Kosova, urgjent me Ushtri

Politika

Kosova, urgjent me Ushtri

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 18 janar 2017 Në ora: 17:00
Ilustrim

Themelimi i Forcave të Armatosura, nuk është thjesht respektimi i një prej neneve të Kushtetutës, por një domosdoshmëri për Kosovën. Pas tentativave të agresorit serb, për destabizilim të situatës në Kosovë, shndërrimi i FSK –së, në FAK, po kërkohet njëzëri të gjitha forcat politike. Në fakt një unitet i tillë, ka qenë dashur të tregohet më herët, dhe të moz zvarriteshin procedurat ligjore në Kuvend, duke u varur tërësisht nga lista serbe.

Më herët,  deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka thënë për mediat, se zvarritja e formimit të ushtrisë së Kosovës, po bëhet me qëllim që ndryshimet kushtetuese të paraqiten si të domosdoshme, dhe në këtë mënyrë të bëhen koncesione të reja me Serbinë. Sa i përket emrit të ushtrisë e cila përcaktohet me Kushtetutë, Osmani ka thënë se kjo gjë duhet të përcaktohet kur të jetë momenti më i volitshëm.

Ajo ka thënë se një ushtri nuk e bën emri, por bëjnë kompetencat, funksioni, misioni, armatimi, dhe elemente të tjera.  Osmani ka thënë se Kosova duhet ta formojë sa ma shpejtë ushtrinë dhe se nuk e ka komoditetin që ta vonojë një gjë të tillë. 

“Duhet të ndryshohen dispozitat ligjore që parashohin llojet e armatimit që mund të ketë FSK, pastaj ato dispozita që përcaktojnë misionin e kësaj force duke i larguar kufizimet që kanë ekzistuar deri më tani, të ndryshohen nenet që përcaktojnë kapacitetet dhe numrin e ushtarëve aktivë dhe atyre rezervë, dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me kapacitetet, trajtimet, rekrutimin dhe çdo kufizim tjetër që ka pasur për qëllim të jetë në fuqi vetëm deri në fund të pavarësisë së mbikëqyrur, pra vitit 2012.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat