranoj Kosovën si shtet dhe të pranoj marrëveshjet, në këtë mënyrë mund të krijohet paqe mes dy vendeve.

Duke shtuar ai thotë që asosacion pa njohje nuk mund të ketë.

Marrëveshja e Brukselit e krijon këtë mundësi. Serbia nuk po e pranon, pavarësisht se po krijohet alibia e kundërshtive të Kosovës. Nëse Serbia e pranon dhe e njeh shtetin e Kosovës, nuk ka asnjë pengesë tjetër. Edhe Kosova do të krijojë asosacionin. Por asosacion pa njohje nuk mund të ketë. Po ndodhi kjo, atëherë betejën në tavolinë e fiton Serbia. Me rëndësi është që qeveria e institucionet e Kosovës të punojnë për paqen, por edhe të llogarisin në përfundim edhe zgjiidhjen me konflikt. Ushtria e Kosovës, madje dhe policia e saj, janë të motivuar dhe garantë të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Por ato duhen ndihmuar. Duhen armë modern, duhen dhe paga dinjitoze. Nëse shteti nuk ka mundësi t’i plotësojë këto, ka edhe një mundësi tjetër – të bëhet një fushatë financimesh në Kosovë e në diasporë për ushtrinë dhe policinë. Sa kohë që Albin Kurti ta luftojë korrupsionin, shqiptarët do të jenë të gatshëm të kontribuojnë për këtë. Ata e duan ushtrinë dhe policinë e vendit! Madje më shumë edhe se qeverinë e parlamentin”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat