Tri vjet mandat qeverisës/ Këto janë sukseset e Qeverisë Kurti!

Politika

Tri vjet mandat qeverisës/ Këto janë sukseset e Qeverisë Kurti!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 16 shkurt 2024 Në ora: 09:14
Albin Kurti

Tri vjet më parë qytetarët ia besuan Kosovën Albin Kurtit.

Kurti tash e tre vjet udhëheq Kosovën me shumë sfida.

Problemet me të cilat është përballë kjo qeveri kanë qenë të shumta dhe të natyrave të ndryshme.

Ajo në të cilën po punohet shumë dhe fuqishëm është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, pastaj edhe shtrirja e sovranitetit në gjithë territorin e Kosovës, me theks të veçantë në veri të Kosovës.

Problem tjetër dhe ndoshta kryesori është Serbia e cila vazhdimisht ka kërcënuar dhe vazhdon akoma ta kërcënojë Kosovën, duke shkaktuar edhe sulme terroriste në veri të vendit.

Por, fatkeqësisht mund të themi se një ndër dikasteret “më e dobët” është arsimi.

Por, si e vlerësojnë qeverisjen e Kurtit këto tre vjet, flasin nga vet Lëvizja dhe analistë.

Agusholli: Rikthimi i terminaleve doganore nën kontrollin e shtetit, rritja e të hyrave tatimore dhe ngritja e eksportit janë arritje të rëndësishme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se qeverisja e Kurtit këtë mandat trevjeçar në disa fshua ka pasur progres, por në disa tjera ndodhta më pak.

Image
Gramos Agusholli

Si një nga të arrriturat më të mëdha të Qeverisë Kurti, është menaxhimi i rasiti të Banjskës, duke thënë se është thelbësore të përdoret si avantazh në bisedimet ndërkombëtare.

Pastaj, ai përmend edhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, vendosja e ligjit dhe rendit sidomos në veri.

“Në këtë mandat trevjeçar të qeverisë Kurti, janë vërejtur përpjekje të konsiderueshme në disa fusha, ndërsa në të tjera ka pasur më pak progres. Ky ka qenë një vit vendimtar për shtetin tonë, me sfida të ndryshme si tensionet me Serbinë, menaxhimi i krizave të brendshme si çështja e energjisë dhe presioni ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë. Menaxhimi i situatës në Banjskë ka qenë një nga arritjet e qeverisë, dhe është thelbësore të përdoret si avantazh në bisedimet ndërkombëtare. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe vendosja e rendit dhe ligjit, veçanërisht në pjesën veriore të vendit, janë treguar si suksese të mëdha. Po ashtu, rikthimi i terminaleve doganore nën kontrollin e shtetit, rritja e të hyrave tatimore dhe ngritja e eksportit janë arritje të rëndësishme”, thotë ai.

Kurse, një mossukses siç e quan ai, është mosanulimi i udhëzimit administrativ i cili i ndalon vajzat me shami të vijojnë shkollimin parauniversitar.

"Ndihem mirë, dhe e konsideroj të arritur që Kodi civil dhe ligji për fertilizim nuk kanë kaluar edhe pas kërkesës dhe presionit të vazhdueshëm të disa ministrave. Ndërsa, mosanulimi i udhëzimit administrativ i cili i ndalon vajzat me shami të vijojnë shkollimin parauniversitar, dhe refuzimi i vazhdueshëm i kërkesës tonë dhe Kryeministrit nga ministrja Nagavci konsideroj që është mossukses, neglizhim dhe gabim i rëndë nga ministrja në fjalë!”, deklaron deputeti Agusholli.

Ahmeti: Është pakontestueshëm fakti që Qeveria Kurti është ballafaqur me probeme të shumta

Analisti Hidajet Ahmeti thotë se qeverisje ideale nuk ka, andaj këtë më së miri e vlerësojnë qytetarët dhe është po qytetari ai i cili gjykon dhe ndërprenë një qeverisje.

Image
Hidajet Ahmeti

“Qeverisje ideale nuk mund të ketë, pasi çdoherë kërkesat e qytetarëve kalojnë mundësitë e qeverive, por mbi të gjitha një qeveri duhet vlerësuar mbi bazën e premtimeve elektorale. Kontrata shoqërore mund të konsiderohet një marrëveshje në mes votuesve dhe partive politike, por realizmi i kësaj marrëveshje potencialist mund të bëhet brenda mandatit qeverisës, pasi qytetari voton programin politik për një mandate qeverisës. Marrëveshja me votuesin mund të konsiderohet e prishur ateherë kur qeveria nuk përmbush premtimet e saja. Prandaj, votuesi mund të gjykoj racionalisht mbi punën e një qeverie, pasi gjykatësi më i mirë për ta vazhduar apo ndërprerë mandatin tjetër është votuesi”, thotë ai.

Më tej, ai thotë se kjo qeveri është përpjekur vazhdimisht për shtrirjen e kushtetushmerisë dhe ligjshmerisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, pastaj edhe disa politika të majta që kanë prekur shumë familje si lehonat, pastaj edhe fermerët të cilët kanë fituar grande.

“Është pakontestueshëm fakti që Qeveria Kurti është ballafaqur me probeme të shumta, të cilat janë akomuluar për dy dekada qeverisje. Duhet vlerësuar përpjekjet e vazhdueshme për shtrirjen e kushtetushmerisë dhe ligjshmerisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Njëkohësisht nuk duhet injoruar disa politika publike të majta, të cilat kanë prekur shumë familje, duke filluar nga nënat lehona, shtesat për fëmijë etj. Kurse në sektorin e bujqësisë duhet vlerësuar rrijtjen e subvencioneve dhe grandeve për fermerët, ku ka pasur efekt të drejtpërdrejtë të fermerët. Ka edhe ngecje në shumë fusha, por në arsime shëndetësi politikat publike nuk mund të kenë efektin e menjëherëshëm, pasi janë instaluar politika të mbrapshta në të kaluarën dhe vështirë të dekonstruktohen për një kohë të shkurtër apo me thënë për një mandat qeverisës”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat