“Priten çrregullime të mëdha”/ Kelmendi numëron arsyet kryesore të ikjes së të rinjve nga Kosova, ka edhe një paralajmërim me rëndësi

Politika

“Priten çrregullime të mëdha”/ Kelmendi numëron arsyet kryesore të ikjes së të rinjve nga Kosova, ka edhe një paralajmërim me rëndësi

Nga: M.Lakna Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Qytetarët e Kosovës do ta kenë mundësinë që pas një janarit të lëvizin pa viza nëpër vendet e Evropës, përkatësisht në zonën Shengen.

Kjo pritet të sjell sfida të mëdha edhe sa i përket tregut të punës, derisa një sondazh i fundit nga EPPC Shqipëria & Kosova tregon se 45 për qind e qytetarëve janë të interesuar të emigrojnë.

Në lidhje me këtë çështje për gazetën “Bota sot”, foli juristi Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Fillimisht Kelmendi u ndal tek politika ekonomike e cila sipas tij është ndërtuar mbi bazën e një kapitalizmi të egër.

“Politika ekonomike në Kosovë zhvillohet jo në raport me marrëdhëniet në prodhim.

Ajo u ndërtua mbi bazën e një interesi të ngushtë të kapitalizmit të egër.

Duke u bërë kështu, kemi dallime të mëdha në shoqëri.

Dallimet janë ne fushën e sigurimeve shoqërore, atyre sociale dhe të marrëdhënieve në prodhim.

Politika ekonomike e ndërtuar nga pushteti krijojë kushtet e një gjendjeje të rëndë në punësim. Punëtorët u lanë pa mbrojtje ligjore në emër gjoja të ndërtimit të vendit.

Kjo formë politikes ekonomike shkaktoinë gjendje të rëndë.

Të punësuarit u paguan vetëm sa për të bërë reproduktimin e fuqisë për punë. Marrëdheniet në prodhim u bënë të rënda dhe shumë jo proporcionale me politiken ekonomike të vendit. Me atë u shndërrua punëtori në vegël të punës.

Në pune nuk ka kompensim sipas rezultateve të punës. Mjetet për mbrojtje ne punë nuk ekzistojnë.

Nuk ka sigurime sociale dhe shoqërore e shëndetësore.

Koha e punës i kalon 10 ore punë dhe 6 ditë në jave”, u shpreh ai.

Kelmendi theksoi se shteti me organet e veta, mbi gjoja politiken ekonomike zhvillimore, lejuan këtë gjendje, duke e forcuar klasën e re borgjeze.

“Asaj iu lanë duart e lira, ndonëse me ndërgjegje të ulte, si dhe të uritur për fitime, ndërtuan marrëdhenie të egra në punë.

Këtyre iu dha shteti edhe subvencione.

U thellua eksploatimi dhe u bë e fuqishme klasa e re borgjeze.

Me formën e tillë të politikes ekonomike i krijoi shteti kushtet që këta njerëz të kësaj klase të kriminalizohen. Nuk ka strukture ekonomike tash që nuk ka pabarazi te egër me elemente kriminale në raport më të punësuarit.

Disproporcioni midis politikes ekonomike kapitaliste dhe raporteve në punë krijoi gjendje të rende.

Kelmendi tregoi edhe arsyet e tjera përse masat po ikin nga Kosova dhe pse ekonomia kapitaliste e re në Kosove mbeti pa punëtorë të kualifikuar.

“Me 200 a 300 Euro në muaj dhe pa sigurime sociale e shoqërore nuk punon askush.

U zbraz vendi.

Ikjet u bënë mjet kryesor mbrojtjes.

Nëpërmjet bashkëpunimit të politikes ekonomike të shtetit me kapitalistët e rinj dhe pa një kulture kapitaliste u krijua një pabarazi e ashpër në marrëdhëniet e prodhimit. Punohet për dy tre qind Euro, ndërsa pronaret u bënë milionerë me punën e huaj.

Kjo u lejua nga shteti.

Me këtë ikën punëtorët nga vendi”, thekson ai.

Ata sipas Muhamet Kelmendit nuk gjeten rrugë tjetër mbojtëse.

Kjo, për faktin se mungonin sindikatat profesionale dhe të përgatitura për luftë klasore.

“Munguan demonstratat dhe grevat e punëtoreve.

U fut nga politika ekonomike një garë për një vend pune. U bë zëvendësimi i çdo punëtori me një tjeter, pa plotësimin e kushteve. U thellua ashpër eklspoatimi.

Kështu vazhdoj gjendja. Edhe tash kështu është. Priten çrregullime të mëdha.

Ikja u bë arma kryesore e masave”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat