Reagojnë nga Presheva: Dinari serb të ndalohet në Kosovë, ndryshe në Preshevë të përdoret kjo monedhë

Politika

Reagojnë nga Presheva: Dinari serb të ndalohet në Kosovë, ndryshe në Preshevë të përdoret kjo monedhë

Nga: A.SH Më: 31 janar 2024 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme.

Kjo rregullore vendos që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme.

Ai ka thënë se çfarëdo tentative që rregullorja të trajtohet vetëm nga aspekti i ndalimit të ndonjë monedhe të caktuar përbën tendencë të keqpërdorimit të kësaj rregulloreje për motive tjera.

Profesori nga Presheva, Refik Hasani në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ky vendim është i drejtë, duke shtuar se deri më tani qarkullimi i dinarti ka pasur edhe dëme që i janë shkaktuar zhvillimit të ekonomisë nga zbatimi i një valute të huaj, duke i dhënë krahë zhvillimit të kriminalitetit, e dukurive tjera që ndërlidhen.

Banka Qendrore e Kosovës, e ka miratuar një rregullore, me të cilën përcakton se e vetmja valutë e vlefshme për pagesë nga data 1 shkurt, do të jetë valuta në €uro.

Pakica Serbe në Kosovë, që nga hyrja e forca të NATO-s, duke përfshi edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nga data 17 shkurt 2008, ka vazhduar përdorimin e valutës së dinarit Serb në Kosovë.

Realizimi i transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin Kombëtarë të pagesave në Republikën e Kosovës është në €uro, paralel me këtë ka vazhduar si mjet i pagesave edhe përdorimin i valutës së dinarit serb në Kosovë në lokalitete të pakicës serbe. Realizimi i transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin të pagesave në Republikën e Kosovës, edhe në dinarin serb.

Kosovës në mënyrë informale i ka sjellur dëme financiare të jashtëzakonshme, pasi Kosova nuk ka patur një kontrollë të qarkullimit të parasë dhe dëmet që i janë shkaktuar zhvillimit të ekonomisë nga zbatimi i një valute të huaj, duke i dhënë krahë zhvillimit të kriminalitetit, e dukurive tjera që ndërlidhen.

Republika e Kosovës, nuk ka patur informacione se sa para janë futur nga Serbia në Kosovë. Funksionimi i sistemit bankar të Serbisë, e ku përmes tyre ka funsionuar valuta e dinarit Serb. Përveç ligjeve të Kosovës, do të duhej të zbatohen gjithë legjilacioni që nënkupton edhe përdorimi i valutës së euros”, thotë ai.

Tutje, ai thotë se ndalimin e përdorimit të dinarit është dashur ta kërkojnë edhe organet kompetente si, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Shtetet e QUINT-it, dhe instanca e mekanizma finanaciar të BE-së.

Sipas tij, nëse lejohet përdorimi i dinarit Serb në Kosovë, Hasani thotë se edhe në Preshevë duhet të lejohet përdorimi i lekut shqiptar.

“Ndalimin e përdorimin të valutës së dinarit Serb në Kosovë, është dashur të rekomandohej nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që me rastin e shpalljes së Pavarërsisë së Kosovës.

Ndalimin e përdorimin të valutës së dinarit serb në Kosovë, është dashur të kërkojnë edhe Shtetet e QUINT-it, dhe instanca e mekanizma finanaciar të BE-së.

Ndalimin e përdorimin të valutës së dinarit serb në Kosovë, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, është në interes të Kosovës, të mos zbrapsen, por do të duhej të zbatohet Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, për ndalimin e përdorimit të dinarit Serb në Kosovë.

Nëse lejohet përdorimi i dinarit Serb në Kosovë, atëherë edhe valuta kombëtare e shtetit shqiptar, pse të mos lejohet të përdoret edhe në Luginës e Preshevës”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat