Ish - agjenti i ShIK-ut jep “alarmin”: Brenda pak orësh do të ishin 1000-1200 paramilitarë serbë/ Ja me cilin shqiptar u koordinua Vuçiqi dhe Radojçiqi

Politika

Ish - agjenti i ShIK-ut jep “alarmin”: Brenda pak orësh do të ishin 1000-1200 paramilitarë serbë/ Ja me cilin shqiptar u koordinua Vuçiqi dhe Radojçiqi

Nga: Naile Ejupi Më: 4 tetor 2023 Në ora: 18:05
Pamje nga veriu - Manastiri i Banjskës

Serbia ka liruar Millan Radoiçiqin nga burgu, pas arrestimit të djeshëm.

Rajdoiçiq ishte njeriu që organizoi sulmin terrorist në Banjskë, ku humbi jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër u plagos. Javën e kaluar, autoritetet e Kosovës e kishin bërë përgjegjës për sulmin e 24 shtatorit kundër policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionaliteti serb. Radoiçiq e pranoi përgjegjësinë përmes avokatit të tij në Beograd

Autoritetet e Kosovës thanë se prapa tij qëndron udhëheqja shtetërore serbe, e cila synoi “aneksimin e veriut të Kosovës”, por Serbia mohoi se ka gisht.

Analisti dhe ish- agjenti i ShIK-ut, Naim Miftari, thotë se me arrestimin e Radoiçiqit Serbia ka dëshiruar të shfajësohet para ndërkombëtarëve.

Por, sipas tij, sulmi ka qenë i koordinuar me Vuçiqin.

“Shteti Serb, me arrestimin e Radoiçiqit dëshiron të shfajësohet para ndërkombëtarëve sidomos para amerikanëve për implikimin e tij në këtë sulm terrorist. Nuk është sekret që Aleksandër Vuçiq ka qëndruar në të njëjtën bazë ushtarake në Rashkë, bashkë me Radoiçiqin vetëm 3 ditë pa ndodhur sulmi. Sulmi ka qenë i koordinuar që kur të ndodhnin vrasjet dhe marrja e veriut me dhunë, ai Aleksandër Vuçiq të ndodhej në OKB ku ishte njoftuar edhe ambasadori rus se çka do të ndodhë brenda 48 orëve në Kosovë, ku veçse ishte gati thirrja urgjente në OKB që Rusia dhe Kina do ta mbanin anën e Serbisë në NY dhe në OKB. Nuk jam i befasuar që edhe Edi Rama të jetë njoftuar, por vetëm pjesërisht nga Aleksandër Vuçiq se çka do të ndodhë në Kosovë. Serbia me sulmin në veri ka tentuar ta luajë të njëjtin skenar sikurse në vitin 2014 kur Rusia e pushtoi Krimenë me njësi paraushtarake pa shenja ruse, njëjtë ka vepruar edhe shteti serb edhe uniformat e paraushtarakëve serbë kanë qenë të njëjta me ato të ushtrisë ruse në Krime në vitin 2014 domethënë të gjelbra”, pohon Miftari.

Image
Naim Miftari

Në anën tjetër, raportohet që Serbia ta dorëzojë Millan Radoiçiqin dhe të përfshirët e tjerë të dyshuar në sulmin në Banjskë - ashtu siç bëjnë thirrje autoritetet e Kosovës - organet e drejtësisë duhet t’i kalojnë disa procedura, por edhe atëherë gjasat janë të vogla.

Fillimisht duhet që ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiq, do të mund të dorëzohej nëse Serbia do ta njihte Kosovën si shtet sovran dhe do të kishte marrëveshje ekstradimi me të.

Meqë ky nuk është rasti, fletarrestimi ndërkombëtar duhet të lëshohet përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK.

Në anën tjetër, Miftari thotë se Serbia kurrë nuk do ta dorëzojë atë.

“Pas Milan Radoiçiqit që Serbia kurrë nuk do ta dorëzojë te organet e drejtësisë në Kosovë, nga skena serbe do të bie edhe Aleksandër Vulin ku shteti serb do të tentojë ta luajë rolin e shtetit serioz pasi edhe ashtu është në listën e zezë amerikane dhe përmes këtyre hapave tenton ta mashtrojë opinionin ndërkombëtar sidomos atë amerikan dhe vetë Vuçiqi ka ikë nga futja e tij në listën e zezë Amerikane”, thekson Miftari.

Sipas tij, sulmi në veri ka dështuar për disa arsye.

Ndërsa, sipas parashikimit të Miftarit grupi terrorist nëse nuk do të dështonte do t’i kishte rreth 1000 deri 1200 paramilitarë të armatosur.

“Por, sulmi në veri dështoi për disa arsye, së pari terroristëve iu munguan edhe disa orë kohë, ndërsa dështimi kryesor ishte pasi policia e Kosovës bllokoi territorin në veri shumë shpejt. Shpëtimtare të Kosovës ishin dy bazat e policisë speciale të ndërtuara në veri këto dy vitet e fundit. Shtetet si Amerika, Gjermania, Franca, Anglia kishin informacione paraprake nga intelegjenca e tyre se në veri po vjen një rrezik i madh, por edhe shpëtimi nga eliminimi total i terroristëve serb në Banjskë është mundësuar ikja e tyre nga NATO, ku helikoperët e NATO-s...kush ishin pjesëtarët e NATO-s që kanë hyrë në Manastir kanë folur me peligrinët, por edhe me Radoiçiqin gjatë luftimeve para se të iknin si lepuj forcat serbe. Ky grup terrorist paraushtarak serb nuk kishte vetëm 30 veta, por diku qysh në 24 orët e para do të kishite afër 1000- 1200 paramilitarë të armatosur deri në dhëmbë dhe numri i tyre brenda disa ditëve do të kalonte 10.000 që do të vinin ushtarë, policë, xhandarë serbë të masakruar. Ndoshta pas shumë vitesh do të dalin faktet si Serbisë, sikurse neve shërbimet e huaja sekrete të fuqishme e kanë luajtur lojën siç kanë luajtur në Kosovë nga qershori 1999 Serbia në këtë tentim të pushtimit të veriut të Kosovës e ka pasur një mungesë hendikep të madh që aty nuk e ka pasur më ushtrinë KFOR-in dhe Francën aleatin e tyre shekullor”, përfundon Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat