Ja kur do të zbulohet/ Analisti tregon arsyet pse Kurti nuk po e publikon draftin për Asociacionin

Politika

Ja kur do të zbulohet/ Analisti tregon arsyet pse Kurti nuk po e publikon draftin për Asociacionin

Nga: P.Rudi Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 08:09
Kryeministri, Albin Kurti

Javë më parë, gjatë takimeve në Bruksel me tre liderët e BE-së, Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Giorgia Meloni, si dhe me Përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, kryeministri Albin Kurti tha se është pajtuar me propozimin për draft-statutin e Asociacionit.

Por deri më tani nuk është publikuar ky draft nga Qeveria e Kosovës.

E si arsye për mos publikimin e këtij drafti, analisti Faton Mehmeti po e sheh rekomandimin që mund ta ketë marrë kryeministri Kurti nga BE dhe SHBA.

Besoj se Drafti nuk publikohet me rekomandim të ndërmjetësuesve të BE dhe ShBA, jo pse qeveria ka diçka për të fshehur, kur dihet se ky draft do të publikohet një ditë”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, arsye tjetër mund të jenë edhe zgjedhjet që do të zhvillohen në Serbi.

Image
Faton Mehmeti

Besoj se arsyeja mund të jetë që ky draft mos të përdoret për fushatë në zgjedhje në Serbi nga opozita atje, çka do të ndikonte eventualisht në fitoren e opozitës atje dhe BE nuk dëshirojnë të jenë pjesë e debateve atje dhe të ndikojnë në zgjedhjet atje”, shprehet Mehmeti.

“Besoj e ky draft mund dhe do të publikohet pas zgjedhjeve në Serbi, deri atëherë është rekomandim nga ndërmjetësuesit që mos të publikohet”, shton Mehmeti.

Për fund, ai thotë se drafti i për Asociacionin do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Gjithsesi ky Draft është pa nga opozita dhe duket se është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk tejkalon kompetencat lokale të menaxhimit të brendshëm, gjithnjë duke mos lejuar hamendësim për ndonjë autonomi në të ardhmen”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat