“Të kryhet puna pa zhurmë”, juristi “zbulon” pse ngurohet të publikohet draft statuti i Asociacionit

Politika

“Të kryhet puna pa zhurmë”, juristi “zbulon” pse ngurohet të publikohet draft statuti i Asociacionit

Nga: Naile Ejupi Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 10:16
Pamje nga takimi

.Asociacioni i komunave me shumicë serbe është çështja që ishte diskutuar në takimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak me liderët e partive opozitare.

Në takim me Lajcakun të martën ishte kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ai i PDK-së Memli Krasniqi, derisa LDK-në e përfaqësoi Lutfi Haziri.

Nga PDK e LDK thanë se nuk e kanë parë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar së fundmi. Por lideri i AAK-së i demantoid kolegët e tij. Ai tha se në takim me Lajçakun e pa dokumentin e draft-statutit të Asociacionit.

Ndryshe nga kolegët e tij, Haradinaj tha se në takim kanë pasur mundësi që siç tha ai “të njoftohemi me dokumentin e draft-statutit që ta lexojmë në tërësi edhe të zhvillojmë një bisedë në lidhje me hapat e mëtejmë që e presin Kosovën”.

“Sapo përfunduam një takim me përfaqësuesin e BE-së për dialog, Lajçak por edhe me ekspertë të tjerë që ishin me të, po ashtu patëm mundësinë që të njoftohemi me dokumentin e draft-statutit që ta lexojmë në tërësi edhe të zhvillojmë një bisedë në lidhje me hapat e mëtejmë që e presin Kosovën dhe atë çka mund të presë Kosova po ashtu pas implementimit të obligimeve që i ka marrë në bazë të planit frako-gjerman”- deklaroi Haradinaj.

Ai tha se drafti i shpjegon të të gjitha mundësitë që asociacioni ia jep komunave me shumicë serbe dhe se sipas kryetarit të AAK-së, çdo herë i referohet Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

“E kemi lexuar draftin në tërësi, drafti i shpjegon të gjitha mundësitë që asociacioni ia jep komunave me shumicë serbe, kuptohet çdo herë i referohet Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Në këtë draft nuk ndryshohen përgjegjësitë e komunave, komentet se a pajtohemi më këtë draft do ti japim për shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. Në hyrje të dokumentit shpjegohet se drafti duhet të shqyrtohet nga Kushtetuesja dhe të gjitha aktet tjera”- tha Haradinaj.

“Ajo që për mua është me rëndësi në implementimin pas shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese, me implementimin e Asociacionit, Kosova e bën një hap përpara dhe mundem me thënë se është kompromis i madh i Kosovës që buron nga obligimi i marrë shumë më herët edhe Kosova me të drejtë kërkon një procedurë të shpejtë për anëtarësim në NATO”- shtoi ai.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi teksa komentuar draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë se nuk kanë pasur mundësi ta konsultojnë tekstin integral, teksa tha se shqetësimet e tyre vazhdojë të jenë prezentë pasi sipas tij “dreqi fshihet në detaje”.

“Shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezentë për arsye sepse nuk jemi të njoftuar në detajet e siç thotë një shprehje “dreqi fshihet në detaje”. Neve na duhet t’i shohim detajet e tekstit për të qenë të sigurt se një themelim i Asociacionit nuk do ta ndryshojë për të keq karakterin unitar të shtetit tonë dhe nuk do ta transformojë Kosovën nga idealet e themeluesve të saj”- tha Krasniqi.

“Ai na informoi për hapat që janë ndërmarrë nga ana e tyre dhe po ashtu në termat e përgjithësuar shprehu qëndrimin e shteteve të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesve të tjerë që drafti i Asociacionit që është propozuar Qeverisë është një draft që është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që nuk shkon përtej vijave të kuqe por fatkeqësisht nuk patëm mundësi ta konsultojmë tekstin integral”- shtoi ai.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri pas takimit me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak deklaroi se ka konfirmuar angazhimin e LDK-së në këtë proces dhe se nuk ka opsion tjetër përpos dialogut.

Haziri tha se situata pas 24 shtatorit ka ndryshuar, por fatkeqësisht Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të kapitalizojë këtë ambient të mirë politik dhe rikthimin e imazhit të Kosovës.

“Ne u takuam për të disatën herë. Angazhimi i tij është për tu vlerësuar përkundër që po vazhdojmë të mbahemi në terr për shkak të mos zbardhjes së dokumentit, së paku në parime dhe në angazhim apo orientime që kryeministri duhet me u ofruar deputetëve dhe popullit të Kosovës”, tha ai.

I pyetur për vlerësimin e LDK-së lidhur me draftin e ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Haziri tha se është detyrë e kryeministrit ta prezantojë dokumentin.

Ai tha se janë disa drafte në qarkullim dhe sipas tij asnjëri nuk është dokumenti kryesor, por që mund t’i përmbajë disa pika.

“Drafti është në kopje të limituara dhe në duar të pakta…”, tha ai.

Por, pse po hezitohet kaq shumë të publikohet drafti i asociacionit dhe a mund të jetë kjo “kërkesë” e Lajçakut që mos të bëhet publik ai, flet juristi Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

Burjani në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se Lajçak ka për interes ta përfundojë punën pa probleme dhe pa zhurmë në opinion.

Ai thotë se duhet të kujdes sa i përket kësaj çështjeje, gjersa shton se zgjidhja janë zgjedhjet.

“Miroslav Lajçak ka agjendën e tij të punës, si punëtor i Bashkimit Evropian. Ai ka detyrë dhe ka interes ta përfundojë punën pa probleme me opozitën, mund të ketë thënë që të pranohet drafti pa zhurmë në opinion. Mendimi im është që duhet të kihet kujdes në këtë çështje. Mendoj se duhet të shkohet në zgjedhje, për të gjetur një zgjidhje, është e vetmja rrugë që të dilet nga diçka e keqe përmes zgjedhjeve”, deklaron Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat